Author: Jeta almakos

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për televizionin publik gjerman “ZDF” ka folur për projektin në Zvërnec, protestat dhe politikën. Siaps tij projekti në Zvërnecë është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilës Shqipëria nuk mund t’i thotë jo. Sa i përket protestave, Rama theksoi se  ka dy anë të medaljes, nga njëra anë janë qytetarët e thjeshtë të cilët kanë shumë arsye për të dalë në shesh dhe i mirëkupton, në anën tjetër janë organizatorët. Prej më shumë se një muaji, çdo mbrëmje zhvillohen protesta në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Shkaku i protestave është një resort…

Lexo më Shumë

Komuna e Çairit ka reaguar ndaj deklaratave të këshilltarëve komunalë të opozitës, duke theksuar se pretendimet për mungesën e një komisioni për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve nga reshjet e fundit nuk qëndrojnë. Sipas Komunës, Komisioni për vlerësimin dhe përcaktimin e lartësisë së dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera është formuar me vendim të Këshillit të Komunës që në muajin maj, në përputhje me legjislacionin në fuqi. “Nuk presim të ndodhin fatkeqësi për të reaguar, por ndërtojmë mekanizma institucionalë paraprakisht për të siguruar gatishmëri dhe reagim të shpejtë”, thuhet në reagimin e Komunës. Komuna njofton se menjëherë pas…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut pret që vitin e ardhshëm të përfundojë interkonektori i gazit me Greqinë. Kryeministri Hristijan Mickoskit tha se, pret që në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm të realizohet plotësisht sinkronizimi i rrjetit kombëtar të gazit me rrjetin kombëtar grek. Ndërkohë, ai tha se nga Nomagas tashmë është shpallur edhe interkonektori me Serbinë. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINSTËR I RMV-SË “Aktualisht janë në proces të rifillimit tre projekte të reja: gazsjellësi që do të lidhë Velesin me Shtipin, gazsjellësi që do të lidhë Gostivarin me Kërçovën dhe një degëzim që do të ndërtohet pranë Tetovës dhe do…

Lexo më Shumë

Një hulumtim i opinionit publik i realizuar nga agjencia Market Vision në periudhën 10–27 qershor, me porosi të MKD.mk, tregon se partia në pushtet VMRO-DPMNE mbetet bindshëm e para në mbështetjen e votuesve në Maqedoninë e Veriut. Sipas sondazhit, në pyetjen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, rezultatet janë: Kur analizohen vetëm të anketuarit e përcaktuar politikisht (497 nga 1.200 gjithsej), raporti mes VMRO-DPMNE dhe LSDM mbetet pothuajse i njëjtë. Po ashtu, tek kampi shqiptar, BDI është para VLENI-it. Në nivel liderësh politikë, kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, vazhdon të ketë nivelin më të lartë të besimit krahasuar…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të autostradës “Ibrahim Rugova”, pranë pikës kufitare të Morinit. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë gjashtë automjete, ndërsa si pasojë kanë mbetur të lënduar shtatë persona. Në mesin e tyre janë edhe një fëmijë dhe një grua shtatzënë në muajin e shtatë të shtatzënisë. Të lënduarit janë transportuar me autoambulanca në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Deri më tani nuk është raportuar për viktima, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të të lënduarve. Në…

Lexo më Shumë

Hekurudhat kombëtare të Kinës trajtuan më shumë se 2 miliardë tonë ngarkesë në gjysmën e parë të vitit, një rritje prej 1.8 për qind në bazë vjetore, njoftoi të premten “China State Railway Group Co., Ltd”. Shërbimet e trenave të mallrave Kinë-Europë gjithashtu ruajtën një rritje të fortë, me 11.178 udhëtime të kryera gjatë kësaj periudhe, duke ndihmuar në mbajtjen e kanaleve logjistike vendase dhe ndërkombëtare në funksionim të mirë, shkruan “Xinhua”.Foto nga VCG Kompania tha se ka përshpejtuar zhvillimin e një sistemi modern logjistik hekurudhor në vitet e fundit, duke zgjeruar qendrat logjistike dhe linjat hekurudhore të dedikuara për…

Lexo më Shumë

Lidhur me deklaratat e paraqitura në konferencën për media nga këshilltarët komunalë të opozitës, Komuna e Çairit vlerëson se opinioni duhet të informohet me fakte dhe jo me pretendime që nuk pasqyrojnë gjendjen reale. Pretendimi se Komuna duhet të formojë komision për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve është i pabazuar, pasi Komisioni për vlerësimin dhe përcaktimin e lartësisë së dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera është formuar me vendim të Këshillit të Komunës së Çairit që në muajin maj, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kjo dëshmon qartë se Komuna nuk pret të ndodhin fatkeqësi për të reaguar,…

Lexo më Shumë

Aleksandar Mitovski në podcastin e njohur në portalin Infomax ka lavdëruar zhvillimin e shpejt të Kosovës pas luftës, duke bërë krahasime me foto se si ka qenë para 1999 dhe si është tani. Ai ka theksuar në këtë drejtim është Maqedonia e Veriut ajo që ka ngecur shumë dhe se Kosova po e tejkalon në çdo sferë me hapa të mëdha. Shiko më poshtë çfarë thotë:

Lexo më Shumë

Nga 10 deri më 27 qershor, anketuesit e agjencisë Market Vision, me porosi të MKD.mk, zhvilluan një hulumtim të opinionit publik në Maqedoninë e Veriut, i cili tregoi se partia në pushtet VMRO-DPMNE dhe lideri i saj vazhdojnë të jenë bindshëm në epërsi sa i përket besimit të votuesve. Sipas këtij sondazhi, liderët e partisë së re politike VLEN gëzojnë më shumë besim krahasuar me liderin e partisë opozitare BDI. Nëse veçohen rezultatet e partive vetëm te të anketuarit e përcaktuar (497 nga gjithsej 1.200), raporti i epërsisë së VMRO-DPMNE-së ndaj LSDM-së mbetet pothuajse i njëjtë. Ndërkohë, mbështetja për VLEN-in po i afrohet me shpejtësi popullaritetit që gëzon BDI-ja te votuesit shqiptarë në Maqedoninë e…

Lexo më Shumë

Pas më shumë se një muaji, Bashkësia Fetare Islame e RMV-së ka reaguar zyrtarisht ndaj një manipulimi mediatik, ku në video promovuese për një shampon të rremë është përdorur imazhi dhe zëri i Reisul Ulemasë. Megjithatë, ky reagim ka nxitur kritika nga një pjesë e opinionit dhe besimtarëve, të cilët pyesin pse institucioni nuk ka reaguar me të njëjtën vendosmëri për çështje shumë më të rëndësishme që prekin myslimanët. Sipas reagimit kritik, prej vitesh BFI nuk është prononcuar për krimet kundër njerëzimit ndaj myslimanëve, veçanërisht në Gaza dhe Palestinë, nuk ka reaguar ndaj rasteve të islamofobisë në vend, nuk ka…

Lexo më Shumë

Incidentet e njëpasnjëshme ditëve të fundit ka rritur shqetësimin për sjelljen e të rinjve dhe normalizimin e dhunës. Psikologët thonë se ndryshimet e papritura në sjelljen e një fëmije mund të tregojnë se ai po përjeton dhunë ose probleme në familje. Sipas tyre këto shenja nuk duhet të anashkalohen dhe se bashkëpunimi mes familjes dhe shkollës është kyç në parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve. Psikologu Safet Ballazhi vlerëson se një nga sfidat më të mëdha mbetet mungesa e përgjegjësisë së disa prindërve, të cilët, sipas tij, shpesh mbrojnë fëmijët edhe kur ata shfaqin sjellje të dhunshme, në vend që të…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 23 persona në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kriva Pallankë, Radovish, Manastir, Resnjë, Prilep dhe Kërçovë, pasi gjatë kontrolleve dhe bastisjeve tek ta është gjetur dhe sekuestruar drogë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Në Shkup u arrestuan shtatë persona të moshës nga 19 deri në 40 vjeç, tek të cilët policia gjeti dhe konfiskoi lëndë pluhurore të bardhë, lëndë të ngurtë të bardhë dhe marihuanë. Në Tetovë, gjatë një bastisjeje të kryer me urdhër gjyqësor në shtëpinë e një 41-vjeçari, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë, ndërsa i dyshuari…

Lexo më Shumë