Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoki tha se pret që gjatë ditës së nesërme çmimi i naftës të rritet për 2 deri në 2,5 denarë, ndërsa ai i benzinës për rreth 1 denarë. Ai tha se sërish vendi ka derivatet më të lira në rajon, ndërsa rritja në fjalë vjen për shkak të rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare. “Sipas kalkulimeve tona, kemi rritje të naftës në javën e kaluar në bursat botërore, 5%-6%, dhe rritje të vogël të benzinave për 2-3%. Pres të kemi rritje për 2-2,5 denarë për litër naftë dhe rreth 1 denarë për benzinën, por të shohim…
Author: Jeta almakos
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë sonte në Kuvendin Zgjedhor të Degës së BDI-së në Strugë, ku u zgjodhën organet dhe strukturat e reja drejtuese të degës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti e cilësoi Strugën si qytet të traditës, qëndresës dhe kontributit kombëtar, duke vlerësuar atmosferën e unitetit, përgjegjësisë dhe entuziazmit që, sipas tij, karakterizoi procesin zgjedhor. “Struga ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat e fuqishme të rrugëtimit tonë politik. Më gëzon fakti që sonte pashë një organizatë të bashkuar, një anëtarësi të vendosur dhe një energji që dëshmon qartë se BDI…
Azir Aliu Në inxhinieri ekziston një rregull i thjeshtë, por i mençur, ndërtimet më të mira nuk janë ato që kërkojnë admirim tëpërditshëm, por ato që u japin njerëzve qetësi dhe siguri. Një urëështë e suksesshme kur njeriu e kalon atë pa frikë. Softueri arrin pjekurinë e tij kur përdoruesi përjeton thjeshtësi, ndërsa kompleksiteti mbetet i fshehur në prapavijë. Po kështu, një sistem i mirë është ai ku rruga është e qartë dhe e kuptueshme, pa pasur nevojë që dikush të qëndrojë pranë jushpër t’ju treguar se si funksionon. Me këtë përvojë profesionale dhe me këtë mënyrë të të menduarit…
Këshilli Shtetëror i Kinës publikoi planin për ndërtimin e një Kine të Bukur gjatë periudhës së Planit të 15-të Pesëvjeçar (2026-2030), duke përcaktuar kërkesat e përgjithshme, objektivat, detyrat kryesore dhe projektet kryesore për avancimin gjithëpërfshirës të iniciativës, shkruan “Xinhua”. Deri në vitin 2030, sipas planit, Kina synon të arrijë përmirësim të përgjithshëm në cilësinë ekologjike dhe mjedisore dhe të bëjë përparim të konsiderueshëm drejt ndërtimit të një Kine të Bukur, me prodhim dhe stile jetese të gjelbër të vendosur kryesisht dhe objektivin e arritjes së kulmit të karbonit të arritur në afat. Plani parashikon shtatë detyra kryesore, duke përfshirë…
Më 04.07.2026 në orën 15:00 në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria S.B. (21) nga Shkupi. Po atë ditë në orën 13:20, një grua nga Shkupi ka denoncuar se më 03.07.2026 në zonën e Shuto Orizarit, S.B. kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 16-vjeçare, ndërsa para gjashtë muajve, i denoncuari kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, të cilën një mik i tij e kishte incizuar me celular. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pason kallëzimi përkatës.
Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 17 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat një është vënë nën kontroll, ndërsa 16 janë shuar plotësisht, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza. Sipas informacioneve nga QMK, zjarri në Komunën e Makedonski Brod, në zonën e fshatit Belicë, ku u përfshi një pyll me pisha dhe bimësi e ulët, është nën kontroll. Zjarret janë shuar në Komunën e Gjorçe Petrovit pranë fshatit Kuçkovë, në Veles pranë fshatit Crkvino, në Negotinë pranë fshatit Crveni Bregovi dhe në Bogdanci pranë fshatit Stojakovë, ku digjej kryesisht bimësi e ulët…
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë dhe kryetari i saj Venko Filipçe janë dy gjëra thelbësisht të ndryshme, tha profesori universitar dhe ish-zyrtari i lartë i LSDM-së Igor Ivanovski, i cili moderoi takimin të mërkurën nën emrin “Biseda për të Ardhmen”, në të cilin u theksua se publiku progresiv demokratik në vend ka nevojë për një debat përmbajtjesor dhe objektiv. Duke shpjeguar takimin, i cili u mbajt me dyer të mbyllura, Ivanovski tha se arsyeja për të ishte gjendja aktuale e skenës politike, në të cilën nga njëra anë ka një qeveri të pajustifikueshme të fortë, dhe nga ana tjetër një opozitë…
Në pritje të pjesës më intensive të sezonit turistik veror, sistemi “Qytet i Sigurt” në rajonin e Ohrit po hyn në fazën e fundit të përgatitjes. Këto ditë, u kryen testime teknike të kamerave në vendbanimin Raça, në rrugën për në plazhe dhe Shën Naum dhe në hyrje të Ohrit nga drejtimi i Manastirit, dhe SPB e Ohrit njofton se ato së shpejti do të vihen në funksion të plotë. Ky informacion është veçanërisht i rëndësishëm për mijëra turistë vendas dhe të huaj që mbërrijnë në Ohër çdo ditë në korrik dhe gusht, si dhe për banorët e qytetit, pasi…
Në një kontroll aksional të kryer më 4 korrik nga ora 17:00 deri në orën 23:00 në zonën e Shtipit, oficerët e policisë nga Njësia Mobile për Siguri në Trafik të Sektorit për Çështje Trafikale vendosën gjithsej 55 sanksione për kundërvajtje dhe vepra penale. Kontrolli ishte drejtuar ndaj drejtuesve të mopedëve, motoçikletave, kuadriçikletave dhe skuterëve elektrikë të cilët nuk i respektuan rregullat e trafikut. Nga numri i përgjithshëm i sanksioneve, numri më i madh – 35, ka të bëjë me drejtimin e motoçikletës pa helmetë mbrojtëse. Një masë u shqiptua gjithashtu për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, një…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, informon LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në kalimet kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë, duke vlerësuar rolin historik të SHBA-ve si simbol i lirisë dhe aleat i rëndësishëm për shqiptarët. Në mesazhin e tij, Mexhiti theksoi se ekzistojnë kombe që shkruajnë historinë e tyre, por edhe kombe që arrijnë të ndryshojnë historinë e botës, duke e renditur Amerikën në këtë kategori. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës i përkasin kësaj të dytës”, deklaroi ai, duke kujtuar se shpallja e pavarësisë amerikane para 250 vitesh ndryshoi jo vetëm fatin e një populli, por edhe mënyrën se si njerëzimi…
Kolona të gjata automjetesh në vapë presin të kalojnë kufirin maqedono-serb në pikën kufitare “Tabanocë”. Pesë kolona me automjete kanë pritur për më shumë se një orë për të hyrë në Serbi. Për këtë rast reaguan nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët e kanë sqaruar situatën. “Për shkak të problemeve teknike, sistemi i pikës së përbashkët kufitare me Republikën e Serbisë po funksionon ngadalë, prandaj ka vonesa të caktuara gjatë hyrjes në Republikën e Serbisë. Shërbimet kompetente po marrin masa intensive për të eliminuar problemin dhe për të normalizuar funksionimin e sistemit sa më shpejt të jetë e…

