Rastin e personit të tretë të përfshirë në aksidentin tragjik në Radishan, në të cilin humbi jetën 19 vjeçari, Prokuroria Themelore Publike po e udhëheq me procedurë të shkurtuar. Prokuroria thotë se 46 vjeçari nga Haraçina ishte pjesmarrës në aksident dhe u largua nga vendi i ngjarjes pa u ofruar ndihmë të lënduarëve, ndërsa sqarojnë gjithë momentin e ngjarjes. Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari duke vozitur me automjetin e tij “Seat Altea” në rrugën “Radishan”, në kryqëzimin me rrugën “18”, në të cilën trafiku nuk është i rregulluar me shenja, ka kthyer në të majtë, pa i lëshuar automjetet…
Author: Jeta almakos
Gjatë 24 orëve të fundit, në mbarë vendin, policia ka privuar nga liria 15 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve. Nga të arrestuarit, 8 kanë drejtuar automjete pa patentë shoferi, 4 prej tyre të mitur. Katër persona janë kapur duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit, ndërsa raste të tjera kanë të bëjnë me drejtim të automjetit pavarësisht ndalesës aktive për vozitje, si dhe kombinimin e këtyre shkeljeve. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të ngrihen kallëzime përkatëse penale. MPB-ja apelon që drejtuesit të respektojnë rregullat e trafikut dhe të mos drejtojnë automjete pa patentë, gjatë ndalesës…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Ksamil, ku një 4-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur aksidentalisht nga automjeti që drejtohej nga babai i saj. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, rreth orës 11:30, në një parkim privat pranë plazhit në Ksamil, shtetasi E. M., teksa po kryente një manovër parkimi me automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka goditur aksidentalisht vajzën e tij 4-vjeçare. Për pasojë, e mitura ka humbur jetën në vendngjarje. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e nevojshme për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.…
Nga partia VLEN i janë kundërpërgjigjur akuzave të BDI-së, të cilët, sot deklaruan se për afër një vit procesverbalet e mbledhjeve të Qeverisë nuk janë publikuar në gjuhën shqipe. Sipas tyre, BDI po bën zhurmë për dokumentet por faktet, thonë ata ia prishin hesapet. “Pikërisht Artan Grubi, sa ishte zëvendëskryeministër i parë, nënshkruante vendime zyrtare vetëm në gjuhën maqedonase. Firma e tij është aty, e zezë mbi të bardhë. Jeta në opozitë e ka gërryer aq shumë BDI-në, sa u janë bërë lëmsh edhe shifrat. E kur u dalin përpara dokumentet me firmën e Artan Grubit, bëhen sikur kanë rënë…
Te mjekët amë së fundmi është rritur numri i pacientëve… Te mjekët amë së fundmi është rritur numri i pacientëve, të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore të cilët janë të prekur me viruset e traktit digjestiv. Mjeku Benjamin Kamberi, thotë se n këto raste simptomet janë me diare, dhimbje barku dhe të vjellura. “Sipas stinës që ndodhemi një prej shkkatarëve më të mëdhenj që sjellin deri në këto simptomatologji janë rotaviruset që I atakojnë organizmat dhe sjellin deri në diare të vjellura që mund të përfundojnë edhe me ndonjë seriozitet më të madh ku mund të sjellin deri në dehidrime të…
Ish-kryetari i Komunës së Lozovës, Aco Velkovski, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook reagoi lidhur me gjendjen e fermerëve nga rajoni i Strumicës dhe kërkesën e tyre për një çmim blerjeje prej 50 denarësh për specat e ajvarit. Velkovski bëri thirrje për bashkimin e fermerëve, pavarësisht përkatësisë së tyre politike, duke vlerësuar se çështja e çmimit të blerjes dhe mbijetesës së prodhimit bujqësor nuk duhet të shndërrohet në betejë partiake. Ai kërkoi që Qeveria të reagojë menjëherë dhe të sigurojë masa konkrete për mbështetjen e prodhuesve, ndër të cilat një fond intervenues, një çmim minimal të garantuar…
Moti përvëlues ka përfshirë vendin këtë fundjavë me temperatura deri në 40 gradë celsius. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informoi se është aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperatura të larta. Për këtë arsye, Instituti i Shëndetit Publik ka dalë me rekomandime konkrete për mbrojtën e punëtorëve dhe kategorive më të ndjeshme të qytetarëve. Punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në hapësira të mbyllura me temperatura të larta janë ndër kategoritë më të rrezikuara gjatë valëve të të nxehtit. ISHP rekomandon masa të veçanta për mbrojtjen e tyre, veçanërisht kur puna përfshin ekspozim të drejtpërdrejtë në diell, temperatura të…
Me të nisur pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës, Kosova në shenjë solidarizimi iu bashkua shteteve perëndimore që dënoi veprimet e shtetit rus duke i vendosur edhe sanksione. Përveç kësaj, në qendër të qytetit për katër vjet qëndroi edhe një flamur gjigant i Ukrainës për të shprehur mbështetjen për luftën të cilën po e kalon. Ky flamur është hequr të dielën. Heqja e tij është publikuar në rrjetet sociale nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Ai ka thënë se kur Kosova nuk respektohet, komuna që ai udhëheq do të përgjigjet njëjtë. “Shteti i Kosovës duhet të respektohet. Kur Kosova nuk respektohet,…
Zinxhiri i njohur i marketeve në Maqedoninë e Veriut, “Tinex”, ka kaluar në pronësi të kompanisë kosovare “Interex”, pjesë e grupit të udhëhequr nga familja Mikullovci nga Vushtrria. Sipas informacioneve të bëra të ditura nga gazetari Zoran Bozhinovski, marrëveshja për shitblerjen e aksioneve është arritur pas negociatave intensive, ndërsa vlerësohet se vlera e transaksionit kap shifrën e 90 milionë eurove, përcjell INA. Me këtë marrëveshje, “Interex”, që tashmë operon me një rrjet të gjerë mega-marketeve në Kosovë dhe rajon, zgjeron ndjeshëm praninë e tij në tregun e Maqedonisë së Veriut përmes marrjes së portofolit të “Tinex”. Ndërkohë, nga struktura e…
Dr. Arben Ramkaj Ka marrëveshje që maten nga nenet e tyre dhe ka marrëveshje që maten edhe nga vendi ku nënshkruhen. Marrëveshja e Mekës mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit i përket kategorisë së dytë. Të nënshkruash një pakt mbrojtjeje në qytetin më të shenjtë të Islamit nuk është thjesht protokoll; është mesazh. Riadi, Ankaraja dhe Islamabadi po thonë se siguria e tyre nuk duhet të mbetet vetëm një produkt i importuar. Në qendër të këtij zhvillimi është Mohammed bin Salman. Duke pritur në Mekë Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif, Princi i Kurorës nuk konsolidoi…
Në 24 orët e fundit, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 25 zjarre në hapësira të hapura, nga të cilat dy janë aktive, një është nën kontroll dhe 22 janë shuar plotësisht, informon Qendra për Menaxhim me Kriza. Zjarret në Gorno Lisice, Komuna e Aerodromit, ku digjet bimësi e ulët, dru dhe misër, si dhe zjarri në dalje nga Kriva Palanka, ku është prekur një deponi. Zjarri mbi fshatin Zelenikovë, ku digjej pyll dhe bimësi e ulët, është vënë nën kontroll. Në 24 orët e fundit, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 25 zjarre në hapësira të hapura,…
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrollet e intensifikuara në trafik për respektimin e kufizimeve të shpejtësisë, në kuadër të aksionit të koordinuar evropian të Rrjetit Evropian të Policive të Trafikut – ROADPOL. Nga 3 deri më 9 gusht 2026, Sektori për Çështje të Trafikut pranë MPB-së po zbaton kontrolle të shtuara për zbulimin dhe sanksionimin e drejtuesve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar. Nga policia paralajmërojnë se shpejtësia e tepërt është një nga shkaqet më të shpeshta të aksidenteve të rënda me pasoja tragjike. Çdo tejkalim i kufizimit rrit rrezikun e aksidentit dhe…

