Me prezantimin e 17 kompozimeve të reja origjinale dhe me pjesëmarrjen e interpretuesve dhe autorëve nga Dibra, Struga, Ohri, Kosova dhe Shqipëria, në Qendrën për Kulturë në Dibër u mbajt edicioni i 16-të i Festivalit të këngës për fëmijë “Bilbilat e Korabit” 2026.
Çmimin e parë të Jurisë Profesionale e fitoi Ulpiana Marku ngaDibra me këngën “Për një përqafim”, ndërsa çmimi i parë ipublikut i takoi Amar Telqiut nga Dibra me këngën “Ylberi”. Çmimin për Interpretimin më të Mirë e fitoi Marigona Erebarame këngën “Fjala”, ndërsa me çmimin e parë për ParaqitjenSkenike u vlerësua Greis Gajda. Me çmimin BEST TALENT u vlerësuan Malda Dika dhe Teona Shini, ndërsa çmimin BEST HIT e fituan Berina Iseni dhe Noela Dika.
Festivali edhe këtë vit solli në skenë interpretues të rinj dhekëngë të reja autoriale për fëmijë, duke vazhduar traditënshumëvjeçare të këtij manifestimi muzikor në Dibër.
Të pranishmit i përshëndeti drejtori i festivalit, kompozitoridibran Zinçe Mimidinoski. Në mungesë të kryetarit të Komunëssë Dibrës, z. Fisnik Mela, festivalin e shpalli zyrtarisht të hapurkryetari i Këshillit të Komunës së Dibrës, z. Afrim Kërkuti.
Në kuadër të festivalit u ndanë edhe mirënjohje përpersonalitete, institucione dhe bashkëpunëtorë që kanëkontribuar në mbështetjen dhe realizimin e festivalit. Drejtori ifestivalit, Zinçe Mimidinoski, ndau mirënjohje për kryetarin e Komunës së Dibrës, Fisnik Mela; kryetarin e Këshillit tëKomunës së Dibrës, Afrim Kërkuti; zëvendëskryetarin e Komunës së Dibrës, Krenar Sllova; drejtorin e Banjave të Dibrës“Capa”, Mexhit Capa; drejtorin e TV “Koha” Tetovë, MevaipAbdiu; Televizionin e Maqedonisë – TVM2; drejtoreshën e çerdhes “Breshia” në Dibër, Ajrije Daçi; drejtorin e SHF “Penestia” në Dibër, Genc Sadiku; poeten nga Tirana, Mimoza Bici; kompozitorin nga Durrësi, Ylli Ramzoti; Arben Fidën, sidhe të tjerë.
Pas interpretimit të të gjitha kompozimeve konkurruese, JuriaProfesionale shpalli fituesit e edicionit të sivjetmë.
Çmimi i Jurisë Profesionale:
Ulpiana Marku – çmimi i parë
Furkan Ali, Liridona Celina dhe Ersa Marke – çmimi i dytë
Rajla Medoli – çmimi i tretë
Çmimi i Publikut:
Amar Telqiu – çmimi i parë
Linea Hasani – çmimi i dytë
Çmimi për Interpretimin më të Mirë:
Marigona Erebara – çmimi i parë
Erina Ameti – çmimi i dytë
Esma Aliu – çmimi i tretë
Çmimi për Paraqitjen Skenike:
Greis Gajda – çmimi i parë
Ejona Lleshi – çmimi i dytë
Abigalja Shaqolli – çmimi i tretë
Çmimi BEST TALENT:
Malda Dika dhe Teona Shini
Çmimi BEST HIT:
Berina Iseni dhe Noela Dika
Programi i festivalit u pasurua edhe me disa pika artistike tëfëmijëve të çerdhes “Breshia” në Dibër, si dhe me paraqitjen e grupit folklorik “Yjet e Bilbilave” pranë SHF “Penestia” nëDibër.
Festivalin e moderuan Orhidea Ollogu dhe Vanesa Vojnika. Realizues teknik ishte Arben Fida, ndërsa bashkëpunëtoreorganizative ishte Rea Mimidini.
Edicioni i 16-të i Festivalit “Bilbilat e Korabit” u financua ngaKomuna e Dibrës dhe Banjat e Dibrës “Capa” – Dibër, ndërsasponsor medial ishte Televizioni i Maqedonisë – TVM2.












