Vetë programi parazgjedhor i VLEN-it Plani 2030 është prova më e fortë e dështimit. Nuk ka nevojë për argumente shtesë për të dëshmuar dështimin e tyre, mjafton të lexohet programi i tyre parazgjedhor. Premtimet e papërmbushura janë kthyer sërish në premtime të reja, në arsyetime, justifikime duke dëshmuar mungesën e rezultateve konkrete dhe heshtjen e tyre, thuhet në kumtesën e Aleancës prë shqiptarët, të cilën MIA e transmeton në formë integrale Ky koalicion u prezantua para qytetarëve me një varg premtimesh tërheqëse, në planin 2030 si me rritje të përfaqësimit të shqiptarëve në institucione,fuqizimin e gjuhës shqipe, përfaqësim të drejtë…
Author: Jeta almakos
Punimet për rekonstruimin e rrugës “Ferid Murati” po zhvillohen sipas dinamikës së planifikuar. Pas përfundimit të asfaltimit të njërës anë të shtigjeve për këmbësorë, aktualisht po realizohen përgatitjet për asfaltimin e shtigjeve të biçikletave dhe hapësirave për këmbësorë në pjesën tjetër të rrugës. Kjo fazë e punimeve pritet të përfundojë deri në fund të javës, ndërsa aktivitetet po zhvillohen gjatë pushimit veror për të minimizuar ndikimin në qarkullimin e përditshëm të qytetarëve. Projekti realizohet me mbështetjen e Bankës Botërore dhe është pjesë e investimeve të Komunës së Çairit për modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe përmirësimin e kushteve të lëvizjes për…
Deputetët e VLEN-it sot në konferencë për shtyp theksuan se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë një nga proceset më të rëndësishme në kuadër të Agjendës reformuese dhe afrimit të vendit me standardet evropiane. Deputeti Bekim Qoku tha se që në takimin e liderëve, VLEN ka kërkuar që ky proces të mos kufizohet vetëm në çështje teknike, por të trajtojë edhe tema që e zgjerojnë pjesëmarrjen demokratike. “Një prej tyre është krijimi i mundësive që qytetarët tanë në diasporë ta ushtrojnë më lehtë të drejtën e votës. Për ne, është me rëndësi që diaspora të ketë mundësi të votojë, qoftë përmes…
“Kleksani” dhe dy ilaçe tjera antikoagulante që kërkohen shpesh nga qytetarët, tani mund të blehen nëpër farmaci me recetë. Nga tani ato mund të blihen nga qytetarët shumëfish më lirë. Kështu njoftoi sot drejtori i Fondit Shëndetësor në largim, pasi së shpejti do të kaloj në krye të Ministrisë së Shëndetësisë Sasho Klekovski. Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor “Dy koagulantet e para janë në rangun e çmimeve nga 1 160 deri në 2 700 denarë, në varësi të dozës dhe shkallës së terapisë, ndërsa tani do të jenë në dispozicion vetëm me participim nga 160 deri në 240 denarë-në…
Enti Shtetëror i Statistikave ka bërë të ditur se një banor i Maqedonisë se Veriut vitin e kaluar ka prodhuar 417 kilogramë mbeturina. Sipas Entit, në vend janë gjeneruar 755,7 mijë tonë mbeturina, ndërsa në deponi kanë përfunduar pothuajse 640 mijë tonë mbeturina komunale. Edhe pse është prodhuar më pak mbeturina, ndërmarrjet komunale kanë grumbulluar më shumë mbeturina sesa një vit më parë ka njoftuar Enti. ENTI SHTETËROR I STATISTIKAVE “Rritja është rezultat i përfshirjes së një numri më të madh vendbanimesh në sistemin e grumbullimit kolektiv të mbeturinave. Industria e Maqedonisë gjatë vitit 2024 ka gjeneruar 1,2 milion tonë…
Televizioni Alsat mëson ekskluzivisht se 25 vjeçari Fidan Salihi i cili më 28 maj e goditi për vdekje 13 vjeçarin Agan Asani në fshatin Çerkez të Kumanovës ka rezultuar pozitiv në lëndë narkotike. Analizat e specializuara laboratorike të bëra nga Departamenti për Ekspertiza Forenzike pran MPB-së kanë konstatuar se Fidan Salihi rezulton të jetë përdorues i lëndëve narkotike, përkatësisht përdorues i kanabisit. Sipas burimeve të njëjta, në fund të qershorit, Departamenti i Forenzikës raportin e detajuar me analizat e të dyshuarit e ka nisur në Sektorin për Punë të Brendshme në Kumanovë. Nga aty akoma nuk ka një konfirmim nëse…
Policët serb, duke filluar nga nesër dhe duke vazhduar deri më 31 gusht, do të patrullojnë Ohrin së bashku me pjesëtarët e policisë së RMV-së në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta gjatë sezonit turistik veror. Vendimi u njoftua nga SPB të Ohrit, pas një takimi pune me Ministrinë e Brendshme të Maqedonisë dhe oficerët e policisë nga Ministria e Brendshme e Republikës së Serbisë. “Patrullat e përziera të përbashkëta do të kontribuojnë në rritjen e sigurisë për qytetarët, si dhe për turistët serbë që kalojnë pushimet e tyre vjetore në Ohër në numër të madh. Gjatë patrullave, oficerët e policisë…
Grupacioni BALFIN fitoi çertifikatën Top Employer 2026 që e ndan Top Employers Institute –autoritet global për njohjen e përsosmërisë në praktikat e menaxhimit të burimeve njerëzore. Çertifikata u jepet ekskluzivisht organizatave që kalojnë me sukses një proces vlerësimi rigoroz dhe të pavarur, duke vlerësuar performancën e tyre në fusha kyçe si strategjia e burimeve njerëzore, zhvillimi i talenteve, mirëqenia e punonjësve dhe diversiteti dhe përfshirja. Rëndësia e kësaj mirënjohjeje shihet në statusin e saj si një standard ndërkombëtar i pavarur që ofron një vlerësim objektiv të praktikave të menaxhimit të punonjësve sipas standardeve më të larta globale. Çertifikata Top Employer…
Recension Libri Le ta dinë se ajo është këtu: Në kërkim të Mbretëreshës së Mleihas Autore: Bodour Al Qasimi (Kalimat Group, 2025) Le ta dinë se ajo është këtu është një vepër ambicioze, evokuese dhe që sfidon kufijtë e zhanreve letrare, duke i rezistuar çdo kategorizimi të zakonshëm. Nuk është as një autobiografi konvencionale, as një rrëfim standard arkeologjik, e as thjesht një meditim letrar. Përkundrazi, libri shpaloset si një udhëtim mitopoetik i kujtesës së të parëve, duke ndërthurur përvojën personale, gjeografinë e shenjtë, arkeologjinë, metafizikën sufiste dhe rikthimin e kujtesës së gruas. Ai qëndron në pikëtakimin ndërmjet historisë dhe…
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se së shpejti do të shpallet procedura e tenderimit për servisimin e plotë të teleferikut në Vodno, duke ritheksuar se ai nuk do të vihet në funksion deri në përfundim të sezonit. Në një intervistë për “Sitel”, Gjorgjievski tha se teleferiku do të hapet vetëm pasi të përfundojë plotësisht procesi i rivitalizimit dhe të garantohet siguria maksimale për qytetarët. “Kur të jem i sigurt se mund të hipi në teleferik bashkë me fëmijën tim, vetëm atëherë do të lejoj që ai të vihet në funksion. Nuk do të lejoj që të rrezikohet…
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njoftoi se deri në orën 20:00 të ditës së sotme janë regjistruar gjithsej 14 zjarre në hapësira të hapura në vend. Sipas të dhënave të fundit, dy vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 12 të tjera janë lokalizuar dhe shuar nga ekipet kompetente. Zjarret aktive janë regjistruar në Komunën e Kërçovës, në afërsi të stadiumit të qytetit, ku po digjen fushë me kashtë pas korrjes dhe bar i thatë, si dhe në Komunën e Manastirit, në zonën pranë tunelit të unazës së qytetit. Ndërkohë, zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë 12 zjarre të tjera…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të RMV-së, Timço Mucunski u takua sot, në kuadër të vizitës së tij të punës në Katar, me zv. kryeministrin dhe Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Katarit, Sheikh Saud bin Abdulrahman bin Hassan bin Ali Al Thani. Siç njoftoi Mucunski, në takim u diskutuan mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, dhe u shkëmbyen mendime mbi sfidat aktuale rajonale dhe ndërkombëtare të sigurisë. “Diskutuam për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Gjithashtu shkëmbyem mendime mbi sfidat aktuale…

