Zëvendësdrejtori i Doganës, Mustafa Dauti, ka akuzuar ish-liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për nepotizëm lidhur me punësimin e bashkëshortes së tij si profesoreshë. Në emisionin “Debat në Shenja”, Dauti tha se në këtë rast janë shkelur procedurat e punësimit.
“Po tash jam i drejtëpërdrejtë, e kam për bashkëshorten e z. Taravarit, që e patëm ditë më parë”, tha Dauti, duke shtuar se “Ajo pra është shkelje procedurash dhe nepotizëm dhe duhet të gjykohet në çfarëdolloj forme”.
Duke shpjeguar arsyet e akuzës, Dauti deklaroi se personi tjetër që ka kandiduar i ka plotësuar kushtet, por është pranuara bashkëshotja e Taravarit.
“Jo unë po e them pasi ka shkelje procedurash. Bëhet fjalë për dy persona që kandidojnë në të njëjtën pozitë dhe njëri prej tyre plotëson kushtet dhe ka koeficientin më të lartë dhe kriteret më të larta që i ka plotësuar çdo normë, çdo kushte dhe më në favor se tjetri dhe pranohet më i dobëti që ty hyjë aty”, tha Dauti.
Ai tha se do t’i qëndrojnë këtij rasti pas dhe kërkoi që organet kompetente ta trajtojnë me seriozitet që të marrë edhe epilog.



