Helikopteri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, stendat e kompanive ajrore, akademive të aviacionit dhe organizatave profesionale tërhoqën sot një numër të madh vizitorësh të rinj në Parkun e Qytetit të Shkupit, ku u mbajt edicioni i gjashtë i panairit edukativ të aviacionit „Skopje Air Fair 2026“. Nxënësit, studentët dhe dashamirësit e aviacionit patën mundësinë ta shohin nga afër helikopterin e Njësisë së Helikopterëve „Skifterët“, si dhe të bisedojnë drejtpërdrejt me përfaqësues të kompanive vendase dhe ndërkombëtare, institucioneve arsimore, aeroklubeve dhe shoqatave profesionale.
Nga shoqata „Avikon“ theksuan se qëllimi i panairit është afrimi i aviacionit me të rinjtë dhe prezantimi i mundësive për arsimim dhe karrierë në këtë fushë.Në panair morën pjesë TAV Maqedoni, “Viz Er”, Instituti Evropian i Aviacionit (European Aviation Institute) nga Rumania, Akademia e Aviacionit nga Beogradi, „Global Aviation“ nga Greqia, „Global Maintenance“ nga Bullgaria, Shoqata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Shoqata e Meteorologëve të Aviacionit, Federata e Aviacionit e Maqedonisë, Aeroklubi i Shkupit, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Akademia Ushtarake „Gjeneral Mihailo Apostollski“, si dhe organizata dhe kompani të tjera të fushës së aviacionit.
Organizatorët vlerësuan se pjesëmarrja e madhe dhe interesimi i të rinjve konfirmojnë nevojën për organizimin e ngjarjeve të tilla edukative, të cilat ofrojnë kontakt të drejtpërdrejtë me profesionistët e industrisë dhe prezantojnë mundësitë për zhvillimin e karrierës në aviacion.
MARKETING
<!–



