Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka reaguar lidhur me shpalljen aktuale për sistemimin e punonjësve në HEC “Mavrovë”, duke ngritur dyshime për, siç thotë ai, shkelje të parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Në një postim në Facebook, Snopçe shkruan se, sipas informacioneve që disponon, në konkursin aktual parashikohet sistemimi i 56 maqedonasve dhe vetëm 12 shqiptarëve. Ai thekson se, nëse këto të dhëna rezultojnë të sakta, bëhet fjalë për një skandal dhe për një goditje të drejtpërdrejtë ndaj parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Deputeti rikujton se Gostivari është komunë me shumicë absolute shqiptare…
Author: Jeta almakos
Sipas informacioneve të marra nga ekipet e ekspertëve që po punojnë në terren, pritet që qytetarët e Gostivarit deri në fund të kësaj jave të marrin ujë teknik, ndërsa në fund të javës së ardhshme edhe ujë për pirje, deklaroi drejtorja e Institutit për Shëndet Publik (ISHP), Marija Andonovska. Në një intervistë në ditarin e TV Sitel, ajo informoi se ISHP gjatë ditëve të kaluara ka dalë dy herë në terren në Gostivar për të marrë mostra nga uji. Mostrat e para janë marrë të enjten e kaluar në orët e pasdites, ndërsa të dytat të hënën pasdite. – Herën…
Policia e Maqedonisë së Veriut gjatë dy ditëve të kaluara ka realizuar disa aksione në qytete të ndryshme të vendi, gjatë të cilave janë gjetur dhe sekuestruar sasi të drogës. Përkatësisht, policia arrestoi një 25-vjeçar nga Haraçina pasi gjeti dhe sekuestroi mbi dy kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si marihuanë, si dhe një peshore digjitale me mbetje të marihuanës. MPB “Më 24 korrik 2026, nëpunës policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar dhe Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup, me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të B.N. (25) nga Haraçina,…
Investim prej mbi 28 milionë denarëve për restaurimin dhe modernizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, kumtoi kryetari i Komunës së Çairit, Izet mexhiti, pas inspektimit të kryer të aktiviteteve ndërtimore. “Me një investim prej mbi 28 milionë denarësh, po i rikthejmë Çarshisë së Vjetër funksionalitetin, standardin bashkëkohor dhe dinjitetin që e meriton. Po modernizojmë infrastrukturën, duke ruajtur njëkohësisht identitetin dhe karakterin historik që e bëjnë Çarshinë një nga hapësirat më të çmuara të Shkupit” deklaroi Mexhiti. Nga Komuna e Çairit informojnë se punimet kanë hyrë në fazën e parë, e cila përfshin ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit…
Sot, më 24 korrik 2026, në Malin Sharr, mbi Kodrën e Diellit janë regjistruar reshje bore. Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale meteorologu Slavço Poposki, i cili theksoi se parashikimet e tij për këtë dukuri janë realizuar. “Besoni ose jo: Sot, më 24 korrik, në Malin Sharr, dhe atë mbi Kodrën e Diellit, po bie borë. Parashikimet e mia u realizuan”, ka shkruar Poposki. Kushtet e tilla atmosferike janë të pazakonta për këtë periudhë të vitit, por mund të ndodhin në majat më të larta malore gjatë depërtimit të masave më të ftohta ajrore.
“Garancia pranohet për ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë ”, njofton Gjykata Themelore Penale e Shkupit. Nga Gjykata thonë se gjyqtar i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit, duke vepruar sipas propozimit të mbrojtjes së të dyshuarit Muhamed Seldiu, ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, miratoi vendim me të cilin pranoi garancinë e ofruar në shumën prej mbi 1.150.000 eurosh, e cila konsiston në vendosjen e hipotekës mbi pasurinë e paluajtshme, dhe ia hoqi masën e paraburgimit. Njëkohësisht, për të siguruar praninë e të dyshuarit në rrjedhën e mëtejshme të procedurës, Gjykata caktoi një masë paraprake…
Për shkak të nxehtësisë së vazhdueshme në Evropë, shumë turistë evropianë po udhëtojnë drejt Kinës për t’u freskuar gjatë pushimeve verore. Ky trend, jo vetëm ka rritur ndjeshëm shpenzimet në fushat e akomodimit, ushqimit dhe blerjeve, por ka sjellë edhe mundësi të reja biznesi për sektorët përkatësë. Sipas statistikave nga Ctrip, gjatë kësaj vere, nga 20 vendet më të mëdha burimore të turistëve ndërkombëtarë, vendet evropiane përbëjnë 30% të tyre, ndërsa rezervimet janë rritur 275% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, madje edhe rezervimet për bileta janë rritur më shumë se 20 herë. Nga këto, Rusia përbën…
Pas 92 ditësh në paraburgim, ish-kryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini është liruar dhe nga sot do të mbrohet në liri. Lajmi është bërë i ditur përmes një reagimi publik të familjarëve dhe mbështetësve të tij, të cilët kanë falënderuar të gjithë ata që gjatë kësaj periudhe kanë shprehur solidaritet dhe përkrahje. “Sot dua ta ndaj me ju edhe këtë gëzim, ashtu siç kemi ndarë së bashku edhe ditët më të vështira. Nga sot, Met Braja (Muhamedi) do të mbrohet në liri”, thuhet në reagim. Në mesazh theksohet se Sejdini i qëndroi besnik bindjeve të tij gjatë gjithë periudhës së paraburgimit…
Policia ka filluar të sanksionojë shoferët e trotinetëve elektrikë që nuk i përmbahen rregullave të reja ligjore. Ndryshimet në Ligjin për Sigurinë në Trafikun Rrugor hynë në fuqi më 14 korrik dhe deri më tani janë lëshuar gjithsej 12 gjoba. Sipas informacionit nga Ministria e Punëve të Brendshme, deri më tani janë lëshuar tre gjoba për drejtimin e një trotineti elektrik pa helmetë mbrojtëse, për të cilën parashikohet gjobë prej 50 euro. Përveç kësaj, policia ka lëshuar nëntë gjoba për drejtimin e një skuteri në zonat ku lëvizja e këtij lloji automjeti nuk lejohet, me një gjobë prej 80 euro.…
Bashkimi Demokratik për Integrim i bën thirrje edhe një herë kryetarit të Qytetit të Shkupit që ta largojë menjëherë tabelën e paligjshme të mirëseardhjes dhe ta zëvendësojë atë me një tabelë që respekton plotësisht detyrimet ligjore për përdorimin e gjuhës shqipe. Pavarësisht reagimeve të shumta të qytetarëve dhe opinionit publik, Qyteti i Shkupit vazhdon ta injorojë dygjuhësinë dhe karakterin multietnik të kryeqytetit. Përjashtimi i gjuhës shqipe nga një tabelë zyrtare nuk është vetëm shkelje ligjore, por akt që krijon ndjenjë përjashtimi dhe nxit tensione të panevojshme ndëretnike. BDI nuk do të lejojë që respektimi i gjuhës shqipe të varet nga…
Sonte starton edicioni i parë I Festivalit Internacional të Muzikës “Çarshia”. Gjatë katër ditëve të festivalit, publiku do të ketë mundësi të ndjekë mbrëmje të veçanta me muzikë klasike, operë , flamenko dhe serenata korçare. kryetari I Komunës së Çairit, Izet Mexhiti njoftoi se festivalin do ta shndërrojnë në një traditë të përvitshme dhe të rëndësishme për qytetin. IZET MEXHITI-KRYETAR I KOMUNË S SË ÇAIRIT “Një nismë që synojmë ta shndërrojmë në një traditë të përvitshme dhe ta zhvillojmë në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të qytetit. Festivali do të zhvillohet në Suli Han dhe Kurshumli Han dy…
Kina ka ndërtuar sistemin më të madh të arsimit bazë dhe po e zhvendos fokusin nga sigurimi i pjesëmarrjes në përmirësimin e cilësisë së arsimit, me përparim të madh në barazi, të mësuarit digjital dhe zhvillimin e nxënësve, sipas Ministrisë së Arsimit. Vendi tani ka rreth 430 000 shkolla fillore e të mesme dhe kopshte fëmijësh, që u shërbejnë 220 milionë nxënësve dhe kanë 15.77 milionë mësues. Zyrtarët thanë se sistemi arsimor bazë ka arritur nivelin mesatar të vendeve me të ardhura të larta për sa i përket zhvillimit të përgjithshëm dhe po hyn në një fazë të re të…

