AKI dhe kandidati i tyre për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji kanë shpallur fitore në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Pas numërimit të votave në shtab, ka shpërthyer festa, ndërsa Jahiji i shoqëruar nga funksionarë të tjerë të AKI-së kanë marshuar nëpër rrugët e Bërvencës.
Një moment i veçantë është kapur nga kamerat e Telegrafi Maqedoni, ku shihet babai i Jahijit, i cili e përqafon dhe ia uron fitoren.
Ndryshe, pritet që KSHZ të publikojë rezultatet përfundimtare dhe të shihet se sa ka qenë diferenca në mes dy kandidatëve, Arkin Jahiji dhe Stojanço Radiçevski./Telegrafi/



