Author: Jeta almakos

Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, zhvilloi një takim pune me ambasadoren e Republikës së Sllovakisë në Maqedoninë e Veriut, Iveta Hricova. Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe për mbështetjen e proceseve që nxisin dialogun ndërmjet bashkësive, barazinë dhe përfshirjen sociale. Ferati dhe Hricova vlerësuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave në zbatimin e standardeve evropiane dhe forcimin e institucioneve që kontribuojnë në rritjen e kohezionit shoqëror. Në takim u shpreh gatishmëria për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë zhvillimin e kapaciteteve institucionale, mbështetjen e projekteve që promovojnë…

Lexo më Shumë

Më në fund uji në Gostivar është pastruar nga ndotja fekale dhe tash mund të përdoret si ujë teknik, por jo për pije dhe për përgatitje të ushqimit. Kjo u bë e ditur nga Komiteti Drejtues për menaxhim me kriza. Emilija Anevska nga “Ujësjellësi i Shkupit” tha se janë marrë gjashtë mostra nga konsumatorët në Gostivar dhe për tri ditë radhazi nuk janë evidentuar baktere koliforme. Megjithatë, monitorimi do të vazhdojë deri në konfirmimin se uji është i sigurt edhe për pije. “Dua të them se uji mund të përdoret teknikisht, por gjithsesi qytetarët të mos e përdorin për pije…

Lexo më Shumë

Vera zakonisht din të jetë sfiduese për njerëzit, por këtë vit më së shumti e pësoi Gostivari. Në kulmin e sezonës verore, temperaturave të larta, kthimit të mërgimtarëve në vendlindje, ata mbetën pa ujë. Por më shqetësuesja ishte se rreth 3000 banorë, u helmuan nga uji i pijshëm. Situata zyrtarisht u bë e ditur vetëm më 17 korrik, kur numri i qytetarëve që kishin kërkuar ndihmë mjekësore kishte shkuar në 1200. Diare, të vjella, dhimbje barku dhe temperaturë, kishin pothuajse të gjithë përsonat që shkuan në spital për të kërkuar shërim. Arsye këtë herë u bë e njohur shumë shpejtë.…

Lexo më Shumë

Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të natës kanë shkaktuar përmbytje të dukshme përgjatë aksit rrugor që lidh Ferizajn me Shkupin, duke vështirësuar skajshëm qarkullimin e transportit rrugor. Si pasojë e grumbullimit të madh të ujit në rrugë, edhe mjetet e rënda të transportit, përfshirë kamionët, janë detyruar të lëvizin me shpejtësi minimale ose kanë ngecur gjatë tentativës për të kaluar nëpër zonat e përmbytura. Pamjet nga terreni tregojnë nivelin e lartë të ujit që ka mbuluar korsitë, duke e kthyer këtë segment në një pikë kritike për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Gjendja e krijuar ka shkaktuar vonesa…

Lexo më Shumë

Meteorologët kanë paralajmëruar se edhe sot pasdite mund të ketë stuhi. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali tha se të gjitha institucionet janë në terren dhe po bëjnë përpjekje që mos të ketë dëme në njerëz. Ai sqaroi se rreziqet nuk mund të parashikohen, dhe bëri apel për qytetarët që të kenë kujdes gjatë lëvizjeve të tyre, se ku i lënë automjetet dhe t’i shmangin vendet ku ka drunjë apo çati. MUHAMED ALI-DREJTOR I QMK-së “Masat dhe procedurat janë standarte ne krodinim me të gjitha institucionet tjera, alarmojmë qytetarët para kohe, kemi informata se do të ketë…

Lexo më Shumë

Më 25.07.2026, në orën 16:22, në SPB Shkup, nga kompleksi i klinikave „Nënë Tereza“ u njoftua se tek ata ishte sjellë pa ndjenja një 16-vjeçar nga fsh. Kondovë, i cili pas një kohe të shkurtër kishte ndërruar jetë. Sipas njoftimit, ai kishte qenë së bashku me nënën e tij për vizitë te të afërmit në fsh. Hasan Beg, kur në një moment i ishte përkeqësuar gjendja dhe kishte rënë pa ndjenja. Mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit u dërgua për obduksion.

Lexo më Shumë

Në shenjë nderimi për një nga figurat që la gjurmë në historinë e Shkupit, sot u shpalos pllaka përkujtimore kushtuar urbanistit të njohur polak, Adolf Ciborovsk. Ceremonia u organizua si shprehje mirënjohjeje për kontributin e tij në rindërtimin e kryeqytetit pas tërmetit të vitit 1963, dhe ruajtjen e trashëgimisë historike të Çarshisë së vjetër të Shkupit. Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, kryeatri i Qytetit të Shkupit dhe mbesa e Adolf Ciborovskit, të cilët vlerësuan figurën dhe veprën e urbanistit polak. Mexhiti tha se Ciborovski dha një kontribut të rëndësishëm për planifikimin e urbanit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit Kadrovik të VLEN-it, Bashkim Murtezi, ka njoftuar se po tërhiqet nga funksionet politike, duke theksuar se pas pesë vitesh angazhim e konsideron të përmbushur misionin e tij dhe se është koha që rrugën ta vazhdojnë energji të reja. Në një reagim publik, Murtezi kujton angazhimin e tij në Alternativë dhe më pas në VLEN, duke veçuar rolin në krijimin e opozitës së bashkuar, negociatat për formimin e qeverisë dhe drejtimin e Komisionit Kadrovik të koalicionit. Ai thekson se gjatë këtij angazhimi janë realizuar mbi 2.400 punësime dhe qindra avancime. “Duke bërë që përfaqësimi i shqiptarëve dhe i…

Lexo më Shumë

Rrjeti i pavarur grek i lajmeve dhe analizave IBNA (Independent Balkan News Agency) analizon vendosjen e flamurit shtetëror të Maqedonisë në zyrat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, në Reçicë të Vogël dhe me këtë rast vë në dukje se ky vendim është shumë më tepër se një gjest simbolik protokollar. IBNA, e cila raporton për zhvillimet politike, ekonomike dhe gjeopolitike në Ballkan, Evropën Juglindore, Mesdheun Lindor dhe Lindjen e Mesme, si dhe punon në disa gjuhë, gëzon pavarësi redaksionale dhe formalisht nuk është e lidhur me parti politike apo qeveri, por konsiderohet si një qendër analitike që ndjek me…

Lexo më Shumë

Bashkëkryetar i VLEN-it, Izet Mexhiti fton opozitën shqiptare që të mbështesin propozimet e pushteti për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat dhe për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, përcjell TV21. Mexhiti tha se kjo është në favor të interesit shqiptar. “VLEN-i e ka kaluar domethënë në të gjitha filtrat edhe në qeveri edhe në Komisionin e Venecias. Edhe uroj pra opozitën shqiptare të cilët nuk i kanë zgjidhur këtë punë njëzet e dy vite, uroj që tash janë konstruktiv dhe në moment të duhur ta tejkalojnë inatin dhe të votojnë pro interesit shqiptare edhe këtë dy…

Lexo më Shumë

Në nënstacionin për tërheqje elektrike në Draçevë, mes stacioneve hekurudhore Lisiçe dhe Draçevë, është kryer një vjedhje e përmasave të mëdha, gjatë së cilës është shkatërruar një pjesë e konsiderueshme e pajisjeve elektroenergjetike, njoftoi Ndërmarrja për Infrastrukturë Hekurudhore. Sipas informacioneve, hajdutët kanë rrëzuar me forcë dy transformatorë me peshë mbi 30 tonë, kanë derdhur vajin e transformatorëve dhe kanë vjedhur mbështjelljet e bakrit, si dhe tela bakri, shina dhe pajisje të tjera të domosdoshme për funksionimin e nënstacionit, i cili tani është plotësisht jashtë funksionit. Nga ndërmarrja vlerësojnë se bëhet fjalë për një sulm serioz ndaj infrastrukturës kritike hekurudhore, me…

Lexo më Shumë

Biznesmenë serbë që merren edhe me media, të afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po hyjnë në hapësirën mediatike të Maqedonisë së Veriut. Grupi Alo Media System DOO Beograd po blen Nasha TV dhe Radio RFM, të cilat janë në pronësi të Risto Gogovskit, përmes personit juridik të themeluar në Shkup, Alo Media System DOOEL Shkup. Kjo kompani është krijuar me qëllimin e vetëm për të realizuar transaksionet e blerjes së dy mediave maqedonase. Këtë javë, Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) pritet të vendosë për miratimin e ndryshimit të strukturës pronësore të Nasha TV, e…

Lexo më Shumë