Author: Jeta almakos

Tifozët e Shkëndijës së Tetovës do të kenë mundësinë ta ndjekin drejtpërdrejt përballjen e skuadrës së tyre në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Televizioni TVM2 do të transmetojë ndeshjen mes Hibernianit të Skocisë dhe Shkëndijës, e cila do të zhvillohet më 6 gusht, me fillim nga ora 21:00, sipas kohës lokale. Bëhet fjalë për një sfidë me rëndësi të madhe për ekipin tetovar, që synon të vazhdojë rrugëtimin në garat evropiane. Transmetimi i drejtpërdrejtë në TVM2 u jep mundësi të gjithë tifozëve kuqezi ta ndjekin nga afër këtë përballje të rëndësishme.

Lexo më Shumë

Qinghai shfrytëzon klimën e ftohtë, kornizat ligjore dhe prodhimin masiv diellor për të krijuar një qendër informatike të gjelbër me kosto të ulët, shkruan “China Daily”. Autoritetet lokale kanë miratuar një park industrie informatike të gjelbër prej 93 hektarësh në qytetin Chabcha, selia administrative e qarkut Gonghe. Zhvillimi ka siguruar tashmë 17 projekte të mëdha që përfaqësojnë 16.2 miliardë juanë (2.3 miliardë dollarë) në investim total të planifikuar. Projekti është projektuar për të përpunuar të dhëna për industritë informatike intensive përgjatë bregdetit lindor të populluar të Kinës, duke përfshirë trajnimin e modelit të inteligjencës artificiale, simulimin e drejtimit autonom dhe…

Lexo më Shumë

Top Channel raporton se Ministria e Brendshme në Shqipëri ka shpallur “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, siç raportohet, për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar. Siç raportojnë burime të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, të padëshiruar janë shpallur dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, ndaj të cilëve ka të dhëna për veprimtari në dëm të shtetit shqiptar. Burimet i thanë Anila Hoxhës se vendimi është marrë pas propozimit të njësisë antiterror në Policinë e Shtetit, ndërsa është dhënë konfirmimi nga Ministria e Brendshme, e cila ka shpallur “non grata” Valon Beljan, ose Valjon Belën dhe Bekir…

Lexo më Shumë

Ekipi i tretë i ekspertëve mjekësorë të Kinës për reagimin ndaj Ebolës mbërriti të shtunën në kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos (RDK) Kinshasa për të mbështetur përpjekjet e vendit për forcimin e mbrojtjes së tij kundër epidemisë. Sipas autoriteteve vendase , situata e Ebolës në RDK mbetet e rëndë dhe përpjekjet e reagimit vazhdojnë të përballen me presion të konsiderueshëm. Ardhja e ekspertëve kinezë do të ofrojë mbështetje të fortë për mbikëqyrjen e epidemisë, trajtimin e pacientëve dhe testimet laboratorike, tha ai, duke shtuar që Republika Demokratike e Kongos është e gatshme të forcojë më tej bashkëpunimin me Kinën…

Lexo më Shumë

Uji në Gostivar ende nuk është i sigurt për pirje dhe përdorim, pasi përmban një bakter që është i rrezikshëm për shëndetin e njerëzve. Këtë e deklaroi sot Stojançe Angellov, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në përgjigje të pyetjes se çfarë bakteri është gjetur në ujin e Gostivarit. STOJANÇE ANGELLOV, DREJTOR I DREJTORISË PËR MBROJTJE DHE SHPËTIM “Është konstatuar prania e Pseudomonas aeruginosa në ujin e pijshëm. Këto baktere e bëjnë ujin mikrobiologjikisht të papërshtatshëm dhe të pasigurt për konsum, pasi janë të rrezikshme për shëndetin, veçanërisht për njerëzit me imunitet të dobët. Ato shkaktojnë infeksione të lëkurës,…

Lexo më Shumë

Obeziteti vazhdon të jetë një nga sfidat më të mëdha për shëndetin publik në Europë, ndërsa të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se edhe Maqedonia e Veriut përballet me një nivel të konsiderueshëm të kësaj dukurie. Sipas statistikave për vitin 2022, 15.4% e qytetarëve mbi moshën 18 vjeç në Maqedoninë e Veriut klasifikohen si obezë. Edhe pse kjo përqindje mbetet nën mesataren e Bashkimit Europian prej 16.3%, ajo tregon se afërsisht një në çdo gjashtë të rritur përballet me obezitet. Në krahasim me vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut ka një normë më të lartë se Shqipëria (12.6%),…

Lexo më Shumë

Kryetari i parë dhe njëri ndër themeluesit e partisë së Djathë konsetvative VMRO-DPMNE Ljupço Georgievski ashpër e ka kritikuar partinë të cilën para më shumë se 3 dekada, vetë e kishte formuar. Ish-kryeministri Georgievski terhoqi një paralele mes idealeve të atëbotshme të VMRO-DPMNE-së dhe veprimeve të sotme. Duke sjellë në kujtesë fillimet e partisë në fillimvitet e nëntëdhjeta, Georgievski tha se themelet e partisë ishin vënë në vitin 1990, si mision historik, me disa bashkëmendimtarë. “Qëllim parësor e kisha pavarësinë e Maqedonisë, jashtë kthetrave të politikës serbomadhe!”, theksoi ish-kryeministri. Georgievski poashtu ashpër sulmoi diskursin e sotëm politikë të partisë të…

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Lidhjes Shqiptare dhe deputetin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Zijadin Selën. Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, Kurti i uroi mirëseardhje Selës në Prishtinë dhe e falënderoi për vizitën. “Në takim u diskutua lidhur me zhvillimet dhe aktualitetet në Kosovë, me theks përgatitjet për procesin e konstituimit të legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Republikës, formimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit ose presidentes. Po ashtu, krahas zhvillimeve dhe aktualiteteve në Maqedoninë e Veriut, temë e takimit ishin projektet e rëndësishme infrastrukturore…

Lexo më Shumë

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Çair ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të drejtoreshës së Shkollës Fillore “Ismail Qemali”, Teuta Imeri, dhe drejtorit të Filharmonisë, Mustafa Imeri, duke i akuzuar se me paraqitjen e tyre në një koncert të Zdravko Çoliq nën flamurin serb kanë promovuar atë që e quajnë “Botë Serbe”. Në reagimin e saj, BDI Çair thekson se Teuta dhe Mustafa Imeri janë bashkëshortë dhe se të dy mbajnë poste drejtuese në institucione publike, njëra në sektorin e arsimit dhe tjetri në kulturë. Sipas tyre, ky rast dëshmon, siç thuhet në reagim, “modelin e qeverisjes së…

Lexo më Shumë

Regjimet bien dhe hartat rishkruhen, por shteti mbijeton vetëm përmes kujtesës historike. Në prag të 100-vjetorit të Konventës Konsullore ndërmjet shtetit shqiptar dhe Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, diplomacia shqiptare kthehet pas në kohë për të nderuar korifejtë e saj në Shkup e Manastir. Ky jubile i vitit 2026 shërben si një urë frymëzimi për t’i hapur rrugë një vizioni të ri diplomatik në shekullin XXI, të ndërtuar mbi dinjitetin dhe të vërtetën Nga Prof.dr Skender Asani Ka përvjetorë që nuk maten me kalendar, por me peshën që kanë lënë në fatin e një kombi. Njëri prej tyre është…

Lexo më Shumë

Një tërmet me magnitudë lokale 2.5 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në rajonin e Shkupit, duke u ndier edhe në vendbanimet përreth. Sipas të dhënave të Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore në Shkup, lëkundja është regjistruar në orën 21:54, ndërsa epiqendra ka qenë në zonën sizmike të Shkupit. Tërmeti është ndjerë nga banorët e Shkupit dhe zonave përreth me intensitet prej III deri në IV gradë sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike.

Lexo më Shumë

Sistemi Satelitor i Navigimit BeiDou (BDS) ka përfunduar një përmirësim në orbitë për të ofruar shërbime me cilësi më të lartë, bëri të ditur Zyra Kineze e Navigimit Satelitor (CSNO), shkruan “Xinhua”. Ndërsa siguron operacione të qëndrueshme, sistemi do të zhvillojë teknologji të reja navigimi në mënyrë që të ofrojë shërbime më të besueshme pozicionimi, navigimi dhe kohëmatjeje për përdoruesit globalë. Si një sistem global navigimi satelitor i pjekur, plotësisht funksional dhe me performancë të lartë, BDS aktualisht ka 50 satelitë operativë në orbitë. Ai ofron një saktësi pozicionimi global më të mirë se 10 metra, saktësi matjeje të shpejtësisë…

Lexo më Shumë