Gjykimi për vrasjet mizore serike të tij kishte nisur, por ai i mbante sytë në tavan. Kështu kishte vazhduar edhe kur gjykatësi e pyet për tu deklaruar nëse ndjenë fajësi për veprat që i ngarkoheshin. Përshkak se ai nuk dha asnjë përgjigje dhe bëri që edhe avokati i tij të tërhiqej nga mbrojtja, Gjykata Themelore e Kumanovës, e shtyu seancën e parë, ndaj 25-vjeçarit Trajko Bojkovski nga Staro Nagoriçani, i cili akuzohet për një seri veprash të rënda penale, duke përfshirë pesë vrasje dhe dy tentativa për vrasje. Sipas akuzës së Prokurorisë, vrasja e parë dyshohet të jetë kryer nga…
Author: Jeta almakos
Panikë e panevojshme, apo situatë e tensionuar e raporteve shtetërore të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë?! Sipas autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, situata e krijuar një ditë më parë me zyrtarët e partisë VLEN, nuk është ndonjë rast i izoluar dhe nuk ka vend për panikë. Sipa drejtorit të përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Madhor Skender Hita, problemi ka qenë te personi i katërt që ka shoqëruar zyrtarët politik pasi ka pasur probleme me ligjin dhe pasi ai nuk është lejuar të kaloj kufirin, tre zyrtarët kanë refuzuar të kalojnë kufirin dhe janë kthyer për në Maqedoni. Madhor Skender Hita,…
Mundësi shqiptar Trim Ismaili do të garojë nesër, më 10 korrik, në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në sallën “Boris Trajkovski”. Garat në kategorinë 79 kilogramë nisin në ora 11:00, ndërsa Ismaili e fillon rrugëtimin nga faza e 1/8 së finales, ku pret fituesin e përballjes mes mundësit të Izraelit dhe atij të Italisë. Në rast se kalon këtë sfidë, Ismaili do të sigurojë një vend në çerekfinale, ku e pret përfaqësuesi i Ukrainës. Pas një periudhe përgatitore intensive, Trim Ismaili udhëton drejt këtij kampionati në formë shumë të mirë, me objektivin për të arritur sa më larg dhe për…
Nga VLEN kanë njoftuar se koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Hasim Murtezani, janë ndaluar sot në pikën kufitare Qafë Thanë, pa u dhënë një sqarim zyrtar për arsyen e ndalesës. Sipas komunikatës së VLEN-it, tre zyrtarët ishin të pajisur me pasaporta diplomatike, ndërsa ndalesa ka zgjatur rreth një orë. “Informacionet jozyrtare të komunikuara nga policia kufitare bëjnë të ditur se ndaj tyre ekziston një ndalesë hyrjeje. Megjithatë, asnjë vendim, dokument apo arsyetim nuk u është bërë i ditur”, thuhet në reagimin e VLEN-it. Nga kjo parti kërkohet nga…
Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut ka reaguar pas raportimeve se në Burgun e Shutkës ka pasur kontrolle të dhunshme ndaj të burgosurve. “Avokati i Popullit, pas informacioneve të marra se gjatë një kontrolli të kryer nga Njësia për Intervenime e Policisë së Burgjeve, e cila është nën kompetencën e drejtpërdrejtë të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, në INK Burgu “Shkup” janë lënduar disa persona, sot dërgoi një ekip nga Mekanizmi për Kontroll Civil me qëllim që të kryejë inspektim”, raportoi Avokati i Popullit. Avokati i Popullit premtoi që në momentin që do të mblidhen faktet dhe të konstatohet…
Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Hasim Murtezani, pretendojnë se sot janë përballur me ndalesë për hyrje në Shqipëri. Burime nga pika kufitare e Qafë-Thanës nga pala shqiptare bënë me dije për Euronews Albania se nuk ka pasur asnjë incident apo ndalim për të hyrë drejt tokës shqiptare për tre zyrtarët nga Maqedonia e Veriut. Zyrtarët e kufirit dhe migracionit në juglindje të Shqipërisë shtojnë se të tre zyrtarët kanë qenë duke udhëtuar me një shtetas të katërt, i cili paraqiste…
Siguria në Arktik, shpenzimet e mbrojtjes, ambiciet bërthamore të Iranit dhe mbështetja ushtarake për Ukrainën ishin në fokus të deklaratave të liderëve të NATO-s në ditën e dytë të samitit të aleancës në Ankara. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleatët duhet të sigurojnë që Rusia dhe Kina të mos fitojnë qasje më të madhe në Arktik, duke e cilësuar rajonin si një teatër strategjik gjithnjë e më të rëndësishëm. Duke iu përgjigjur pyetjeve për Grenlandën, Rutte tha se NATO ka “një proces të mirë” në lidhje me ishullin. Sa i përket sigurisë në Lindjen e Mesme…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka paralajmëruar se të shtunën do të rikthen sërish në sheshin e qytetit të Tetovës, pasi të njejtit njoftojnë se do të organizojë një protestë paqësore në Tetovë. Sipas partisë, protesta organizohet si reagim ndaj ndryshimit të emrave të disa rrugëve dhe të sheshit të qytetit, respektivisht rikthimin e emrave të vjetër me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. BDI vlerëson se këto vendime bien në kundërshtim me rendin kushtetues dhe rrezikojnë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. YLLDRITA SALIJI SEFERI, “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për emërtimet e rrugëve në Tetovë është ngjarja që mobilizon këtë reagim qytetar, por…
Themeluesi i sektorit të baterive të litiumit në Kinë Chen Liquan dhe eksperti i teknologjisë së radarëve Ben De u vlerësuan me çmimin më të lartë shkencor-teknologjik të Kinës për vitin 2025 në Pekin të mërkurën. Chen, i lindur në vitin 1940, është studiues në Institutin e Fizikës pranë Akademisë Kineze të Shkencave dhe anëtar i Akademisë Kineze të Inxhinierisë (CAE). Ai njihet gjerësisht si themeluesi, pionieri dhe udhëheqësi i sektorit të baterive të litiumit në Kinë. Ben, i lindur në vitin 1938, është studiues në Korporatën e Grupit të Teknologjisë Elektronike të Kinës dhe gjithashtu anëtar i CAE-s. Ai…
Aleanca për Shqiptarët (ASH) deklaron se gjithmonë ka mbështetur të drejtën e diasporës për të votuar, por kundërshton mënyrën se si, sipas saj, pushteti po e prezanton këtë çështje para opinionit publik. Në një kumtesë për media, partia thekson se nuk është kundër votës së diasporës dhe se mbështet si votimin elektronik, ashtu edhe votimin me postë. “Ne nuk jemi kundër votës së diasporës. Mbështesim si votimin elektronik, ashtu edhe votimin me postë. Por jemi kundër çdo forme manipulimi me diasporën”, deklaroi deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe. Sipas tij, ekziston një dallim i madh mes të drejtës për…
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Muhamet Ali sot merr pjesë në Konferencën rajonale kushtuar sistemeve 112 dhe teknologjive moderne për menaxhimin e situatave të krizës në Tivat. “Së shpejti, qytetarët do të kenë në dispozicion aplikacionin “Where Are You”, i cili do të mundësojë: dërgimin e saktë të vendndodhjes nga vendi i incidentit, dërgimin e fotove nga vendi i incidentit, dërgimin e videove nga vendi i incidentit dhe komunikim të drejtpërdrejtë video me Qendrën operative në situata emergjente”, deklaroi Ali. Përveç kësaj, do të jetë i disponueshëm edhe funksioni “Silent Call”, i cili do t’u lejojë viktimave…
Policia Financiare në Maqedoninë e Veriut ka dorëzuar padi penale kundër dy personave nën dyshimin se në periudhën nga viti 2022 deri në vitin 2024, përmes veprimeve të paligjshme, kanë çuar qëllimisht një person juridik (kompani) në gjendje të pashlyeshme të likuiditetit dhe falimentim. Sipas Drejtorisë së Policisë Financiare, i denoncuari i parë Gj.Z., në cilësinë e menaxherit dhe pronarit të kompanisë, së bashku me të denoncuarin e dytë A.S., kanë vepruar me një qëllim të paramenduar për të krijuar një pafuqisë financiare fiktive dhe rënien ekonomike të shoqërisë. Gjatë kësaj periudhe, ata kanë nënshkruar kontrata të dëmshme dhe kanë…

