Author: Jeta almakos

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka mohuar në rrjetet sociale se apartamentet e sekuestruara në rastin “Parcelat në Vodno” janë të tijat. Apartamentet e Gruevskit dalin në shitje, çmimi mesatar për metër katror është mbi 3.400 euro Ai thotë se e gjitha kjo është pjesë e një gjyqi të montuar politik të motivuar nga ish-kryeministri Zoran Zaev. “Herë pas here, të njëjtat media publikojnë tituj dhe artikuj se gjoja apartamentet e mia janë sekuestruar dhe janë në shitje. Dhe, herë pas here, jam i detyruar të mohoj se ato apartamente nuk kanë qenë kurrë të miat dhe se e gjithë kjo është…

Lexo më Shumë

Në tremujorin e dytë të këtij viti, çmimet e apartamenteve u rritën me 13.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë. Ajo që mund të vërehet është një trend i rritjes në rënie të çmimeve të apartamenteve, duke marrë parasysh se në tremujorin e parë të këtij viti norma vjetore e rritjes së çmimeve të pasurive të paluajtshme u rrit me 16.6 për qind. Vitin e kaluar, rritja e çmimeve të apartamenteve në dy tremujorët e parë ishte më e madhe se 19.5 përqind, ndërsa në…

Lexo më Shumë

Televizioni Shenja mëson ekskluzivisht emrin e personit të katërt për të cilin u bë gjithë ajo bujë në opinion për ndalesë në kufirin e shqipërisë, ku u tha se nuk u lejuan të hyjnë në Shqpipëri tre funksionarë të VLEN-it, deputetët Bekim Qoku dhe Adnan Azizi si dhe zëvendës sekretari i qeverisë, Hasim Murtezani. Bëhet fjalë për Adnan Selmanin, i punësuar në ministrinë e kulturës. Rasti fillimisht u cilësua si ndalesë e funksionarë sepse gjoja kanë gisht në organizimin e protestave në Shqipëri, gjë që u mohua nga autoritetet shqiptare, të cilat po ashtu konfirmuan për televizionin emrin e Selmanit,…

Lexo më Shumë

Sot bëhen shtatë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, një prej marrëveshjeve më të rëndësishme politike në historinë e Maqedonisë së Veriut. Më 17 qershor 2018, në fshatin Psarades të Greqisë, ish-kryeministrat të asaj kohe, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras nënshkruan marrëveshjen që i dha fund kontestit shumëvjeçar për emrin mes Shkupit dhe Athinës. Me këtë marrëveshje, shteti ndryshoi emrin nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Greqia hoqi veton për anëtarësimin e vendit në NATO dhe mbështeti procesin e integrimit evropian. Pas ratifikimit në parlamentet e të dy vendeve dhe ndryshimeve kushtetuese, Marrëveshja e…

Lexo më Shumë

Një pasagjer 61-vjeçar nga Serbia u plagos në incidentin e sotëm në një avion të Ryanair, i cili u detyrua të kthehej në aeroportin e Selanikut pasi u zbulua një defekt në motor ndërsa fluturonte mbi Maqedoninë e Veriut. Mediat greke raportojnë se ai u shpëtua falë rripit të sigurimit dhe pasagjerëve të tjerë, të cilët e mbajtën dhe e tërhoqën për të mos u nxjerrë jashtë avionit përmes dritares së thyer. Gjatë uljes, një pjesë e motorit të dëmtuar u shkëput dhe goditi një dritare të kabinës, duke shkaktuar humbjen e presionit në kabinë. Portali grek Protothema publikoi dëshmi…

Lexo më Shumë

Mbi 300 projekte në ujësjellës, kanalizime dhe mbrojtje të mjedisit, autostrada Shkup–Bllacë dhe ulja e pritjeve në kufirin me Kosovën janë lajmet e mira që po sjell VLEN-i brenda vetëm një jave, thuhet në njoftimin e VLEN. “Derisa këta, që për dy dekada e kishin pushtetin dhe lanë pas vetes një katrahurë, përpiqen ta paraqesin çdo gjë zi e terr, ne përgjigjemi me punë. Dallimi është si nata me ditën, mes politikës që i bënte punët shkel e shko dhe politikës që i nis dhe i çon deri në fund. Në vetëm dy vite, përmes punës së nisur në Ministrinë…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë njofton se një objekt hotelerik në Dobërcë është hedhur një bombë dore nga një automjet në lëvizje, me çka janë lënduar dy persona. “Më 08.07.2026 në orën 01:20 në Departamentin Policor të Grupçinit, D.F. (51) nga fshati Dobërcë e Tetovës ka denoncuar se nga një automjet udhëtarësh “Citroen” në lëvizje është hedhur një bombë dore drejt objektit të tij hotelier, i ndodhur përgjatë rrugës lokale në fshat. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa lëndime kanë pësuar E.A. (57) nga fshati Çiflik i Tetovës dhe G.F. (60) nga fshati Dobarcë, të cilët ndodheshin në rrethin e restorantit. Të…

Lexo më Shumë

Policia ka njoftuar shkurt se është duke kompletuar dokumentacionin e nevojshëm për ta kallëzuar penalisht Fidan Salihin nga Kumanova i cili më 28 maj e goditi për vdekje 13 vjeçarin Agan Asani derisa ky i fundit ishte me trotinet elektrik në magjistralen Kumanovë-Shkup, përkatësisht në fshatin Çerkez. “Pas kompletimit të provave materiale në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike ndaj personit F.S do të ketë kallëzim penal”. – Ministria e Punëve të Brendshme. Ditë më parë Alsat M raportoi ekskluzivisht se në analizat e gjakut Fidan Salihi ka rezultuar pozitiv në përdorimin e lëndëve narkotike. Raporti nga Departamenti për Ekespertiza Forenzike i…

Lexo më Shumë

Modelet me burim të hapur të zhvilluara nga Kina kanë ulur ndjeshëm pragun dhe koston e përdorimit të inteligjencës artificiale, duke u mundësuar të gjitha palëve, veçanërisht vendeve në zhvillim, të përfitojnë në mënyrë të barabartë nga zhvillimet në këtë fushë. Kështu u shpreh të enjten zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning në një konferencë të rregullt për shtypin, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari mbi bashkëpunimin mes Kinës dhe vendeve të Jugut Global në fushën e inteligjencës artificiale. Mao Ning bëri të ditur se Kina do të organizojë në Shangai Konferencën Botërore të…

Lexo më Shumë

MPB njofton se kontrollet e përbashkëta kufitare One Stop tashmë funksionojnë në pikat kufitare me Serbinë dhe Kosovën, ndërsa me nënshkrimin e marrëveshjes me Republikën e Shqipërisë po përmbyllet procesi i vendosjes së këtij sistemi modern me të gjithë fqinjët tanë të cilët nuk janë pjesë e zonës Shengen. “Me zbatimin e sistemit One Stop, qytetarët përfitojnë një ndalesë të vetme, një kontroll të vetëm kufitar dhe kohë dukshëm më të shkurtër pritjeje, ndërsa shtetet përfitojnë menaxhim më efikas të kufijve, siguri më të madhe, më shumë tregti, turizëm dhe ndërlidhje rajonale”. “Rezultatet tashmë janë të dukshme. Në Tabanoc, edhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon se sot, më 9 korrik 2026, filloi pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe të mbrojtjes civile për muajin qershor të këtij viti. Përfituesit e të drejtave monetare, të cilët posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa pa para të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes bankave elektronike dhe atyre mobile. Po ashtu, përfituesit, të cilët nuk përdorin kartela, nga sot, do të jenë në gjendje t’i tërheqin mjetet e tyre nga të gjitha filialet dhe ekspoziturat e…

Lexo më Shumë

Ilaçi “Foster”, terapi inhalatore për astmën dhe sëmundjen kronike obstruktive pulmonare (COPD), pritet që nga 1 gushti të jetë i disponueshëm nëpër farmaci pa pagesë shtesë dhe me participim prej 280 denarësh. Ndërsa për antikoagulantin “Xarelto” (rivaroxaban), nga 1 janari do të paguhet vetëm 160 denarë participim. Këtë e theksoi sot në konferencë për shtyp drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Sasho Klekovski. Ai sqaroi se ekzistojnë dy mënyra për të ndikuar në uljen e çmimit të barnave: e para, futja e një bari në listën pozitive, ku përmes negociatave arrihet çmim më i ulët, pasi futja në listë nënkupton…

Lexo më Shumë