I ftuar në emisionin “IMPAKT” në TV SHENJA, kryetari i Transparency International Maqedoni, Blagoja Pandovski, foli për sfidat në konfiskimin e pasurisë së përfituar nga veprat penale, duke theksuar nevojën për ndryshime ligjore dhe hetime më të thelluara.
“Pjesa e kthimit të mjeteve financiare apo pronë që ka qenë objekt i një vepre penale ka qenë çdoherë problem në këtë shtet. Sepse, jo çdoherë tek ai që kryen veprën penale mund të gjeni pronë që është i mjaftueshëm për konfiskim, apo për kompensim të asaj pjese të dëmit që ka bërë me kryerjen e veprës penale. Megjithatë, këtu sërish flasim për ndryshime të caktuara ligjore dhe procedurale. Ndoshta procedurat aktuale ligjore, dispozitat aktuale ligjore në këtë fushë do të duhej të ndryshohen pak dhe do të duhej të jenë më të rrepta në pjesën e detektimit të rrjedhës së parave, pronës dhe gjërave të tjera që janë përfituar me vepër kriminale. E dini, nuk mundet dikush të kryejë vepër penale, pavarësisht a është ajo korrupsion apo vepër tjetër penale dhe të thoni – pa shikoni, është e bllokuar gjithçka, nuk gjetëm mjete, nuk kemi prej ku të konfiskojmë. Këtu duhet të ketë aktivitet më të madh hulumtues, më shumë hulumtim në pjesën e rrjedhës së parave, të ndiqet, të shihet nëse janë tërhequr diku jashtë mjete financiare, çfarë veprimtari paraprake ai person lidh me familjarë të afërt apo njerëz të tjerë dhe të bëhen më shumë përpjekje që të gjenden mjetet”, deklaroi Blagoja Pandovski.
MARKETING
<!–



