Pas fitores së kandidatit të AKI-së, Arkin Jahiji, nëKomunën e Bërvenicës, ka reaguar kryetari iKomunës së Butelit, Darko Kostovski, duke iupërgjigjur drejtpërdrejt kreut të ASH-së, ZijadinSela. Ky i fundit, duke uruar Jahijin për fitoren,kishte deklaruar se pas Bërvenicës, radhën e kaKërçova dhe fitorja në Butel.
Kostovski nuk ka vonuar me kundërpërgjigjen,duke paralajmëruar se Buteli do të jetë një sfidëtjetër për opozitën shqiptare dhe duke përdorurgjuhë të ashpër ndaj Selës dhe bashkëpunëtorëvetë tij. Ai ka përmendur edhe diasporën, zhvillimine komunës dhe kundërshtimin e tij ndaj, siçshprehet, shantazheve dhe kërcënimeve.
Reagimi i plotë i Kostovskit:
Zijadin Sela shkroi se radhën e ka Buteli.
Po, radhën e ka për një nokaut edhe më të rëndë – nga ata që të lënë me zhurmë në vesh për gjashtë muaj rresht!
Buteli nuk është pre e lehtë, e as nuk ka vend këtu për banditë që sillen si të egër dhe e shohin çdo hapësirë të gjelbër si vend për ndërtim të ri; ai kapitull ka marrë fund.
Shantazhet dhe kërcënimet nuk funksionojnë te banorët e Butelit – ky është një fakt i vërtetuar.
Diaspora – të cilën ju, politikanët dhe “udhëheqësit” e përjetshëm, e dëbuat nga shtëpitë e veta vetëm e vetëm që t’ju votonin juve – nuk do të kthehet në Butel.
Sepse ata e mbajnë mend se, kur u larguan nga shtëpitë e tyre, nuk kishte ujë të pijshëm, as rrugë të asfaltuara, as kopshte, as shkolla dhe as parqe.
Të gjitha këto po i ndërtojmë ne tani.
Zhvillimi i hovshëm i Komunës së Butelit sigurisht që nuk do të ndalet nga njerëz me mentalitet të shekullit të 19-të.
Dhe, më e rëndësishmja: llogaritë e tyre janë katastrofale. Vërtet katastrofale!



