Uji në sistemin ujësjellës të Kumanovës është i sigurt për pije, tregojnë analizat e deritanishme nga Qendra për shëndet publik, laboratoi i Stacionit filtrues dhe Institutit për shëndet publik, informoi Toni Jonçevski, udhëheqës i Stacionit filtrues Kumanovë. Në kushte të vapave të verës, nga furnizimi me ujë thonë se tani për tani nuk ka prishje më të mëdha, por rritja dhe konsumi joracional mund të shkaktojë presion të zvogëluar në pjesët më të larta të qytetit. “Uji në Kumanovë kontrollohet nga 11 vende matëse, mes të cilave është edhe Stacioni filtrues, ndërsa bëhet edhe analiza periodike, të zgjeruara në çdo…
Author: Jeta almakos
Ministria e Financave njofton Qeveria miraton listën e parë prioritare me 41 propozim-projekte kapitale për vitin 2027 “Lista përmban idetë e propozim projekteve të përgatitura dhe të kontrolluara nga iniciatori, përkatësisht institucioni që ka parashtruar, kurse më pas janë vlerësuar nga Ministria e Financave dhe janë miratuar nga Komiteti i Investimeve Publike. Ministria e Financave pas miratimit të Rregullores për menaxhimin e investimeve publike, filloi me mbledhjen e ideve për propozim projekte me vlerë të mesme dhe të madhe, përkatësisht mbi 5 milionë euro, për të cilat Ministria e Financave realizoi kontroll të detajuar në lidhje me kompletimin e dokumentacionit,…
VELN sot ka reaguar ndaj pretendimeve të BDI-së lidhur me zhvillimin e seancave të qeverisë. Nga atje pretendimet e BDI-së i quajnë si gënjeshtra dhe trillime. “Sot paskan marrë t’i numërojnë seancat e Qeverisë. Dhe pikërisht këtu bëjnë autogol. Sa për dijeni të opinionit, përfaqësuesit e VLEN-it kanë kryesuar seanca të Qeverisë. Por, meqë insistoni t’ia varni Artan Grubit në qafë të gjitha fajet tuaja, po jua rendisim disa nga “arritjet” që ai i realizoi në emër të BDI-së. Po, Artan Grubi ka kryesuar seanca. Madje ka kryesuar edhe seancën ku u mor vendimi që kazinotë të mbinin si kërpudha…
Partia në pushtet VMRO-DPMNE, kërkon nga Prokuroria Publike që të hetojë edhe përgjegjësinë e ish-pushtetit për gjendjen me ujin në Gostivar dhe të përcaktojë nëse ka pasur mosveprime institucionale që kanë rrezikuar shëndetin e qytetarëve. VMRO-DPMNE, akuzon ish-ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, dhe partinë që tani më ai udhëheq LSDM-në, se për vite me radhë kanë qenë në dijeni për problemet me ujin në Gostivar, por nuk kanë ndërmarrë masa për zgjidhjen e tyre. Martin Andonovski nga kjo parti theksoi se institucionet shtetërore gjatë qeverisjes së LSDM-së kanë dërguar raporte se uji në Gostivar nuk ishte i sigurt për pije,…
Edhe pse shumë njerëz e lidhin pranverën me mbjelljen dhezbukurimin e kopshteve, edhe vera ofron mundësi të shkëlqyerapër të krijuar oaza të gjelbra dhe plot lule në oborr, në tarracëapo në ballkon. Me përzgjedhjen e duhur të bimëve dhe kujdesine përshtatshëm, hapësira juaj mund të mbushet me ngjyra dhefreski gjatë gjithë sezonit. Nga Qendra e Kopshtarisë Foja këshillojnë se për mbjellje tësuksesshme gjatë verës është më e rëndësishme të zgjidhen bimëqë i përballojnë mirë temperaturat e larta dhe rrezet e drejtpërdrejta të diellit. Bimët aromatike shumëvjeçare silivanda, sherebela, rozmarina dhe të tjera, lloje të ndryshmebarërash dekorative, shkurre gjithnjë të gjelbra,…
Në Shenyang, të provincës Liaoning, “Ëndrra e Orizit në Hapësirë” transformon tokën e zezë pjellore në një kanavacë marramendëse, shkruan China Daily. I vendosur në zonën e banuar nga Xibe të Distriktit të Ri Shenbei, parku përdor lloje të ndryshme orizi për të krijuar vepra arti gjigante që shpalosen nëpër fusha të gjera. Duke përzier trashëgiminë kulturore lokale me kreativitetin modern bujqësor, ai u ofron vizitorëve një kombinim unik të bukurisë piktoreske, përvojave rurale dhe sharmit të përjetshëm të bujqësisë si art i gjallë i tokës.
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj spotit qeveritar të publikuar me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë së shtetit, duke shprehur shqetësim për mungesën e gjuhës shqipe dhe përfaqësimit të shqiptarëve në material. Sipas ASH-së, është e papranueshme që një material zyrtar, i financuar edhe nga taksat e qytetarëve shqiptarë, të paraqesë një narrativë që nuk pasqyron përbërjen dhe kontributin e të gjithë qytetarëve të vendit. “Është e papranueshme që një material zyrtar, i financuar edhe nga taksat e qytetarëve shqiptarë, të ndërtohet mbi një narrativë një etnike, duke krijuar përshtypjen sikur ky shtet i përket vetëm një komuniteti”, thuhet në…
Edhe Kuvendi studentor i Universitetit “Nënë Tereza” ka dorëzuar një kërkesë të re në Ministrinë e Drejtësisë, përmes së cilës kërkon që studentëve shqiptarë t’u mundësohet dhënia e provimeve profesionale edhe në gjuhën shqipe. Kryetari i Kuvendit Studentor, Besar Sejdi, tha se kur u zëvendësua ministri kanë pritur se do t’i ftojë në takim, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje vetëm heshtje. “2 vite e gjysmë, dhjetëra kërkesa, 2 protesta të zhvilluara, zëvendësim i ministrave dhe përsëri sot gjendemi në të njëjtën situatë para ministrisë së drejtësisë po e bëjmë të njëjtën kërkesë që të zbatohet Kushtetuta dhe…
114-vjetori i çlirimit të Shkupit shërben si një thirrje alarmi kundër administrimit të lirisë pa vizion, pasi që rreziku më i madh për kombin shqiptar sot vjen nga mungesa e koordinimit dhe përgjegjësisë historike. Duke trashëguar metodën politike të Hasan Prishtinës dhe Isa Boletinit, ky çast kërkon unitet strategjik dhe mobilizim të potencialeve kombëtare për të siguruar vendin e shqiptarëve në Evropën e shekullit XXI. Prandaj, ky 114-vjetor shënon çastin kritik kur shqiptarët duhet të kuptojnë se nuk ndodhen përpara një beteje të rëndomtë për pushtet, por përpara një prove të madhe historike që do të përcaktojë vendin dhe dinjitetin…
Ligji për trotinetët u miratua rreth një muaj më parë, por problemet dhe shqetësimi i qytetarëve kanë mbetur. Në shtigjet për këmbësorë ende vozitet shpejt dhe pa kujdes ndaj këmbësorëve, ndërsa shpesh vërehet se trotinetë drejtojnë persona të mitur, gjë që është e ndaluar. Qytetarët thonë se nuk ndihen të sigurt dhe shumë shpesh janë gjendur në situatë ku kanë qenë në rrezik të goditen ose të përplasen nga trotinetët. Ndryshimet ligjore parashikojnë rregulla të rrepta për përdorimin e trotinetëve elektrikë. Ligji parashikon që në shtigjet e këmbësorëve të vozitet me shpejtësi maksimale prej 5 kilometrash në orë, ndërsa në…
Wall Street Journal ka botuar sot një artikull të gjatë në lidhje me përfshirjen e grupit të Xhared Kushner në blerjen e tokave nga Artur Shehu. Në nëntitullin e artikullit, WSJ shprehet: “Banorët thonë se e paralajmëruan dhëndrin e Trumpit se toka e tyre buzë detit ishte vjedhur nga Artur Shehu, i cili tani përballet me akuza të lidhura me drogën, të cilat i mohon.” Zvërnec, Shqipëri—Banorët e këtij fshati të vogël bregdetar u tronditën dy vjet më parë kur Xhared Kushner publikoi pamje të një projekti resorti mesdhetar në një gadishull të ngushtë, të rrethuar nga deti i kaltër…
Gjithsej 42 shtete, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, janë përfshirë në listën e shteteve për të cilat Greqia konsideron se kanë një “regjim tatimor të privilegjuar” për vitin tatimor 2024. Bëhet fjalë për shtete në të cilat personat juridikë i nënshtrohen një norme tatimore më të ulët se ajo që do të zbatohej nëse do të ishin rezidentë tatimorë ose do të kishin aktivitet të përhershëm biznesi në Greqi. Vendimi ministror për “Përcaktimin e shteteve që kanë regjim tatimor të privilegjuar, në bazë të dispozitave të paragrafëve 6 dhe 7 të nenit 65 të Ligjit 4172/2013, për vitin tatimor 2024”…

