Author: Jeta almakos

Sot shënohet dita e 30-të e protestës që po zhvillohet në Tiranë, ndërsa Policia e Shtetit ka njoftuar se ka proceduar penalisht 31 shtetas për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Sipas njoftimit zyrtar, në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me tubimin e zhvilluar në kryeqytet, strukturat e Policisë së Tiranës proceduan shtetasit: Sh. B., B. K., A. J., V. D., A. K., L. K., R. S., I. Rr., S. E., M. Y., J. S., E. L., I. Gj., F.…

Lexo më Shumë

Një motoçiklist humbi jetën në një aksident trafiku që ndodhi sot rreth orës 12:46 në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë. Siç raportohet nga Sektori i Punëve të Brendshme të Kumanovës, në aksident janë përfshirë një automjet pasagjerësh “Seat”, i drejtuar nga A.A. (64) nga Kumanova, dhe një motoçikletë e drejtuar nga D.S. (49). Nga lëndimet e marra, motoçiklisti vdiq në vendin e aksidentit, ndërsa vdekja u konfirmua nga një mjek nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore. Inspektimi i vendit të aksidentit është duke vazhduar.

Lexo më Shumë

VLEN ka ngritur dyshime të reja lidhur me projektin e kanalizimit në Zajaz, duke kërkuar nga Policia Financiare dhe Prokuroria Publike që ta zgjerojnë hetimin edhe mbi kompanitë vendore të angazhuara në realizimin e projektit. Në një konferencë për media, kryetari i Komunës së Haraçinës nga radhët e VLEN-it deklaroi se, përveç dyshimeve të ngritura tashmë për keqpërdorime financiare, janë siguruar edhe kontrata bashkëpunimi që, sipas tij, tregojnë se kompania azerbajxhanase “Akelik”, e cila ishte realizuese e projektit, kishte lidhur marrëveshje me gjashtë kompani vendore: RAG Kompani, Përparimi, OZ & AL Trans, Kimi Ibra, Euro Bodeni-Hit dhe Bibaj. Sipas VLEN-it,…

Lexo më Shumë

Ndonëse është arritur marrëveshje për resorët mes kryeministrit Hristijan Mickoski, bashkëkryetarëve të VLEN-it dhe Lëvizjes ZNAM, për atë se kujt do t’i takojnë dhe kush do të udhëheqë ministritë, Mickoski deri nesër në orën 20:00 është në “heshtje zgjedhore”, pasi tha se vendimet për kuadrot do të publikohen nesër në mbrëmje, pas seancës së Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Ne nuk kemi biseduar për zgjidhje personale, për emra. Parimisht kemi marrëveshje për resorët. Unë më herët kam thënë se derisa të përfundojë seanca e Komitetit Ekzekutiv të partisë, nuk do të komentoj as resorë e as emra. Prisni…

Lexo më Shumë

Vrau gruan e tij, pastaj ndërtoi një alibi me një kallëzim të rremë. Prokuroria Themelore Publike e Shkupit lëshoi Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një burri 51-vjeçar për të cilin ekziston dyshim i arsyeshëm se ka kryer një vepër penale – Vrasje. Nga prokuroria thonë se më 25 qershor, në zonën e fshatit Letevci, gjatë kryerjes së dhunës në familje, ai me dashje i mori jetën gruas së tij. Në mbrëmje, i dyshuari e mori gruan nga vendi i saj i punës me makinë, e çoi në një zonë të vështirë për t’u aksesuar ku e sulmoi…

Lexo më Shumë

Azir Aliu, Ministër i Shëndetësisë Në disa vende evropiane, JACARDI tregon se si EU4Health po shndërrohet nga një program evropian në një ndryshim praktiknë shëndetësi. JACARDI është një veprim i përbashkët iBashkimit Evropian (BE) për sëmundjet kardiovaskulare dhediabetin, i financuar përmes programit EU4Health, i cili lidhinstitucione, ekspertë dhe sisteme shëndetësore me qëllim uljene barrës së infarkteve, goditjeve në tru dhe diabetit, përmirësimin e parandalimit, zbulimin më të hershëm tësëmundjeve dhe organizimin më të mirë të kujdesit përpacientët. Në kuadër të kësaj nisme po zbatohen 143 projekte pilot në 18 vende evropiane, duke përfshirë rritjen e edukimit shëndetësor, përmirësimin e cilësisë…

Lexo më Shumë

Edhe pse më se e qartë është se ka mospajtime në koalicionin në nivel lokal në Strugë mes kryetarit të komunës Mendi Qyra dhe VMRO-DPMNE, të dyja palët publikisht mohojnë mosmarrëveshjet tillë. Megjithatë, opinioni ishte dëshmitar, kur në seancën e fundit të këshillit, madje pesë pika të cilat autoritetet lokale donin t’i kalonin, nuk morën dritë jeshile, pasi nuk u mbështetën nga gjashtë këshilltarët e VMRO-DPMNE-së. Qyra për Alsat thotë se është i zhgënjyer nga ky qëndrim. Megjithatë shpreson se koalicioni do të vazhdojë të funksionojë. Edhe pse sigurojnë se koalicioni vazhdon të funksionojë, nga VMRO-DPMNE thonë se për disa…

Lexo më Shumë

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza theksojnë se deri në ora 14:00, janë regjistruar tetë zjarre në hapësira të hapura. Prej tyre, tre janë ende aktive, kurse katër tjera janë shuar. Nga zjarret aktive, i pari është në fshatin Gari të Dibrës, tjetri është në lagjen “Pero Çuço” në Kumanovë, dhe tjetri në deponinë e Pehçevës. Kujtojmë se nga 1 korriku, për shkak të rrezikut nga zjarri, do të ndalohet lëvizja në pyje dhe do të zgjasë deri në fund të muajit gusht. Ndalesa nuk ka të bëjë me parqet nacionale ose Vodno, ndërsa leje për lëvizje mund të jepet…

Lexo më Shumë

Studentët shqiptarë në Maqedoni të Veriut mund të dalin sërish në protestë, nëse nuk miratohet kërkesa e tyre që provimi i jurisprudencës në këtë shtet të mbahet edhe në gjuhen shqipe. Që ky test të mbahen edhe në këtë gjuhë, po punon edhe Avokati i Popullit në fqinjin jugor të Kosovës. Faton Selami tha se i është i është drejtuar Qeverisë në Shkup me kërkesë për harmonizimin e ligjeve që rregullojnë dhënien e provimit të jurisprudencës në mënyrë që studentëve shqiptarë t’u mundësohet t’i japin këto provime në gjuhën amtare, shqipe. Ai ka thënë për KosovaPress se ka marrë një…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka privuar nga liria një burrë nga rrethina e Shkupit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vrasje”. MPB ka S.G. 51 vjecar dyshohet se ka vrarë 48-vjeçarin me inicialet Zh.G. Sic thonë nga MPB, i dyshuari fillimisht e ka denoncuar në polici zhdukjen e viktimës, i cili më pas e ka gjetur pa shenja jete në rrethinë të Shkupit. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME “Më 26.06.2026, S.G kishte njoftuar në stacionin policor se nga shtëpia ishte larguar Zh.G, me të cilin jetonte në shtëpinë e njejtë, ndërsa më 27.06.2026 kishte njoftuar se e kishte…

Lexo më Shumë

“Nëse duhet të protestohet, duhet të protestohet para selisë së BDI-së”. Kështu deklaroi sot bashkëkryetari i VLEN-it Izet Mexhiti, për protestën e së  premtes në Tetovë, të organizuar nga BDI-ja, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndërrimin e emrave të rrugëve në Qytetin e Tetovës. Mexhiti bëri një paralelizëm mes Shkupit dhe Tetovës, duke thënë se puna gjysmake e tyre ka bërë që sot të krijohen këto probleme, sepse siç tha e njejta nuk ka ndodhur në Shkup, pasi emrat janë ndryshuar konform ligjit. Izet Mexhiti, bashkëkryetar i VLEN-it    “Dallimi ndërmjet Tetovës dhe Shkupit, jo vetëm Çairit, është se…

Lexo më Shumë

Nga partia Lidhja Shqiptare, kanë thënë se për këto dy vite qeverisje VMRO-ZNAM-VLEN u arritën dy objektiva kryesore: implementimi në përpikmëri i platformës së VMRO-së “Maqedonia përsëri e jotja” dhe rrënimi i Marrëveshjes së Ohrit në secilën nga katër shtyllat kryesore. Ata thonë se VMRO-DPMNE arriti të realizojë të gjitha premtimet parazgjedhore dhe pikat e platformës së saj, duke filluar nga shkelja e legjitimitetit të shqiptarëve si hap i parë që i hapi rrugën çdo veprimi tjetër në të ardhmen. “Kujtoni kur VMRO dhe kryeministri Hristian Mickoski u zotuan se do të largojnë Balansuesin dhe Badenterin. Përmes Gjykatës Kushtetuese shfuqizoi…

Lexo më Shumë