Kryetari i Transparency International Maqedoni, Blagoja Pandovski, ka ngritur shqetësime për dyshimet për korrupsion brenda institucioneve të drejtësisë, duke theksuar dëmin që raste të tilla i shkaktojnë besimit të publikut.
Duke folur në emisionin “IMPAKT” në TV SHENJA, Pandovski u shpreh:
“Kur në institucione të tilla, konkretisht në prokurori, ka indicie për korrupsion, për krim në vetë organet gjyqësore, ajo është shumë destruktive. Prokuroria e lartë duhet të jetë korrigjuese e punës së prokurorive themelore publike. Kur një prokuror i lartë, nuk dua ta paragjykoj fajësinë, do të gjendet në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa me këtë do të thuhet se është gjetur një numër i caktuar i dëshmive për vepër të pretenduar penale, paramendojeni se çfarë pasqyron ajo për opinionin. Në një institucion të tillë vihet deri te shkalla që të del një problem i tillë potencial”, deklaroi Blagoja Pandovski.



