Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke theksuar se ai nuk duhet të mbetet peng i procedurave parlamentare dhe përplasjeve partiake.
Shasivari tha se pas miratimit do të formohet një trup koordinues dhe do të përcaktohet metodologjia e zbatimit. Ai gjithashtu kundërshtoi pretendimet e opozitës se ligji nuk parasheh kuota etnike.



