Bekim Qoku, koordinator i grupit parlamentar të VLEN-it, ka bërë thirrje për mobilizim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi.
Përmes një statusi, Qoku ka theksuar se bashkimi në një listë të përbashkët është realizuar, ndërsa tani, sipas tij, nevojitet mobilizim për të forcuar përfaqësimin e shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote, të cilët jetojnë në Maqedoninë e Veriut, që të udhëtojnë drejt vendvotimeve të tyre dhe të ushtrojnë të drejtën e votës.
“Çdo votë është e rëndësishme! Çdo votë ka peshë në përpjekjen për barazi, dinjitet dhe një zë të fuqishëm të shqiptarëve”, ka shkruar Qoku.
Në fund të mesazhit të tij, ai ka rikujtuar se numri i Koalicionit Shqiptar është 17.
Data 23.10.2026
Aktuale
- Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë të afërt me Vuçiqin, aty përfshihet edhe Alta Bank
- Bekim Qoku u bën thirrje shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Maqedoninë e Veriut të votojnë të dielën
- Nusja e Alban Mehmetit i çmendi krejt italianët me stilin e veshjes, s’ua merr mendja që është nënë e fëmijëve
- KOS i bën thirrje qeverisë t’i miratojë ndryshimet kushtetuese
- Franca paralajmëron përgjigje të rreptë dhe dislokimin e 70 mijë forcave të sigurisë për protestat e të shtunës
- (VIDEO) Festa e 23 tetorit, fluks i shtuar i qytetarëve në pikat kufitare
- Labi i len anash ish-banorët e Big Brotherit, kapet keq me Leonorën – ka kritika të ashpëra për të
- Rreziku i ndryshimeve në ligjin për Specialen: A do të përfundojë në Hagë?



