Author: Jeta almakos

Azir Aliu Në romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, Dritëro Agolli nuk ndërton vetëm portretin satirik të një zyrtari të zhytur në vetëkënaqësinë e pushtetit. Ai zbërthen anatominë e një modeli qeverisjeje në të cilin fjala e zëvendëson gradualisht punën, mbledhja e zëvendëson vendimin, raporti e mbulon realitetin, ndërsa përgjegjësia shpërndahet aq shumë nëpër korridoret e administratës, saqë në fund duket sikur nuk i takon askujt. Shoku Zylo është gjithmonë i angazhuar. Harton ide, jep orientime, kërkon raporte, organizon takime dhe flet për vizionin. Sillet sikur zotëron informacione që të tjerët nuk mund ti arrijnë dhe sikur vetëm ai…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme i hedh poshtë si të pavërteta dhe spekulime të publikuara në një pjesë të mediave lidhur me aksidentin rrugor në autostradën Bllacë–Shkup, në të cilin humbën jetën tre persona, sipas të cilave pretendohet se viktimat janë ndjekur nga një automjet tjetër që është paraqitur rrejshëm si automjet policor dhe se një dukuri e tillë është vërejtur edhe më parë. Ministria e Punëve të Brendshme “Apelojmë që të mos përhapen dezinformata. As nuk është evidentuar një dukuri e tillë dhe as nuk ka ndonjë denoncim për të ashtuquajturën “polici e rreme”. Organet hetimore do ta zbardhin…

Lexo më Shumë

Një stuhi e fortë e shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta goditi disa komuna në Maqedoninë e Veriut mbrëmë, duke shkaktuar dëme materiale dhe probleme në trafik. Më të prekurat ishin Strumica, Radovishi, Delçeva, Dojrani dhe Kumanova, ku u rrëzuan pemë, shtylla dhe linja elektrike të dëmtuara. Gjithashtu u shkatërruan automjete në disa vende. Në Strumicë, zjarre u regjistruan në një hambar në fshatin Visoka Maala dhe në bar të thatë në Murtino, ndërsa zjarrfikësit ndërhynë për të hequr një pemë të rrëzuar në Novo Sello. Stuhia e fortë që goditi Delçevën shkaktoi dëme materiale në disa…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave nga platformat e internetit, deri tani të ardhurat nga biletat e kinemave për vitin 2026 në Kinë i kalojnë 20 miliardë juanët. Filmat që radhiten në tre vendet e para për të ardhurat janë “Pegasi 3”, “Tehet e rojave: Era ngrihet në shkretëtirë” dhe “I dashur ti”. Entuziazmi i shikuesve është ngritur vazhdimisht gjatë pushimeve verore dhe të ardhurat e biletave të kinemave gjatë kësaj periudhe i kanë kaluar 4.2 miliardë juanët. Ndër to, të ardhurat e biletave nga filmi “Futbolli Kungfu” janë më shumë se 1.3 miliardë juanë dhe nga filmi “Të gjitha dëshirat realizohen”…

Lexo më Shumë

Ramadan Ramadani Në Maqedoninë e Veriut në gjysmën e mandatit ndodhi një rikonstruim i qeverisë i cili sipas krejt matësve është një ndryshim i inicuar, i përbërë dhe realizuar nga VLEN. Ashtu nga gjithsejt tetë ministritë e ndryshuara në më shumë se gjysmën protagonistë janë kuadrot e VLEN dhe nga tre fytyrat e reja në qeveri nga ky rekonstruim dy janë nga VLEN! Llogaria politike më e detajuar do nxirte se sa ka dhënë e sa ka marrë në këtë ndryshim VLEN, por nga këto numra është e qartë se kjo është rekonstruim i VLEN-it i qeverisë së tyre të…

Lexo më Shumë

Partia në pushtet VLEN ka publikuar sot një dokument me të cilin thonë se e fundosin propagandën e BDI-së për “botën serbe”. VLEN shpalosi komunikatën zyrtare të Presidencës së Serbisë, e cila ishte publikuar pas një takimi mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq me ministrin e atëhershëm të Punëve të Jashtme, Bujar Osmanin. Sipas tyre kjo dëshmon qartë se në mesin e temave të diskutuara ishte edhe “avancimi i pozitës së serbëve në Maqedoninë e Veriut”. VLEN “Ky dokument tregon edhe një të vërtetë tjetër: gjatë viteve në pushtet, BDI asnjëherë nuk e pati prioritet çështjen shqiptare. Kjo është dëshmia që…

Lexo më Shumë

Një i mitur 16-vjeçar është privuar nga liria pasi dyshohet se me një send të mprehtë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një 14-vjeçari në Saraj të Shkupit. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 korrik, rreth orës 15:00, pas një përleshjeje fizike mes dy të miturve para një objekti hotelierik në Saraj. Pas një kohe të shkurtër, dy të miturit janë takuar sërish pranë një objekti tregtar, ku 16-vjeçari dyshohet se ka sulmuar me një send të mprehtë 14-vjeçarin, duke i shkaktuar lëndime të rënda, ndërsa ky i fundit është kundërpërgjigjur dhe i ka shkaktuar lëndim…

Lexo më Shumë

Lidhja Shqiptare ka zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në Strugë mbledhjen e parë konstituive të Kuvendit të partisë, ku u morën disa vendime të rëndësishme organizative, përfshirë zgjedhjen e Kryesisë së re dhe drejtimet për ristrukturimin e degëve në të gjithë vendin. Me shumicë absolute votash, Kuvendi zgjodhi Kryesinë e re të partisë, ndërsa vendosi që disa vende të mbeten vakante dhe të plotësohen pas konsolidimit të strukturave lokale dhe përfshirjes së anëtarëve të rinj. Anëtarët e Kryesisë së Lidhjes Shqiptare janë: Elmi Aziri, Driton Nebiu, Izeir Memedi, Naim Bajrami, Ismail Ibishi, Zulfi Adili, Ilire Dauti, Vjollcë Berisha, Adnan Neziri,…

Lexo më Shumë

Koalicioni i vetëm që funksionon është ai ndërmjet Levicës, LSDM-së dhe BDI-së, të cilat janë bashkuar për të bllokuar miratimin e Kodit Zgjedhor. Nga frika e zgjedhjeve, ato po përgatisin paraprakisht një alibi, thonë nga VMRO-DPMNE. Në vend që të mbështesin një ligj që përfshin rekomandimet dhe përmirëson procesin zgjedhor, këto parti po e pengojnë qëllimisht procedurën dhe po kërkojnë arsyetime të reja. Për opinionin është e qartë se kjo nuk është luftë për një Kod Zgjedhor më të mirë, por një përpjekje për të krijuar paraprakisht një alibi për humbjen zgjedhore që i pret. Pas katër muajsh negociata në…

Lexo më Shumë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka deklaruar se partnerët e koalicionit qeveritar janë dakorduar me kryeministrin Hristijan Mickoski për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në të gjitha institucionet ku organizohen provime profesionale, duke përfshirë edhe provimin e jurisprudencës. Në një intervistë për EuroNews Albania, Mexhiti u pyet lidhur me çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe zbatimin e ligjit në praktikë. I pyetur nga gazetari nëse VLEN e ka kërkuar këtë zgjidhje dhe çfarë përgjigjeje ka marrë nga partnerët qeveritarë, Mexhiti u shpreh se nuk bëhet fjalë për një kërkesë, por për një marrëveshje të arritur…

Lexo më Shumë

Pas një operacioni prej 6 orësh të koordinuar mes institucioneve, është gjetur shtetasi rumun i cili në ora 21 të mbrëmjes që lamë pas u raportua si i humbur në malin e Matkës, njofton TV21. Shtetasi rumun është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, por i çorientuar dhe i frikësuar. Njoftimi i plotë nga Qendra për Menaxhim me Kriza: Në ora 21:55, përmes Numrit Unik për Thirrje Emergjente 112, në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) u pranua një thirrje nga një shtetas rumun, i cili ishte humbur gjatë lëvizjes së pavarur në rajonin e Matkës, në afërsi të shpellës…

Lexo më Shumë