Pas më shumë se një muaji, Bashkësia Fetare Islame e RMV-së ka reaguar zyrtarisht ndaj një manipulimi mediatik, ku në video promovuese për një shampon të rremë është përdorur imazhi dhe zëri i Reisul Ulemasë. Megjithatë, ky reagim ka nxitur kritika nga një pjesë e opinionit dhe besimtarëve, të cilët pyesin pse institucioni nuk ka reaguar me të njëjtën vendosmëri për çështje shumë më të rëndësishme që prekin myslimanët. Sipas reagimit kritik, prej vitesh BFI nuk është prononcuar për krimet kundër njerëzimit ndaj myslimanëve, veçanërisht në Gaza dhe Palestinë, nuk ka reaguar ndaj rasteve të islamofobisë në vend, nuk ka…
Author: Jeta almakos
Incidentet e njëpasnjëshme ditëve të fundit ka rritur shqetësimin për sjelljen e të rinjve dhe normalizimin e dhunës. Psikologët thonë se ndryshimet e papritura në sjelljen e një fëmije mund të tregojnë se ai po përjeton dhunë ose probleme në familje. Sipas tyre këto shenja nuk duhet të anashkalohen dhe se bashkëpunimi mes familjes dhe shkollës është kyç në parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve. Psikologu Safet Ballazhi vlerëson se një nga sfidat më të mëdha mbetet mungesa e përgjegjësisë së disa prindërve, të cilët, sipas tij, shpesh mbrojnë fëmijët edhe kur ata shfaqin sjellje të dhunshme, në vend që të…
Gjatë 24 orëve të fundit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 23 persona në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kriva Pallankë, Radovish, Manastir, Resnjë, Prilep dhe Kërçovë, pasi gjatë kontrolleve dhe bastisjeve tek ta është gjetur dhe sekuestruar drogë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Në Shkup u arrestuan shtatë persona të moshës nga 19 deri në 40 vjeç, tek të cilët policia gjeti dhe konfiskoi lëndë pluhurore të bardhë, lëndë të ngurtë të bardhë dhe marihuanë. Në Tetovë, gjatë një bastisjeje të kryer me urdhër gjyqësor në shtëpinë e një 41-vjeçari, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë, ndërsa i dyshuari…
Propozimi për shkarkimin e disa ministrave dhe emërimin e anëtarëve të rinj të Qeverisë është dorëzuar në Kuvend, ndërsa seanca për shqyrtimin e tij është caktuar për më 13 korrik, njoftoi shërbimi parlamentar për shtyp. Në rendin e ditës të seancës së 112-të janë paraparë tri pika: propozimi për shkarkimin e anëtarëve të Qeverisë, propozimi për shkarkimin e zëvendësministrave dhe propozimi për zgjedhjen e ministrave të rinj. Sipas propozimit, Jeton Shasivari pritet të emërohet ministër i Drejtësisë, duke zëvendësuar Igor Filkovin. Agon Ferati propozohet për ministër të Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive në vend të Ivan Stoilkoviqit, ndërsa vetë Stoilkoviqi është propozuar…
Kina do të shfrytëzojë Konferencën Botërore të Inteligjencës Artificiale (AI) dhe Takimin e Nivelit të Lartë mbi Qeverisjen Globale të AI-së si një mundësi për të forcuar shkëmbimet dhe bashkëpunimin me të gjitha palët për të ndërtuar një sistem global të qeverisjes së AI-së bazuar në konsensus të gjerë. Kështu u shpreh të premten zv.presidenti kinez Han Zheng në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e hapjes së Forumit të 14-të Botëror të Paqes në Pekin, duke bërë thirrje për forcimin e qeverisjes në fushat në zhvillim si AI-ja. Han deklaroi se bota aktualisht po përjeton ndryshime të shpejta, me…
“Cila është ajo kallëzim penal ndaj funksionarëve të BDI-së që ka mbërritur në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, por nuk është proceduar? Kë nga BDI-ja kam mbrojtur unë?” Me këto kundërpyetje u përgjigj shefi i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi, ndaj pyetjes së gazetarit nëse e konsideron dështim faktin që mandatin e tij, i cili përfundon në nëntor, do ta mbyllë pa asnjë aktakuzë ndaj ndonjë funksionari të BDI-së, duke pasur parasysh se mandati i tij nisi me publikimin e fotografive me drejtuesit e BDI-së ose me persona të afërt…
Gjurmë biologjike të gjyqtarit të Apelit, Gjoko Ristov, janë gjetur në mbështjellëset prej letre alumini ku ishin fshehur 350 mijë euro, u tha gjatë seancës së fundit gjyqësore nga ekspertët e Ministrisë së Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut. Ristov akuzohet për fshehje pasurie dhe pastrim parash. Paratë ishin zbuluar të fshehura brenda murit të kuzhinës në shtëpinë e prindërve të tij në Negotinë. Sipas Prokurorisë, bëhet fjalë për 600 kartëmonedha me prerje prej 500 dhe 200 eurosh. Ekspertët sqaruan para gjykatës se nga 13 mostra të marra për analizë, vetëm dy rezultuan të përshtatshme për ekzaminim. ADN-ja u…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski thekson se nuk ka ambicie të kandidojë për president të vendit, por se si kryetar i OBRM-PDUKM-së-së do të udhëheqë një tjetër fitore të madhe ndaj LSDM-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Kur ta mbaroj këtë pjesë të jetës sime si Kryeministër, do të kthehem në fakultet me studentët. Nuk kam thënë kurrë se kur do të ndodhë kjo, nëse pas një viti, pesë, dhjetë. Këta njerëz që kanë frikë nga unë, të cilët i shoh vazhdimisht duke parashikuar një lloj fundi, do të duhet të përpiqen pak më shumë që ta bëjnë të zgjasë…
Zyrtarët policorë nga SPB Shkup sot në rrugën “magjistralen Jadranska” privuan nga liria D.D., A.A. dhe F.L. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 të Kodit Penal. Siç informon Ministria e Punëve të Brendshme, rasti lidhet me një zjarr në një vendgrumbullim lëndësh të para sekondare në zonën e Çairit, gjatë të cilit një ekskavator u vu në flakë, dhe u raportua më 1 korrik 2026 rreth orës 23:20 në stacionin policor të Çairit. Pas marrjes së njoftimit, oficerët e policisë nga SPB Shkup i kanë vërejtur të dyshuarit në një automjet…
Ambasada e SHBA-së në Shkup njoftoi se duke filluar nga 15 korriku 2026, për Shërbimet e Shtetasve Amerikanë (pasaporta dhe shërbimet noteriale) nuk do të pranohen më pagesa me para në dorë, kartela krediti apo forma të tjera pagese në sportelin konsullor. Sipas njoftimit, të gjitha pagesat duhet të kryhen paraprakisht online përmes portalit zyrtar Pay.gov. Shtetasit amerikanë duhet të printojnë konfirmimin elektronik të pagesës dhe ta paraqesin atë gjatë takimit të tyre në Ambasadën e SHBA-së në Shkup. Për më shumë informacione, Ambasada u rekomandon qytetarëve të konsultojnë faqen e saj zyrtare. “Duke filluar nga nga data 15 korrik…
Stafi i AutoDoc Premium u doli në ndihmë qytetarëve të Shkupit pas reshjeve të dendura Pas reshjeve të shumta që përfshinë Shkupin gjatë ditës së djeshme, në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa video ku shihen persona duke ndihmuar qytetarët, veturat e të cilëve kishin mbetur të bllokuara në ujë si pasojë e vërshimeve të krijuara nga shiu. Pas një verifikimi të bërë, mësohet se personat që u dolën në ndihmë qytetarëve ishin pjesëtarë të stafit të AutoDoc Premium. Në videot e publikuara shihet se ata, me një automjet Volkswagen Touareg të modifikuar dhe të përgatitur nga vetë ekipi i tyre…
Kandidati për Ministër të Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se ka pranuar me nder dhe përgjegjësi kandidaturën për të udhëhequr këtë dikaster. Në reagimin e tij publik, ai falënderoi kryesinë e VLEN-it, si dhe bashkëkryetarët Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti për besimin e dhënë. “Po e marr këtë detyrë në një kohë sfidash, me synimin ta rikthejmë besimin te drejtësia dhe ta ecim përpara agjendën reformuese”, thuhet në deklaratë. Ai theksoi se për dekada ka kontribuar në sferën akademike dhe se do të angazhohet maksimalisht edhe në detyrën e re, duke vënë në fokus interesin publik…

