Author: Jeta almakos

Cilësia e ajrit dhe ujit në Kinë vazhdoi të përmirësohej në shtatë muajt e parë të vitit 2026, pasi vendi forcoi përpjekjet për të frenuar ndotjen e ajrit dhe për të mbrojtur burimet ujore, bëri të ditur të enjten Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit e vendit. Dendësia mesatare e PM2.5, një tregues kyç që mat ndotjen e ajrit, ra me 1.8 mikrogramë për metër kub në shtatë muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, një rënie prej 6.2%, tha në një konferencë për shtyp Huang Runqiu, ministri i ekologjisë dhe mjedisit i…

Lexo më Shumë

Partia VMRO-DPMNE ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të drejtorit të televizionit Alsat M, Lirim Hajredini. Përmes një telegrami ngushëllimi, nga VMRO-DPMNE e kanë cilësuar humbjen e Hajredinit si të papritur dhe tragjike, duke theksuar se vdekja e tij përbën një humbje të madhe për familjen, kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e respektonin për angazhimin e tij profesional. “Me pikëllim të madh e pranuam lajmin për humbjen e papritur dhe tragjike të drejtorit të televizionit Alsat M, Lirim Hajredini”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të VMRO-DPMNE-së. Partia ka shprehur ngushëllimet e sinqerta për familjen…

Lexo më Shumë

Sot në mëngjes është gjetur pa shenja jete Drejtori Operativ i Televizionit Alsat, Lirim Hajredini. Policia dhe ekipet hetuese dolën në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i tij është marrë për autopsi. Hajredini ishte i punësuar në Alsat prej 16 vitesh, i përkushtuar në profesionalizëm dhe sukses. Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e premte në Tetovë. Ekipi i Portalit Amakos shpreh ngushëllime të sinqerta për familjen e tij dhe ndanë dhimbjen për humbjen e më të dashurit të tyre.

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e varrimit të babait të Izet Mexhitit. Kjo bëhet e ditur përmes një fotoje të shpërndarë në rrjetet sociale. Prania e Ahmetit në këtë ceremoni mortore ka tërhequr vëmendjen, duke pasur parasysh raportet politike ndërmjet dy figurave në vitet e fundit, të cilët nga bashkëpunëtorë të ngushtë ndanë rrugët politike. Në ceremoninë e sotme mortore i dhanë lamtumirën e fundit të ndjerit Beqir Mexhiti.(INA)

Lexo më Shumë

Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Ilço Gjorgjioski, lirohet nga paraburgimi pasi gjykata vendosi t’i hiqet paraburgimi dhe t’i caktojë lirimin me kusht në kombinim me masat paraprake. Informacioni u konfirmua nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, ku informuan se paraburgimi i Gjorgjioskit është hequr dhe është caktuar lirim me kusht me masa paraprake. Gjorgjioski depozitoi garanci bankare në shumën prej 500,000 euro. Gjykata Penale informoi gjithashtu se Prokuroria gjithashtu dha mendim pozitiv për pranimin e lirimit me kusht dhe heqjen e paraburgimit. Me këtë, Gjorgjioski do të presë vazhdimin e procedurës gjyqësore me masat paraprake të përcaktuara.…

Lexo më Shumë

Në seancën solemne të Qeverisë, sot u shënua 25-vjetori i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ndërsa ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, theksoi rëndësinë e saj jo vetëm si dokument historik, por edhe si përgjegjësi institucionale për të ardhmen e vendit. Shasivari tha se Marrëveshja e Ohrit i dha Maqedonisë së Veriut një rrugë të re drejt paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës, ndërsa 25 vjet pas nënshkrimit të saj, sfida kryesore mbetet ndërtimi i një shteti demokratik dhe të barabartë për të gjithë qytetarët. “Marrëveshja e Ohrit nuk është vetëm një dokument i historisë sonë. Ajo është përgjegjësi institucionale dhe standard që duhet…

Lexo më Shumë

Denion Meidani 25 vjet nga Ohri! Më 13 gusht 2001, Maqedonia e Veriut zgjodhi marrëveshjen mbi konfliktin dhe ndërtoi një rend kushtetues modern dhe më të drejtë: mbi barazinë, përfaqësimin e drejtë, përdorimin zyrtar të gjuhëve dhe decentralizimin. Marrëveshja Kornizë e Ohrit ishte gurthemeli për mënyrën se si do të funksiononte shteti më tej. Ajo çimentoi një të vërtetë që sot nuk mund të relativizohet: shqiptarët janë pjesë shtetformuese e Maqedonisë së Veriut dhe të drejtat e tyre janë pjesë integrale e vetë arkitekturës kushtetuese të shtetit! Pas 25 vitesh, misioni mbetet NJË, i thjeshtë dhe i palëkundur: ta zbatojmë…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka përkujtuar 25-vjetorin e krimeve të luftës në Luboten, ku me dhjetëra civilë shqiptarë humbën jetën më 12 gusht të vitit 2001, mes tyre edhe një fëmijë gjashtëvjeçar. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se plagët e historisë nuk mbyllen duke u harruar, por duke u kujtuar me dinjitet dhe duke mos lejuar përsëritjen e tragjedive të tilla. “Plagët e historisë nuk mbyllen duke i harruar, por duke i kujtuar me dinjitet dhe duke mos lejuar që tragjedi të tilla të përsëriten.Luboteni mbetet një nga plagët më të rënda të vitit 2001. Më 12 gusht, 25…

Lexo më Shumë

Jeton Shasivari, ministër i drejtësisë Sot ndoqa panelin kushtuar 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, një ngjarje e rëndësishme që na dha mundësinë të reflektojmë jo vetëm mbi të arriturat e 25 viteve të fundit, por mbi atë se çfarë duhet të bëjmë më mirë në vitet që vijnë. Besoj se ky përvjetor nuk duhet të mbetet vetëm një moment përkujtimi, por duhet të shërbejë si pikënisje për një debat të orientuar drejt së ardhmes, me fokus te shteti i së drejtës, gjithëpërfshirja, toleranca, mirëkuptimi dhe krijimi i më shumë mundësive për të rinjtë. Rinia është e ardhmja e këtij vendi,…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka hapur lëndë pas informacionit të bërë publik për ndotje të madhe të mjedisit me mbetje në zonën e mbrojtur pranë burimeve të Rashçes. Prokurori publik kompetent do të koordinojë aktivitetet e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe shërbimeve përkatëse inspektuese për të kontrolluar origjinën e deponisë dhe pasojat e mundshme të ndotjes. Nga Prokuroria thonë se do të verifikohet nëse në këtë rast ka elemente të veprës penale kundër mjedisit. Nëse konstatohen shkelje dhe identifikohen autorët, Prokuroria Publike thotë se do të ndërmarrë masa për ndjekje penale, në përputhje me kompetencat ligjore. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Duke filluar nga e mërkura, kompania ajrore “Air China” do të përdorë avionin e madh të udhëtarëve “C919” të prodhuar në Kinë në linjën ajrore Pekin – Ulan Bator, gjë që shënon nisjen zyrtare të udhëtimeve të rregullta ndërkombëtare për avionët e mëdhenj të udhëtarëve të prodhuar në Kinë. Më parë, avioni “C919” ishte shfaqur disa herë në ekspozitat e aviacionit jashtë vendit, duke marrë pjesë në dy ekspozita të tilla në Singapor dhe në një në Dubai. Deri më sot, “Air China” ka blerë gjithsej 12 avionë “C919”, për 11 linja ajrore brenda Kinës. Numri i fluturimit të…

Lexo më Shumë

BDI sot u përpoq përsëri të ndërtojë një aferë ku ka investime të raportuara publikisht, të ligjshme dhe plotësisht të verifikueshme. Nga të dhënat që vetë Nedim Rama i ka paraqitur në KSHPK, partia që ka krijuar perandori biznesi familjar për dy dekada ka përpiluar një deklaratë me shumë pyetje, por pa asnjë provë. Prandaj, së pari faktet: Investimet në aksione janë bërë disa herë vitet e fundit, dhe vlera totale e raportuar e portofolit të tij është rreth 30.000 euro. Fakti që Nedim Rama personalisht në një dokument zyrtar dhe publik në të cilin çdo qytetar ka qasje, konform…

Lexo më Shumë