Pas informacioneve se në disa dhoma rrjedh ujë, ende pa u bërë një muaj nga rindërtimi i konviktit studentor “Stiv Naumov”, ka reaguar Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Ata pranojnë se mund të ketë raste të tilla, por thonë se janë raste të izoluara që mund të ndodhin vetëvetiu, por shtojnë se objekti është nën garancion dhe kontraktori është duke i sanuar ato. E për disa situata fajin ua lë përdoruesëve të konviktit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
“Udhëheqësia e konviktit është përballur me një problematikë të kanalizimit të bllokuar për shkak se janë hedhur faculeta të lagura, është aktivizuar sistemi i alarmit për shkak se është harruar ushqimi në mikrovalë në kuzhinë si dhe për shkak se është ndezur cigare në dhomë, një radiator është dëmtuar, janë parkuar vetura në hapësira të gjelbërta në oborrin e konviktit. Por, të gjitha këto situata janë tejkaluar”.
Kushtet në “Stiv Naumov” sipas tyre janë të shkëlqyera, dhe ushqimi thonë se është në përputhje me standardet e përcaktuara ushqyese.
Një ditë më parë nga LSDM akuzuan se kushtet në konviktin e sapo ndërtuar janë të këqija dhe se rikonstruimi i konviktit që kushtoi 10 milion euro, nuk “duroi” as një muaj.
Një web faqe e studentëve ka publikuar disa fotografi dhe video të dhomave të këtij konvikti, ku shihet lagështia në muret e dhomave. Konvikti studentor “Stiv Numov”, që pranon mbi 1 000 studentë, u lëshua në përdorim pas rikonstruimit që u bë më 30 shtator.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/
MARKETING
<!–



