Bashkimi Demokratik për Integrim ka deklaruar se qeveria ka dështuar të sigurojë 60.77 milionë euro grant nga Bashkimi Evropian, të destinuara për ndërtimin e seksionit të tretë të hekurudhës së Korridorit 8 drejtë Bullgarisë. Sipas BDI-së, kjo përbën humbje të një mundësie të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, modernizimin e infrastrukturës dhe forcimin e lidhjeve të vendit me Evropën. Bekim Rexhepi nga BDI, theksoi se sipas dokumenteve zyrtare të dorëzuara nga vetë Qeveria në Kuvend, fondet IPA nuk janë të disponueshme sepse, tenderi i shpallur në vitin 2024 është anuluar dhe kontrata për ndërtimin e seksionit të tretë të hekurudhës nuk…
Author: Jeta almakos
Me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius gjatë ditëve në vijim, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë blerjes, transportimit, ruajtjes dhe përgatitjes së ushqimit, për të shmangur helmimet ushqimore. Sipas AUV-së, temperaturat e larta krijojnë kushte të favorshme për shumimin e baktereve në ushqim, duke rritur ndjeshëm rrezikun për shëndetin e konsumatorëve. Prandaj, agjencia rekomandon që ushqimet të blihen vetëm në pika të verifikuara të shitjes, ku produktet, veçanërisht ato me origjinë shtazore, ruhen në kushte të përshtatshme në frigorifer. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë “Të…
Profesioni i policit nuk përfundon me mbarimin e orarit të punës, por përfaqëson një zgjedhje jetësore dhe një thirrje që kërkon guxim, qetësi, ndershmëri dhe humanizëm, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, gjatë promovimit të 496 zyrtarëve të rinj policorë të gjeneratës 2025/2026. Në ceremoninë e mbajtur në Akademinë Policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Idrizovë, Toshkovski u tha policëve të rinj se gjatë karrierës së tyre do të përballen me situata ku do të jenë të parët në vendin e aksidentit, të parët kur qytetarët do të kërkojnë ndihmë dhe ata që do të duhet…
Reagimi i ashpër i BDI-së ndaj deklaratave të Bekim Qokut ka hapur një debat të ri politik për Marrëveshjen e Ohrit dhe rolin e saj në avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. BDI e akuzoi Qokun, të cilin e cilëson si “lider de facto të VLEN-it”, se me qëndrimet e tij ndaj Marrëveshjes së Ohrit është vendosur “në të njëjtën vijë me qëndrimet radikale antishqiptare” që kërkojnë dobësimin e kësaj marrëveshjeje. Sipas BDI-së, Marrëveshja e Ohrit ka sjellë ndryshime themelore në sistemin kushtetues dhe politik të vendit, përfshirë përdorimin e gjuhës shqipe, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat,…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin e Organizatës Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut, Bruno Ceka, ku është biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët. Ahmeti në Facebook shkruan se në fokus të takimit kanë qenë stagnimi në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, cenimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Shqipe dhe nevoja për garantimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet shtetërore. Bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, duke…
Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, ka kërkuar sqarim publik nga deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, lidhur me një koment të bërë gjatë seancës së Kuvendit, ku iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, me fjalët: “Shpresoj të mos vazhdosh të lexosh në gjuhën arabe edhe më tutje”. Saliu thekson se gjatë mandatit të saj si deputete ka shmangur reagimet ndaj kolegëve, duke preferuar të flasë për çështje me interes publik, por këtë rast e konsideron të tillë që kërkon një sqarim. “Për gati dy vite, sa ushtroj mandatin e deputetes, nuk kam zgjedhur të reagoj ndaj veprimeve individuale…
Kina reagoi të enjten kundër ambicies bërthamore të Japonisë, duke thënë se ajo është “një vijë e kuqe që nuk duhet kaluar kurrë”. Duke folur në një konferencë shtypi, Jiang Bin, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës, i përshkroi komentet e fundit të ministrit japonez të Mbrojtjes si “jashtëzakonisht provokuese e të rrezikshme”. Komentet e tij pasojnë deklaratat e përsëritura të kreut të mbrojtjes japoneze që Japonia duhet të diskutojë politikat që lidhen me armët bërthamore pa tabu, duke përfshirë nëse duhet të rishikojë tre parimet jobërthamore që i ka respektuar prej kohësh që nga fundi i…
Dy pacientë, të moshës 76 dhe 66 vjeç, nga shtatë pacientët e shtruar në Klinikën Infektive me ethe të Nilit Perëndimor, janë në gjendje kritike dhe janë në ventilim mekanik. Drejtori i Klinikës, Fadil Cana, informoi se për edhe tre pacientë të tjerë me sëmundje akute të trurit priten rezultatet nga Instituti i Shëndetit Publik. Të gjitha shtatë rastet e konfirmuara janë nga Shkupi, ndërsa vetëm një pacient ka udhëtuar në Greqi. Pacientët janë mbi 60 vjeç dhe kanë sëmundje kronike, por pjesa tjetër e pacientëve janë në gjendje stabile dhe po trajtohen sipas protokolleve mjekësore. Nga Klinika apelojnë që…
Nën ndikimin e një mase ajrore shumë të nxehtë që vjen nga jugu, vendi ynë po përballet me një valë të re të nxehtësisë. Gjatë fundjavës së zgjatur, si dhe gjatë gjithë javës së ardhshme, do të pasojë një periudhë me mot të qëndrueshëm, me diell dhe jashtëzakonisht të nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat ditore do të jenë ndjeshëm mbi mesataren për këtë periudhë të vitit: Treguesit kryesorë meteorologjikë: – Temperaturat ditore: Kudo në vend temperaturat maksimale do të ngjiten mbi 32°C. – Vlera ekstreme: Në rajonet më të nxehta dhe jugore, merkuri…
30 korrik – Në Shkup u përmbyllën Garat e Katërta Ndërkombëtare të Kur’anit Famëlartë për vendet e Ballkanit, të organizuara nga Ministria e Çështjeve Islame, Thirrjes dhe Udhëzimit e Mbretërisë së Arabisë Saudite në bashkëpunim me Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut (BFI). Ceremonia përmbyllëse mblodhi drejtues fetarë, diplomatë, përfaqësues të institucioneve islame nga vendet e Ballkanit, anëtarë të jurisë dhe garues. Në ngjarje morën pjesë Reisul Ulema i BFI-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, zëvendësambasadori i Arabisë Saudite, Ahmed Harbi, si dhe përfaqësues të tjerë fetarë dhe diplomatikë. Gjatë ceremonisë u transmetua edhe një mesazh i…
Seanca plenare për pyetjet e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u ndërpre dy herë gjatë ditës së sotme, pasi deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, refuzoi të largohej nga foltorja duke kërkuar përgjigje nga kryeministri Hristijan Mickoski për një pyetje parlamentare, për të cilën tha se prej disa javësh nuk ka marrë përgjigje. Situata u tensionua pasi kryeministri iu përgjigj pyetjes së deputetit dhe kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, ndërsa, sipas Dautit, anashkaloi sërish pyetjen e saj. Deputetja doli në foltore dhe deklaroi se nuk do të largohej derisa të merrte një përgjigje nga kryeministri. “Unë sot nuk…
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka njoftuar se kanë nisur përgatitjet për realizimin e projektit të modernizimit dhe transformimit të Spitalit Klinik të Tetovës, një investim prej 74 milionë eurosh që, sipas tij, do të përmirësojë ndjeshëm shërbimet shëndetësore në rajonin e Pollogut. Sipas Mexhitit, bëhet fjalë për një nga investimet më të mëdha në sektorin e shëndetësisë, i cili do të sjellë infrastrukturë moderne, kushte më të mira për pacientët dhe stafit mjekësor, si dhe kapacitete më të mëdha për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve. “74 milionë euro për Spitalin Klinik të Tetovës. Kanë nisur përgatitjet për modernizimin dhe…

