Author: Jeta almakos

Kleksanat tani mund të merret me recetë nga një farmaci, Megjithatë, pavarësisht kësaj, disa qytetarë, siç njofton “TV24” thanë se në disa nga farmacitë u ishte thënë se ende nuk po e lëshonin me recetë, duke shpjeguar se po prisnin njoftim nga Fondi. Nga Fondi Shëndetësor thonë se që nga 1 korriku, ilaçi është vendosur në listën pozitive dhe farmacitë janë të detyruara ta sigurojnë dhe lëshojnë atë për personat e siguruar që kanë nevojë për të. “Që nga 1 korriku 2026, ilaçi enoksaparinë (Kleksane) është siguruar përmes Listës Pozitive të Barnave dhe mund të blihet dhe lëshohet në farmacitë…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, mori pjesë sot në Akademinë Policore në Idrizovë në promovimin e Katalogut për trajnimet e vazhdueshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i përgatitur në bashkëpunim me Akademinë Policore dhe Misionin e OSBE-së në Shkup, njoftoi MPB. Në fjalimin e tij, Toshkovski theksoi se katalogu paraqet një hap të rëndësishëm drejt avancimit të zhvillimit profesional dhe forcimit të kapaciteteve të të punësuarve në MPB, duke vlerësuar se sfidat bashkëkohore të sigurisë kërkojnë një polici të trajnuar, profesionale dhe efikase. “Trajnimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimit policor është një nga prioritetet tona kryesore.…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar pas nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë, duke akuzuar Qeverinë se për dy vite ka arsyetuar vonesat me pretendimin se po ndryshohej trasa e projektit. “Për dy vjet na thanë se autostrada Shkup–Bllacë ishte bllokuar sepse po ndryshohej trasa. Ky ishte justifikimi me të cilin u arsyetu çdo vonesë. Sot, me nënshkrimin e kontratës, del qartë se nuk është ndryshuar as edhe një milimetër nga traseja e projektit që ne lamë të përgatitur. Pra, financimi ishte siguruar, projekti ishte përfunduar, shpronësimet ishin realizuar dhe procedurat e tenderimit ishin nisur. Dy vite…

Lexo më Shumë

Nga VLEN thonë se autostrada Shkup–Bllacë më në fund hyn në fazën e ndërtimit. Nga atje thonë se pas vitesh zvarritjeje e premtimesh, rruga Shkup–Bllacë po lëviz nga fjalët drejt punës. “Ky projekt është premtuar që nga viti 2008, për çdo palë zgjedhje. U shndërrua në simbol të dështimit të atyre që gojën e kanë plot patriotizëm, por punë fare pak. Për ne, puna është patriotizëm. Me nënshkrimin e kontratës, pjesa e dytë e autostradës, me gjatësi 10.5 kilometra, do të nisë në gusht, ndërsa ndërtimi do të zgjasë katër vite. Projekti kap vlerën prej rreth 200 milionë eurosh. Kjo…

Lexo më Shumë

Çfarë ndodh kur bota vendos paraprakisht se kush jemi dhe çfarë mund të arrijmë? Kjo është pyetja që fillon “Believe.Further”, platforma e re shumëvjeçare nga Philip Morris International dhe tenori i njohur botërisht Andrea Bocelli, e projektuar për të nxitur një dialog më të gjerë rreth progresit, ndryshimit dhe guximit për të besuar në mundësi. E lançuar në Venecia, një qytet i njohur për urat dhe lidhjet e tij, platforma bashkon dy histori të dallueshme, por thelbësisht të lidhura. Njëra është historia personale e Andrea Bocelli-t, udhëtimi i jetës së të cilit është një shembull besimi, këmbënguljeje dhe kapërcimi të…

Lexo më Shumë

Mickoski dhe VMRO nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga përpjekjet për manipulim dhe abuzim me mbi 200,000 vota nga diaspora’, kështu tha Bogdana Kuzeska, anëtare e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së. Ajo vlerëson se VMRO, pasi e kuptoi se nuk mund t’i kundërvihet metodës së kontrabandistëve të votimit elektronik të diasporës pa asnjë kontroll, tani po provon një lloj votimi me postë, dhe përsëri pa asnjë kontroll dhe garanci për respektimin e vullnetit të lirë të qytetarëve. Kuzeska thotë se agjenda e reformave nuk është e rëndësishme për Mickoskin, por vetëm një justifikim pasi që për të e rëndësishme është…

Lexo më Shumë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, e ka cilësuar si një ditë historike nënshkrimin e marrëveshjes për autostradën Shkup–Bllacë, duke theksuar se projekti më në fund po kalon nga premtimet në realizim. “Ditë historike! Autostrada Shkup-Bllacë përfundimisht del nga sirtari i premtimeve dhe hyn në kapitullin e projekteve që po realizohen nga Qeveria VLEN! • 27 metra gjerësi • 5 tunele • 9 ura Autostradë moderne që lidh vendin tonë me Kosovën! Urime gjithë qytetarëve!”, ka shkruar Kasami.

Lexo më Shumë

Vetëm qyteti i Tetovës numëron 19 fshatra administrative, por nëse llogaritet i gjithë rajoni bashkë me komunat rurale, numri shkon në rreth 90 vendbanime. Paradoksi qëndron në faktin se pothuajse në asnjë prej këtyre fshatrave nuk ekzistojnë emra rrugësh apo numra adresash. Ky sistem i mangët është kthyer në një makth të vërtetë, jo vetëm për banorët, por edhe për postat shtetërore e private. Avokati Qenan Rahmani alarmon se pasojat ligjore për qytetarët janë të jashtëzakonshme. Mospranimi i ftesave të gjykatës apo institucioneve të tjera po i penalizon ata rëndë, duke u shkaktuar shpenzime të mëdha për përsëritjen e lëndëve,…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë njoftojnë se ministri Timço Mucunski gjatë vizitës dyditore në Katar, zhvilloi takime me zyrtarët më të lartë të këtij shteti, ku u konfirmua gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes dy vendeve, përcjell TV21. Gjatë vizitës u nënshkruan tre dokumente: marrëveshja për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe speciale, memorandumi për vendosjen e konsultimeve politike dhe memorandumi për bashkëpunim në fushën e edukimit diplomatik. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, këto dokumente krijojnë një bazë shtesë institucionale për avancimin e marrëdhënieve politike dhe forcimin…

Lexo më Shumë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka njoftuar se nesër pritet të nënshkruhet kontrata për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë, duke e cilësuar projektin si një investim strategjik me vlerë mbi 200 milionë euro, që do të forcojë lidhjen ndërmjet Shkupit dhe Prishtinës. “Rruga Shkup–Bllacë nuk është më një premtim. Është një projekt që po merr formë. Nesër pritet të nënshkruhet kontrata për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë, një investim mbi 200 milionë euro që lidh më fort Shkupin me Prishtinën. Për vite me radhë u fol. Ne zgjodhëm të veprojmë. Sepse rezultatet nuk kanë nevojë për zhurmë. Ato flasin vetë”, ka shkruar…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Qeveria dhe VMRO-DPMNE janë të gatshme të pranojnë një njësi zgjedhore, si dhe kërkesat e partisë E Majta për rritjen e financimit të fushatave të partive më të vogla, nëse kjo mundëson miratimin e Kodit të ri Zgjedhor. Ai tha se në takimin e djeshëm të partive në Kuvend, VMRO-DPMNE ka ritheksuar se votimi i diasporës mbetet një qëllim strategjik, por sipas tij, disa parti kanë dalë me qëndrime që nuk lënë hapësirë për kompromis. “Qëndrimi ynë është i qartë. Nëse duan më shumë para, le të ketë më pak për ne dhe më shumë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoki tha se pret që gjatë ditës së nesërme çmimi i naftës të rritet për 2 deri në 2,5 denarë, ndërsa ai i benzinës për rreth 1 denarë. Ai tha se sërish vendi ka derivatet më të lira në rajon, ndërsa rritja në fjalë vjen për shkak të rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare. “Sipas kalkulimeve tona, kemi rritje të naftës në javën e kaluar në bursat botërore, 5%-6%, dhe rritje të vogël të benzinave për 2-3%. Pres të kemi rritje për 2-2,5 denarë për litër naftë dhe rreth 1 denarë për benzinën, por të shohim…

Lexo më Shumë