E diela pritet të sjellë mot të paqëndrueshëm, me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale shiu në disa pjesë të vendit, theksuan nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Nga DPHM thonë se mjegulla gjatë orëve të paradites mund të vështirësojë dukshmërinë në disa lugina, ndërsa sipas tyre as pasditja nuk do të jetë plotësisht e qetë, pasi në disa zona priten reshje të herëpashershme.
Po ashtu DPHM bëri të ditur se në Shkup, dita do të nisë me mundësi për mjegull, ndërsa më vonë priten reshje lokale shiu dhe se do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. DPHM për ditën e hënë theksoi se moti do të jetë kryesisht me vransira të ndryshueshme.
DREJTORIA PËR PUNË HIDROMETEOROLOGJIKE
“Mot me vranësira të ndryshueshme. Gjatë paradites, në disa lugina do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës. Kryesisht në zonat malore do të ketë reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa pjesë përgjatë luginës së Vardarit, herë pas here do të ketë erë të përforcuar nga drejtimi verior, me shpejtësi mbi 50 km/h”.
DPHM njoftoi se ditën e martë moti pritet të jetë me diell dhe vranësira të lehta lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa siç thonë ata në disa pjesë përgjatë luginës së Vardarit, herë pas here do të ketë erë të përforcuar nga drejtimi verior. Mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare, do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
Zebushe Ramadani /SHENJA/



