Pekini deklaron angazhimin e mëtejshëm në forcimin e mbikëqyrjes shtetërore dhe të disiplinës partiake për të hedhur bazë te shëndoshë politike në garantimin e zhvillimit të afatgjatë të vendit.
Qëndrimi u bë në një konferencë të nivelit të lartë të mbyllur të enjten në Pekin dhe u theksua në një konferencë shtypi të organizuar një ditë më vonë.
Sipas dokumentit të vendimeve të miratuara të enjten ,përballë ndryshimeve të thelluara ndërkombëtare dhe kombëtare, po bëhen më komplekse detyrat e qeverisë për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe interesat e zhvillimit të Kinës, duke drejtuar popullin në promovimin e reformës dhe zhvillimit dhe duke ruajtur harmoninë dhe stabilitetin shoqëror. Prandaj, është bërë më e ngutshme të forcojë mbikëqyrjen shtetërore dhe disiplinës partiake, duke vazhduar betejën kundër korrupsionit., shkruan CMG



