Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar ashpër lidhur me çështjen e Alta Bankës, duke akuzuar BDI-në për korrupsion dhe duke vënë në pikëpyetje të drejtën e saj për të folur në emër të kauzës shqiptare.
Në reagimin e saj, Imeri Stafai ka kritikuar individët që, sipas saj, kanë përfunduar në listat e zeza ndërkombëtare, ndërsa ende pretendojnë të mbrojnë interesat kombëtare.
Ajo ka rikujtuar edhe rolin e themeluesve dhe promovuesve të nismës “Ballkani i Hapur”, duke i akuzuar për përfshirje në krim dhe korrupsion.
“Me dokument në dorë, nxorëm në shesh ata që dhanë urdhër për sjelljen e Alta Bankës serbe”, ka shkruar deputetja e VLEN-it.
Ajo ka përfunduar reagimin me mesazhin se e vërteta mund të vonojë, por nuk harrohet.




