Ramadan Ramadani Pasi për hoxhën mbarëkombëtar shqiptar Bekir Halimi çdo ditë e më shumë po shihet se në çfarë përmasa është duke shkuar përkrahja e madhe që ka nga shqiptarët e gjithë trojeve epilogu për shpalljen e tij non-grata nga ana e Edvin Kristaq Rama po shihet se do ketë konsekuenca për klikën e tij nga më shumë shtete dhe vende e para se gjithash edhe në vetë Shqipërinë e vogël siç e emërtojmë ne këndej kufirit. Prandaj rasti i qytetarit të dytë të Maqedonisë së Veriut Valon Bela është më indikativ si atak ndaj sovranitetit, marrëdhënieve fqinjësore dhe dypalëshe…
Author: Jeta almakos
Dr. Arben Ramkaj Protestat e fundit në Tiranë nuk hapën vetëm një debat politik. Ato sollën në qendër të vëmendjes një pyetje që shqiptarët e kanë shmangur prej vitesh: çfarë është në të vërtetë shteti amë dhe deri ku shkon përgjegjësia e tij? Pjesëmarrja e figurave publike nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, përfshirë politikanë të koalicionit VLEN, si dhe vendimi i autoriteteve shqiptare për të shpallur disa prej tyre persona non grata, e bënë këtë debat edhe më aktual. Në të njëjtin kontekst u përmend edhe emri i hoxhës Bekir Halimi, gjë që, për hir të së vërtetës, më…
BDI në Saraj ka kërkuar transparencë nga drejtuesit e Komunës dhe Ndërrmarjes Publike Komunale Saraj, lidhur me pretendimet për vjedhjen e mjeteve financiare nga ndërmarrja publike. Zëdhënësi i degës, Fevzi Ebipi, kërkoi hetim të plotë dhe përgjegjësi institucionale nëse konstatohen lëshime në sigurinë dhe menaxhimin e fondeve publike. Ai pyet se a kanë qenë funksionale kamerat e sigurisë dhe sistemi i kontrollit të hyrje-daljeve në objekt në momentin kur pretendohet se ka ndodhur ngjarja? Duke shtuar se pse nuk kanë qenë në krye të detyrës rojet e sigurimit dhe kush mban përgjegjësi për këtë lëshim? “Sa është shuma e mjeteve…
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari, bëri të ditur se vendimi për shpalljen persona të padëshiruar për një periudhë 10-vjeçare të dy shtetasve nga Maqedonia e Veriut, Valon Belës dhe Bekir Halimit, është marrë më 17 korrik, në funksion të mbrojtjes së interesit kombëtar. Në një intervistë për emisionin “Tirana Live” në ABC News, Lamallari tha se Shqipëria nuk do të lejojë asnjë agjendë apo nxitje dhune që cenon sigurinë e vendit, duke shtuar se Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Vendimi, sipas tij, është marrë pas informacioneve të siguruara dhe konsultimeve…
Brenda më pak se një muaji, çmimi i dizelit u rrit nga 82,5 në 99,5 denarë për litër. Plot 17 denarë më shumë, ose rritje prej 20,6%. Rritja në Maqedoninë e Veriut është afërsisht katër herë më e madhe se rritja mesatare e evidentuar në vendet e Bashkimit Evropian gjatë periudhës së krahasueshme. Këtë rritje qytetarët do ta paguajnë shumëfish. Dizeli prej 99,5 denarësh nënkupton transport më të shtrenjtë, ushqime më të shtrenjta, kosto më të larta për bujqit dhe bizneset, si dhe presion të ri mbi inflacionin. Çdo kamion që sjell mall në market, çdo autobus dhe çdo makinë…
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berisha dënon ashpër vendimin e Ministrisë së Brendshme për të shpallur person “non grata” Valon Belën dhe Bekir Halimi. Berisha e cilësoi shpalljen “non grata” të Belës si një atentat të rëndë kundër fjalës së lirë, duke pretenduar se ky akt vjen pasi aika denoncuar publikisht qëndrimet e kryeministrit Edi Rama. Kurse për ndalesën e imamit, thotë se vërtetë nuk pajtohet me disa fjalë të tij, por thekson se vetë Edi Rama është i akuzuar në mënyrat më të ndryshme për keqtrajtime të grave. Sali Berisha, kryetar i PD-së “Dua të dënoj me…
Përmes një video-mesazhi publik, Valon Bela ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit dhe vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipêrisë, duke e cilësuar atë si një akt paradoksal të një qeverie që po i afrohet fundit të saj. Bela ka falënderuar të gjithë mbështetësit për përkrahjen e dhënë, ndërsa ka shprehur keqardhje për shqetësimet e krijuara. Ai ka adresuar kritika të ashpra ndaj drejtuesve të MPB-së dhe veprimeve të tyre të fundit. Gjatë fjalimit të tij, Bela ka shfaqur edhe një nga çertifikatat e tij ushtarake, duke nënvizuar se gëzon përkrahje të fuqishme ndërkombëtare. „Njësia elitë që…
Aksi më i vështirë i autostradës Kërçovë-Ohër, e gjatë dhjetë kilometra, do të lëshohet në përdorim në muajt e ardhshëm, ndërsa afati për përfundimin e plotë dhe vënien në funksion të të gjithë autostradës është maji i vitit të ardhshëm. Këtë e paralajmëroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski sot në emisionin “Vesti Plus” në televizionin Kanal 5, duke theksuar se pjesa më e madhe e kapaciteteve të Ministrisë janë të drejtuara pikërisht në këtë projekt për shkak të problemeve të shumta të trashëguara. “Pres që në muajt në vijim të lëshohet aksi më i vështirë prej 10 kilometrash,…
Vala e të nxehtit ka sjellë rritje të ndjeshme të numrit të thirrjeve drejt Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. Sipas Daniell Georgievskit nga Ndihma e Shpejtë, çdo ditë regjistrohen mbi 200 thirrje për ndërhyrje, si në vende publike për shkak të kolapseve, ashtu edhe në banesa, ku qytetarëve u përkeqësohet gjendja shëndetësore si pasojë e temperaturave të larta. Georgievski bëri të ditur se ekipet e Ndihmës së Shpejtë intervenojnë mesatarisht në tre deri në pesë raste kolapsi në ditë, ndërsa gjatë periudhave me temperatura ekstreme ky numër mund të rritet edhe më shumë. Sipas tij, qytetarët më shpesh kërkojnë ndihmë për…
Ministria e Brendshme ka shpallur “non grata” dy shtetas të tjerë për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar, konkretisht dy persona nga Maqedonia e Veriut, Valon Belja dhe Bekir Halimi. Ky i fundit, i pyetur nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ka sqaruar të gjithë situatën, duke u shprehur se informacionin për ‘non gratan’ nuk e ka të verifikuar zyrtarisht dhe pret ta konfirmoj përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë. Halimi shton gjithashtu se është në pritje të nënshtetësisë shqiptare, por deri atëherë ai sqaron se i nënshtohet vetëm ligjeve të shtetit të tij. Gazetarja…
Që nga momenti i lindjes, gjidhënia luan një rol të rëndësishëm në jetën e foshnjës dhe të nënës. Qumështi i gjirit siguron lëndët ushqyese të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e shëndëtshëm, ndërsa njëkohësisht ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe ul rrezikun e shumë sëmundjev. Pediatri, Harkan Memedi theksoi se ndikimi i gjidhënies, është me rëndësi jetike për fëmijën pasi ai i formon gjitha neutrientët që i nevojiten foshnjës për zhvillim fizik dhe mendor. HARKAN MEMEDI, PEDIATËR “Edhe Organizata Shëndetësore Botërore rekomandon gjidhënie ekskluzive gjashtë muajt e parë për shkak se ajo, jo vetëm se e rrit dhe zhvillon…
Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive janë shtruar edhe 7 pacientë të cilët dyshohet të jenë të infektuar me ethet e Nilit Perëndimor. Siç bëri me dije drejtori i Klinikës Fadil Cana, tek këta pacientë ende nuk është konfirmuar në mënyrë laboratorike se janë me virusin e Nilit, por egziston siç tha teoria e propabilitetit që të jenë me këtë virus. Rezultatet zyrtare të tyre, shtoi se do të dalin ditët në vijim. Fadil Cana, drejtor i Klinikës Infektive “Në klinikën për Sëmundje Infektive ka të hospitalizuar edhe 7 pacientë tjerë, të cilët llogariten si pacientë te të cilët dyshohet se…

