Autoritetet bullgare kanë kthyer një ngarkesë prej 11.6 tonësh speca të freskët në Maqedoni, pasi testet laboratorike treguan praninë e pesticidit formetanat mbi nivelin e lejuar. Ngarkesa nuk u lëshua për shitje në tregun bullgar dhe, me urdhër të Agjencisë Bullgare të Sigurisë Ushqimore, u kthye në vendin e origjinës në bashkëpunim me Agjencinë Doganore. Specat mbërritën në Bullgari nga Maqedonia e Veriut nëpërmjet pikës kufitare të Zlatarevos dhe ishin të destinuar për një operator tregtar në Petrich. Atje ngarkesa u ndalua ndërsa priteshin rezultatet e testit laboratorik. E gjithë sasia u vu nën një ndalim zyrtar tregtar dhe u…
Author: Jeta almakos
Nazim RASHIDI Lirimi na la të shtangur me ikjen e tij. Për ne që e njihnim do jetë një mungesë e madhe. Do mungojë për miqësinë që jepte, për sinqeritetin, për bisedat, për gjithë prezencën me të cilën ishim mësuar me vite. Lirimi e urrente patetizmin. “Boll u bëtë patetik”, na thoshte. E urrente fallcitetin. “Pse duhet për njerëzit e vdekur të thuhen fjalë të mira, pse nuk thuhen kur janë gjallë”, thoshte. Qeshte me njerëzit fallco. Humorin e kishte inteligjent. Ah, sa përtonte të shpjegohet disa herë. I urrente padrejtësitë. Sidomos të njerëzve hileqarë që të qeshin ditën e…
Pas aksionit grek “Vardaris”, është hapur hetim dhe është caktuar paraburgim për një person nga Maqedonia e Veriut, i dyshuar për transportin e mbi 324 kilogramëve marihuanë, që u kapën në Selanik të Greqisë, njoftuan sot nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Në fund të shkurtit të këtij viti, i dyshuari kishte siguruar një automjet motorik transportues, ndërsa në fillim të marsit edhe një rimorkio, pas së cilës menjëherë kishte organizuar transportin e pretenduar të letrës së ricikluar të presuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut drejt Republikës së Turqisë, përmes Republikës së Bullgarisë. Pasi kishte përfunduar…
Një çarje e argjinaturës në provincën Henan të Kinës Qendrore u mbyll me sukses të premten në mbrëmje pas gati dy ditë pune riparimi emergjent, thanë autoritetet lokale. Çarja, me një gjerësi prej më shumë se 40 metrash, ndodhi përgjatë lumit Beiru në qarkun Jiaxian të mërkurën në mbrëmje, pasi reshjet e dendura të shiut shkaktuan shembjen e një pjese të argjinaturës, duke detyruar zhvendosjen e më shumë se 2,000 personave, shkruan “Xinhua”. Për shkak të rrugës së ngushtë në majë të argjinaturës, automjetet e rënda të ndërtimit nuk mund të arrinin në vend. Punonjësit e shpëtimit formuan zinxhirë njerëzorë…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se inflacioni në Maqedoninë e Veriut gjatë korrikut ishte 2,3 për qind, ndërsa rritja e çmimeve me pakicë arriti në 1,8 për qind, përcjell TV21. Duke bërë krahasim me vitin 2022, Mickoski tha se në atë periudhë inflacioni në vend kishte kaluar 14 për qind, ndërsa mesatarja në Bashkimin Evropian ishte rreth dy herë më e ulët. Sipas Mickoskit, aktualisht inflacioni në vend është nën mesataren e BE-së, e cila, sipas tij, ishte 2,93 për qind. “Në korrik në Maqedoni, inflacioni, domethënë rritja vjetore e çmimeve, ishte 2,3%, ndërsa çmimet me pakicë në markete u…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke ngritur alarmin se të dhënat e fundit tregojnë, sipas kësaj partie, një rënie serioze të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në polici. BDI bën të ditur se nga gjithsej 549 policë të rinj të pranuar në MPB, më pak se 40 janë shqiptarë, që përbën rreth 7 për qind të numrit të përgjithshëm. “Nga 549 policët e rinj të pranuar, më pak se 40 janë shqiptarë. Kjo përbën rreth 7 për qind të numrit të përgjithshëm”, thuhet në reagimin e BDI-së. Sipas…
Derisa pritej mbërritja e zjarrfikësve nga Shkupi, kryetari i Komunës së Zelenikovës, Kosta Manevski, drejtonte një kamion zjarrfikës komunal dhe anëtarë të ekipit vullnetar të zjarrfikësve nga Zelenikova fiknin një zjarr natën që kërcënonte të digjte shtëpitë në kodrën mbi fshat. Banorët e shtëpive që ishin në rrezik kishin bërë më parë mbrojtje të pjesshme duke prerë bimësinë dhe kishin ndihmuar zjarrfikësit të përmbanin zjarrin para se të arrinte në shtëpitë e para. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtimit, Stojançe Angelov, tha se thirrja për zjarrin ka arritur mbrëmë në orën dy të mëngjesit dhe automjetet nga stacioni i…
Shërbimi i rojeve të Parkut Kombëtar „Pelister“, në bashkëpunim me SPB Manastir, ka zhvilluar një aksion disaorësh gjatë natës për gjetjen e personave të armatosur që kishin depërtuar thellë në territorin e parkut. Dyshohet se bëhet fjalë për gjuetarë të paligjshëm. Aksioni ka nisur më 12 gusht, pas orës 19:00, pasi shërbimi i rojeve kishte marrë informacione nga disa burime në terren për praninë e personave të armatosur me armë zjarri. Në kërkim janë përfshirë dy patrulla të Parkut Kombëtar „Pelister“, të drejtuara nga drejtori Ivanço Toshevski dhe të asistuara nga zyrtarë policorë të SPB Manastir. Ekipet gjatë natës kanë…
Pensionistët në Maqedoninë e Veriut në shtator pritet të përfitojnë një rritje të re të pensioneve, e cila këtë herë duhet të jetë në përqindje dhe varet nga lartësia e të ardhurave mujore, përcjell TV21. Pas disa rritjeve lineare gjatë periudhës së kaluar, kur pensionet u rritën me të njëjtën shumë, harmonizimi i radhës pritet të llogaritet në përqindje. Kjo do të thotë se pensionistët nuk do të marrin të njëjtën rritje në denarë, pensioni më i lartë do të nënkuptojë edhe shumë më të madhe të rritjes. Përqindja e saktë ende nuk është përcaktuar zyrtarisht, pasi për llogaritjen përfundimtare…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i ka dhënë një përgjigje të ashpër presidentit serb Aleksandar Vuçiq, lidhur me pretendimet e tij kishtare ndaj Maqedonisë. Për dallim nga përgjigja e butë e Kishës Ortodokse të Maqedonisë ndaj pretendimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiç se Kisha Ortodokse Serbe (KOS) është e njëjtë si në Bosnjë e Hercegovinë, ashtu edhe në Australi, Serbi dhe Maqedoni, kryeministri Mickoski u përgjigj drejtpërdrejt se Kisha Autoqefale Maqedonase është shtyllë e identitetit maqedonas, kurse deklaratat e presidentit serb i vlerësoi si midis atyre që i përkasin shekullit të kaluar, raporton Telma. „Kisha Ortodokse Maqedonase –…
DEKLARATË Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar shpreh shqetësimin e saj të thellë për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Elbasan, ku fatmirësisht u shmang humbja e një jete njerëzore. Çdo akt dhune, kërcënimi apo përdorimi i armëve është i papranueshëm dhe cenon jo vetëm jetën e individit, por edhe qetësinë dhe sigurinë e gjithë komunitetit. Është e rëndësishme që, krahas punës së institucioneve për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbatimin e ligjit, edhe ne si qytetarë të ndërgjegjësohemi më shumë për pasojat e dhunës. Duhet të edukojmë veten dhe brezat e rinj me kulturën e…
Një tërmet me magnitudë 2.8 ballë është regjistruar sot në orën 16:10, me epiqendër rreth 8 kilometra në veri të Gostivarit, përcjell TV21. Sipas të dhënave të publikuara në EMSC, tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 5 kilometrash dhe është ndjerë edhe në disa zona përreth. Epiqendra është lokalizuar në koordinatat 41.87° N, 20.91° E, rreth 41 kilometra në juglindje të Prizrenit.

