14 persona janë arrestuar nga policia, mes tyre edhe një 14 vjeçar, pasi gjatë kontrolleve, tek ata janë gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike. Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë datave 22 dhe 23 tetor, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunësit policorë kanë arrestuar n 11 persona nga Shkupi , Velesi, Tetova, si dhe një shtetas turk. Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore të bardhë dhe marihuanë.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Më 22/23.10.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunësit policorë i kanë arestuar personat me inicialet Sh.B. (45), S.P. (27), B.O. (37), A.T. (29), L.S. (34), B.T. (45), E.S. (23), të gjithë nga Shkupi, një 14-vjeçar nga rrethina e Shkupit, G.Ç. (33) dhe D.A. (19), të dy nga Velesi, N.F. (22) nga Tetova dhe A.Ç. (24) nga Turqia, pasi te ta janë gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë dhe marihuanë.
Ndërkohë, më 22 tetor, rreth orës 23:20, para një objekti hotelierik në shëtitoren e qytetit në Manastir, është arrestiar një 39-vjeçar nga ky qytet. Gjatë kontrollit ndaj tij është gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore. Një rast tjetër, sipas MPB-së, është regjistruar në Strumicë. Më 22 tetor, rreth orës 03:00, policia ka arrestuar një 22-vjeçar nga Strumica, i cili gjatë kontrollit ka dorëzuar dy paketime me hashash.
Nga policia bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.
Samir Mustafa /SHENJA/



