Një 38-vjeçar nga Studeniçani ka humbur jetën sonte, si pasojë e rrymës elektrike, teksa ishte duke punuar në ndërtimtari në Kondovë të Shkupit.
Sipas informacioneve paraprake të Ora24, ngjarja tragjike ka ndodhur gjatë punës në një objekt ndërtimor.
Rrethanat e plota të aksidentit ende nuk dihen, ndërsa priten informacione shtesë nga autoritetet kompetente lidhur me rastin.
Ngjarja ka tronditur të afërmit dhe të njohurit e viktimës.



