Qeveria ka miratuar kornizën dhe draft-marrëveshjen me Bashkimin Evropian për përfshirjen e Maqedonisë së Veriut në skemën „Roaming si në shtëpi“. Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski bëri të ditur se drafti i është dërguar Komisionit Evropian me disa vërejtje, ndërsa marrëveshja do t’u mundësojë qytetarëve të përdorin internetin, telefonatat dhe SMS-të në vendet e BE-së me çmimet e paketave vendore, pa tarifa shtesë roamingu. “Pra, qytetarët e Maqedonisë, kur udhëtojnë në Bashkimin Evropian, të mund ta përdorin internetin, telefoninë mobile dhe mesazhet SMS me të njëjtat çmime. Para një jave, në Qeveri miratuam edhe kornizën, edhe draft-marrëveshjen, që do…
Author: Jeta almakos
Vaksina kundër fruthit është mbrojtja më e mirë parandaluese kundër sëmundjes së morbilit, për shkak se është sëmundje infektive. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të bëhet imunizimi në kohën e duhur. Kështu ka deklaruar mjekja Fatime Aliji për TV SHENJA, e cila thekson se fëmijët e pavaksinuar, në rast se preken nga kjo sëmundje mund të kenë pasoja fatale. FATIME ALIJI, PEDIATRE “Është një sëmundje shumë infektive e cila tek pacientët që janë sidomos për grupmoshat e ndjeshme, nën moshën njëvjeçare, në qoftë se ata fëmijë bien në kontakt me virusin e morbilit, kjo mund të jetë…
Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar ndaj Ali Ahmetit, duke e akuzuar se për 22 vjet ka mbajtur të painformuar opinionin lidhur me përfshirjen e shqiptarëve në Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare. Në një status në rrjetet sociale, ajo rikujton se në vitin 2004, Qeveria e atëhershme e Maqedonisë kishte depozituar në Këshillin e Evropës një raport zyrtar, në të cilin shqiptarët përfshiheshin shprehimisht në kategorinë e popujve që mbrohen nga kjo konventë. Sipas Stafait, ky dokument përbën një çështje thelbësore, pasi në raportin zyrtar të dorëzuar në Këshillin e Evropës, shqiptarët trajtohen si pakicë kombëtare.…
BDI ka reaguar lidhur me konkursin e fundit në Ministrinë e Mbrojtjes, duke kritikuar përfaqësimin e shqiptarëve dhe duke ia atribuuar përgjegjësinë për situatën pushtetit aktual duke theksuar se në vitin 2012, nga gjithsej 25 kadetë të pranuar, 12 ishin shqiptarë, 12 maqedonas dhe një boshnjak. Partia kundërshton edhe arsyetimin e Ministrisë së Mbrojtjes se kandidati shqiptar është renditur në vendin e 43-të në listën e rangimit që sipas tyre, Ministria është dashur ta pranonte kandidatin në fjalë, në respektim të frymës dhe parimeve të Marrëveshjes së Ohrit dhe përfaqësimit të drejtë e adekuat. Ndërkohë, zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani,…
Aleanca për Shqiptarët ka ironizuar ashpër kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, duke e quajtur atë “patriot me bateri kineze”. Në një komunikatë, ASH vlerëson se paralajmërimet e Dimitrievskit për largim të mundshëm nga Qeveria, për shkak të çështjes së dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhë tjetër nga maqedonishtja, lidhen me përpjekjet e tij për të fituar pikë politike para zgjedhjeve të mundshme të parakohshme parlamentare. Sipas ASH-së, Dimitrievski po përpiqet ta shfrytëzojë këtë çështje në fushatën parazgjedhore, për t’u paraqitur si patriot i madh. Partia ironizon se atij i kanë mbetur pak tema për t’i përdorur në…
Me rastin e 34-vjetorit të ngjarjeve tragjike të 6 nëntorit 1992 në Bit Pazar të Shkupit, kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka vendosur kurora me lule në nderim të katër viktimave që humbën jetën gjatë protestave të asaj kohe. Mexhiti rikujtoi se më 6 nëntor 1992, katër persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë protestave, në të cilat policia përdori forcë të tepruar. Sipas tij, kjo ngjarje shënon një pikë kthese në angazhimin qytetar të shqiptarëve për barazi dhe respektimin e të drejtave të tyre. “Sot, 34 vjet më pas, në…
Shasivari fal namazin e xhumasë në Budva: Besimi, respekti dhe bashkëjetesa janë ura që bashkojnë komunitetet Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, gjatë qëndrimit të tij në Budva të Malit të Zi, ka falur namazin e xhumasë, në një atmosferë përkushtimi dhe bashkimi shpirtëror. Në një njoftim në rrjetet sociale, Shasivari bëri të ditur se namazin e xhumasë e udhëhoqi Meho ef. Martinović, kryeimam i Bashkësisë Islame për Bokën e Kotorrit dhe Budvën. Ministri theksoi rëndësinë e besimit, respektit të ndërsjellë dhe vlerave shpirtërore në afrimin e njerëzve dhe komuniteteve, pavarësisht dallimeve. “Ky ishte një moment i veçantë që rikujton se…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkursin për ndarjen e 3.000 bursave studentore për vitin akademik 2026/2027, duke prezantuar një model të ri të shpërndarjes së mbështetjes financiare për studentët. Sipas modelit të ri, bursat janë ndarë në tri kategori: 1.200 bursa për mbështetje sociale, 1.050 bursa strategjike dhe 750 bursa për studentët me sukses të lartë akademik. Për herë të parë, në kuadër të bursave sociale parashihen edhe 50 bursa për studentët me aftësi të kufizuara dhe 50 për studentët me sëmundje të rralla. Bursat strategjike u dedikohen studentëve që studiojnë në fusha me rëndësi të veçantë për…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar në lidhje me përfaqësimin e drejtë në akademinë ushtarake. Sipas tyre, për herë të parë që nga themelimi i Akademisë Ushtarake në vitin 1995 nuk pranohet asnjë kadet shqiptar. Sipas BDI-së, përfaqësimi i shqiptarëve duhet të jetë jo vetëm parim deklarativ, por edhe realitet institucional. TABELË: BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Përgjegjësia nuk mund të ndalet vetëm te VLEN-i. Qeveria duhet të kuptojë se mirëbesimi ndërmjet partnerëve politikë nuk ndërtohet përmes deklaratave, por përmes respektimit të barazisë, përfaqësimit dhe marrëveshjeve politike. Edhe më shqetësues është fakti se raste të tilla e cenojnë frymën e Marrëveshjes…
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është e gatshme të ndihmojë Maqedoninë e Veriut në procesin eurointegrues dhe në lehtësimin e dialogut me Bullgarinë. Këtë e deklaroi ministri i Jashtëm zviceran dhe kryesuesi i OSBE-së, Injacio Kasisi, pas takimit në Shkup me homologun e tij, Timço Mucunski. Në takim u diskutua për bashkëpunimin dypalësh, marrëdhëniet ekonomike, stabilitetin rajonal dhe integrimin evropian. Kasisi theksoi se OSBE-ja mund të kontribuojë në tejkalimin e mosmarrëveshjeve me vendet fqinje dhe në forcimin e sundimit të ligjit. “Pa besim nuk ka siguri, ndërsa pa siguri nuk ka prosperitet”, deklaroi ai. “Për organizata si…
Gjykata Themelore Penale në Shkup ka caktuar paraburgim prej 30 ditësh për Dragan Petrovski – Shtuka dhe një tjetër të dyshuar, M.K., në kuadër të hetimeve ndaj grupit kriminal nga Kumanova, të dyshuar për bashkim kriminal, zhvatje dhe pastrim parash. Ndërkohë, për të dyshuarin L.K. është caktuar arrest shtëpiak, ndërsa ndaj D.Zh. janë shqiptuar masa kujdesi, përfshirë konfiskimin e pasaportës dhe ndalimin e pajisjes me dokument të ri udhëtimi. Vendimi është marrë pas propozimit të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ndërsa të dyshuarit janë marrë në pyetje në prani të avokatëve të tyre. Sipas Gjykatës, paraburgimi është caktuar…
Kryeministri Hristijan Mickoski ritheksoi se Qeveria nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj sa i përket ndryshimeve kushtetuese. Ai deklaroi se pret që përmes dialogut me Bullgarinë të gjendet një zgjidhje që do t’i hapte rrugë nisjes së negociatave për anëtarësimin e vendit në BE. Sipas Mickoskit, përveç reformave që vendi duhet t’i realizojë në kuadër të procesit të integrimit evropian, ndryshimet kushtetuese mbeten një pengesë politike në këtë rrugëtim. Ai akuzon LSDM-në dhe BDI-në, ku siç thotë ai gjatë qeverisjes së tyre miratuan politika antishtetërore. SINKRON: HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Sa u përket ndryshimeve kushtetuese, qëndrimi ynë si Qeveri është i…

