Hava Nasufi nga Lëvizja Studentore, në emisionin “Debat në Shenja”, e pyetur për Ligjin për jurisprudencës dhe dërgimin e këtij Ligji në Komisionin e Venedikut, tha se ata nuk kanë se çfarë ti gëzohen këtij ligji për shkak se sipas saj nuk është arritur asgjë.
“Përderisa nuk ka ndonjë ligj, nuk është duke u provua ligji tek studentët nuk kemi çfarë të festojmë dhe të themi se shqiptarët arritën diku, për shkak se nuk kemi arritur askund dhe jemi aty ku nisëm, mos të themi se edhe pak më keq”, tha Hava Nasufi.
Nga ana tjetër edhe përfaqësuesi tjetër Mevlan Ademi tha se realisht nuk do ta kishte konsideruar si festë, por më tepër si një PI-Ar politik që është bërë.
“Ndoshta është një arritje për ata që ta kalojnë në Qeveri por në realitet ishte pikërisht ajo që në kundërshtuam që nga muaji shkurt i këtij viti dhe normalisht që ne nuk mund të gëzohemi me këtë fakt”, tha Ademi.
Ademi tha se nuk është diçka për të cilën duhet të ndalen.
Data 12.11.2026
Aktuale
- 53 vende dhe organizata i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë qasje të shpejtë humanitare në Gaza
- Genc Leka sjell projektin e ri muzikor “Ditëlindja”
- A ka dështuar Dogana apo shteti? Dauti flet për sekuestrimin e e 5 tonëve marihuanë në Serbi
- Mustafa Dauti flet për punësimet dhe nepotizmin në Doganë
- Mevlan Ademi: Takimi me ministrin e Drejtësisë ishte monolog, pa përgjigje konkrete
- Dauti: Bashkëshortja e Taravarit po shkel procedurat ligjore gjatë punësimit
- Studentët nuk e konsiderojnë sukses ligjin për jurisprudencën: “Jemi edhe më keq se në fillim”
- “E vetmja rrugë është protesta”, Hava Nasufi paralajmëron për veprime të reja



