Urime Arkin Jahiji,
Urime gjithë shqiptarëve në Komunën e Bërvenicës për fitoren e sotme që u arrit me shumë vendosmëri, mund e përkushtim. Mirënjohje pa fund për mërgatën që edhe një herë dëshmoi fuqinë dhe atdhedashurinë.
Fitorja në Bërvenicë është një sihariq i madh, që duhet ti prijë një pune po aq të rëndësishme që na pret të gjithëve, për rikthimin edhe të Kërçovës dhe fitores në Butel.
Urime nga zemra!
Ziadin Sela, Kryetar i Lidhjes Shqiptare



