Author: Jeta almakos

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Organizatës Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut, Bruno Ceka, ku në qendër të bisedës kanë qenë zhvillimet aktuale politike, vizita e kongresmenit amerikan Keith Self, si dhe bashkëpunimi për çështje me interes për shqiptarët në vend. Përmes një njoftimi publik, ambasadori Meidani bëri të ditur se gjatë drekës miqësore me Cekën u diskutua për vizitën e kongresmenit Keith Self, kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, si dhe për aktivitetet e fundit të Organizatës Shqiptaro-Amerikane.…

Lexo më Shumë

Një revizion i realizuar nga Drejtoria Shtetërore e Revizionit ka zbuluar një sërë parregullsish në punën financiare dhe organizative të Klinikës Universitare për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare për vitin 2024. Ndër gjetjet kryesore janë kontrolli i dobët i rezervave, mangësi në zbatimin e prokurimeve publike, probleme me arkëtimin e borxheve dhe mungesë e një sistemi të rregullt për menaxhimin e barnave dhe materialeve mjekësore. Sipas revizorëve, në Klinikë nuk është bërë regjistrim i rregullt dhe në kohë i shpenzimit të barnave dhe materialeve mjekësore, ndërsa disa furnizime janë bërë edhe para nënshkrimit të kontratave, për të mos u ndërprerë shërbimet…

Lexo më Shumë

“Ndodhemi në Bit Pazar, ku pas disa paralajmërimeve është larguar konstruksioni i kioskës “Ali Tobacco”, e cila zinte një pjesë të trotuarit pranë urës. Hapësira tashmë është liruar, duke mundësuar lëvizje më të lehtë për këmbësorët”. Largimi i kioskës vjen në kohën kur autoritetet e Qytetit të Shkupit kanë paralajmëruar masa për lirimin e hapësirave publike dhe rritjen e sigurisë në këtë zonë. Sipas informacioneve, ajo nuk është mbyllur, por është zhvendosur në një lokacion tjetër në afërsi, duke vazhduar aktivitetin e saj. Për ngjarjen ka reaguar edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, duke publikuar edhe pamje nga…

Lexo më Shumë

Ndërmarrjet shtetërore kineze (NSH) dhe ndërmarrjet e kontrolluara nga shteti raportuan fitime të kombinuara prej gati 1.73 trilionë juanësh (rreth 254 miliardë dollarë amerikanë) në pesë muajt e parë të vitit, duke përfaqësuar një rritje vjetore prej 3.5%, treguan të dhënat e fundit të publikuara nga Ministria e Financave, shkruan “Xinhua”. Gjatë kësaj periudhe, të ardhurat totale operative të këtyre ndërmarrjeve arritën në afërsisht 32.82 trilionë juanë, duke rënë me 0.7% në baza vjetore. Sipas të dhënave, raporti i tyre i borxhit ndaj aseteve ishte 65.5% në fund të majit. Në raportin e punës së qeverisë për këtë vit i…

Lexo më Shumë

VLEN i konfirmoi emrat e ministrave të ri. Jeton Shasivari, Sedat Sulejmani e Agon Ferati do të udhëheqin Ministrinë e Drejtësisë, Kulturës dhe atë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive. Vendimin VLEN e ka sjellë mbrëmë pas mbajtjes së presidencës së saj. IZET MEXHITI, BASHKËKRYETAR I VLEN-IT “Pas mbledhjes së presidencës së VLEN-it të mbajtur sonte është marrë vendim që përfaqësuesit e saj në Qeveri të jenë figura që sjellin energji të re, përgjegjësi dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve”. Ndërkaq, bënë me dije se në përbërjen e re qeveritare vazhdojnë të ushtrojnë detyrën Bekim Sali si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër…

Lexo më Shumë

Gazetarja Nora Kaliqi është emëruar U.D. Kryeredaktore e Servisit të Dytë Publik në Radiotelevizionin e Maqedonisë (MRT). Lajmin e bëri të ditur vetë Kaliqi përmes një postimi publik, ku shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë nga menaxhmenti dhe mbështetjen e Këshillit Programor. “Çdo fillim i ri sjell përgjegjësi edhe më të madhe. Mirënjohëse që nis këtë kapitull të ri si U.D. Kryeredaktore e Servisit të Dytë Publik”, shkroi ajo. Sipas saj, MRT është institucioni ku është formësuar profesionalisht, prandaj këtë emërim e konsideron një përgjegjësi të veçantë. Kaliqi falënderoi të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët që kanë qenë pjesë e rrugëtimit…

Lexo më Shumë

Qielli mbi kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, ka marrë një ngjyrë të pazakontë të kuqe, disa ditë pas tërmeteve të fuqishme që goditën vendin dhe shkaktuan viktima të shumta. Sipas ekspertëve, fenomeni nuk lidhet me ndonjë dukuri misterioze, por me pluhurin, rërën dhe grimcat shumë të imëta që u ngritën në atmosferë pas lëkundjeve të tokës. Këto grimca kanë ndikuar në shpërndarjen e dritës së diellit, duke i dhënë qiellit një pamje të kuqërremtë. Tërmetet kanë shkaktuar dëme në disa zona të Venezuelës, ndërsa autoritetet vazhdojnë operacionet e kërkimit dhe vlerësimit të pasojave. Pamjet e qiellit të kuq mbi Karakas janë…

Lexo më Shumë

Teksa vendi ecën drejt integrimit euro-atlantik, debati publik shpesh humbet mes teorive mbi ndikimet e huaja. Por pas revoltës së rinisë fshihen kërkesa të mirëfillta sociale që kërkojnë vëmendje, zgjidhje dhe llogaridhënie. Nga Dr. Arben Ramkaj Shqipëria e sotme po lundron në një paradoks të thellë. Teksa vendi pret ngjarje të përmasave të mëdha, si Samiti i NATO-s, dhe synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, hapësira jonë publike po mbushet me teori konspirative të importuara. Nga dhomat e errëta të internetit deri te debatet televizive, po qarkullon një përzierje e narrativës së të djathtës alternative të stilit amerikan (QAnon), paranojës gjeopolitike…

Lexo më Shumë

Strumica është pika më e re kyçe në hartën e investimeve të Lidl-it në vend. Me vendosjen e gurthemelit sot, kompania zyrtarisht filloi ndërtimin e marketit të ri, i cili jo vetëm që do ta zgjerojë rrjetin e shitjes, por do të sjellë edhe një shtysë të drejtpërdrejtë për ekonominë lokale. Ky investim është pjesë e zhvillimit strategjik të Lidl në Maqedoninë e Veriut, i orientuar drejt krijimit të vendeve të reja të punës, mbështetjes së prodhimit vendor dhe vendosjes së standardeve më moderne të shitjes me pakicë. Para të pranishmëve dhe përfaqësuesve të komunitetit lokal, drejtori operativ i Lidl…

Lexo më Shumë

Ligji që ka propozuar qeveria për lojërat e fatit është një legalizim, një funksion mbrojtës për industrinë e lojërave të fatit, vlerësoi deputeti i Lidhjes Shqiptare, Elmi Aziri gjatë emisionit Impakt. Sipas tij, ligji ka vetëm një një ndryshim e ka ligji nga gjendja ekzistuese, përkatësisht pjesa e largimit të kazinove në distancë 500 m nga shkollat fillore dhe të mesme “Zgjidhja është ajo që e kemi propozuar ne si parti politike. Zgjidhja është që, objektet e lojërave të fatit ose lojërat e fatit të organizohen në objekte ekskluzivisht në hotele me 5 yje, gjë që në Maqedoninë e Veriut…

Lexo më Shumë

Aeroporti i Shkupit ka lëshuar në përdorim skanerët e rinj të sigurisë, dy tomografitë kompjuterike, në vlerë prej rreth 1 milion euro. Sipas drejtorit gjeneral të TAV-it, Nexhat Kurt me këtë investim Aeroporti është i vetmi në Ballkan, që e posedon këto pajisje, me çka në masë të madhe rritet siguria e udhëtarëve dhe përshpejtohet mënyra e kontrollimeve të bagazheve. Ai tha se pasagjerët gjatë procesit të kontrollit nuk do të kenë më nevojë t’i nxjerrin nga çanta laptopët, tabletët dhe telefonat celularë. Zëvendësministrja e Transportit Kaltrina Zekolli-Shaqiri, bëri të ditur se bashkëpunimi me TAV ka mundësuar investime prej 50…

Lexo më Shumë

“Safe City-it” nuk mund t’i shpëtoj askush që kalon nëpër rrugët e Maqedonisë së Veriut ku ka të vendosura kamera për matjen e shpejtësisë, pavarësisht a është makinë me targa të Maqedonisë apo me targa të huaja, tha Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. “Ata që kalojnë përmes Korridorit 8 dhe 10 në Maqedoni kamerat “Qytet i sigurt” janë në funksion dhe evidentojnë të gjitha shkeljet në trafik që nga janari i këtij viti dhe kanë të evidentuar çdo shkelje pa dallim a është motor apo veturë me targa të huaja apo tonat”, tha Toshkovski. Minsitri pohon se nuk…

Lexo më Shumë