5 Minuta më herët, 5 minuta më afër, TV SHENJA 11 vjet me ju. 11 vjet në shërbim të qytetarëve, në shërbim të informimit të drejtë, të saktë dhe profesional. Për 11 vjet, kemi ndërtuar rrugëtimin tonë mbi profesionalizmin, përkushtimin dhe përgjegjësinë ndaj publikut. Prapa 11 viteve janë mijëra lajme , ngjarje të dokumentuara, sfida të përballuara dhe histori të sjella në vëmendjen e publikut. Pas çdo lajmi që shihni në ekran, qëndron një punë që nuk shihet gjithmonë kërkim, këmbëngulje, verifikim, angazhim dhe mbi të gjitha përgjegjësi, qëndron një ekip që e di se çdo informacion ka peshë dhe çdo fjalë mbart përgjegjësi.
Në një kohë kur informacioni qarkullon me shpejtësi, sfida jonë nuk ka qenë thjesht të jemi të parët, por të jemi të saktë. Të informojmë drejtë, të verifikojmë çdo fakt dhe të ruajmë korrektësinë mediatike në çdo rrethanë. Kemi qenë aty ku zhvillohen ngjarjet, aty ku qytetarët kërkojnë përgjigje dhe aty ku e vërteta duhet të dëgjohet. Sepse për ne, gazetaria nuk është vetëm transmetim lajmesh, është besim dhe përkushtim ndaj së vërtetës.
Njëmbëdhjetë vjet histori të treguara, zëra të dëgjuar dhe ngjarje të përcjella tek publiku. 11 vjet pas, mbetemi me të njëjtin mision, me të njëjtat standarde dhe me ambicien për të ecur edhe më përpara.
Besimi ndërtohet çdo ditë. TV SHENJA 11 VJET ME JU DHE PËR JU
Medina Ajeti Ali /SHENJA/
MARKETING
<!–



