Monika Kryemadhi duket se është një nga mbështetëset më të mëdha të këngëtares Kanita.
Artistja nga Shkupi ka ndarë së fundmi një fragment nga projekti i saj më i ri muzikor, por vëmendjen e ka marrë edhe një reagim i veçantë nga vjehrra e saj e ardhshme.
Bëhet fjalë për Monika Kryemadhin, e cila ka shpërndarë në Instagram Story publikimin e Kanitës, duke i dhënë kështu një mbështetje publike artistes.
Një gjest i vogël, por domethënës, që tregon edhe një herë raportin e mirë mes tyre.
Prej kohësh, Kanita është në një lidhje me Besar Metën, djalin e ish-Presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit.
Edhe pse këngëtarja ka zgjedhur ta mbajë jetën private larg vëmendjes mediatike, romanca e tyre nuk ka kaluar pa u komentuar.
Madje, ka qenë vetë Monika Kryemadhi ajo që ka dhënë më herët sinjalet e para për lidhjen e të birit.
Gjatë një bisede në një panel, ajo zbuloi se partnerja e Besarit ishte një artiste nga Shkupi, duke lënë të kuptohej se bëhej fjalë për një marrëdhënie serioze.
Monika ka folur edhe me superlativa për zgjedhjen e të birit, ndërsa duket se Kanita ka krijuar një marrëdhënie të afërt me familjen e tij.
Çifti, sipas raportimeve të mëparshme, e ndan jetën mes Tiranës dhe Shkupit.
Ndërsa Kanita vijon angazhimet e saj muzikore, këtë herë ka marrë edhe një përkrahje publike nga një prej njerëzve më të afërt të partnerit të saj.




