Në 2-vjetorin e qeverisjes së VLEN-it, bashkëkryetari Izet Mexhiti tha se vendi po kalon një fazë të re politike, ku premtimet po zëvendësohen me rezultate konkrete dhe institucionet po kthehen në shërbim të qytetarëve. Ai theksoi se rrugëtimi i dy viteve ka qenë i vështirë, por i domosdoshëm për të ndërtuar një kulturë të re qeverisjeje të bazuar në përgjegjësi dhe besim. “Sot jemi mbledhur këtu jo vetëm për t’i llogaritur muajt ose për t’i radhitur projektet që i kemi realizuar, por për të folur për një rrugë që e kemi kaluar së bashku… Kur themi 24 muaj VLEN-i në…
Author: Jeta almakos
Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, njoftoi se po intensifikohen punimet për ndërtimin e autostradës Prilep–Manastir, pjesë e Korridorit 10D. Sipas tij, ky është segmenti më i gjatë i vetëm i autostradës që po ndërtohet në vend dhe do të lidhë rajonin e Pellagonisë me rrjetin rajonal të transportit. Nikollovski theksoi se synimi është që në gjysmën e parë të vitit 2027 të vihet në funksion segmenti i parë prej 10.5 kilometrash, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm komunikacioni të zhvillohet në të gjithë gjatësinë prej 40 kilometrash në njërën korsi. Sipas ministrit, autostrada do ta shkurtojë udhëtimin nga Shkupi drejt Athinës…
Maqedonia deri të martën, më 30 qershor, do të jetë nën ndikimin e fuqishëm të një anticikloni subtropikal, i cili do të sjellë mot stabil, të thatë dhe me diell, të shoqëruar me temperatura shumë të larta, informon meteorologu Sllavço Poposki. Gjatë ditëve në vijim, temperaturat e ajrit në të gjithë vendin do të jenë mbi 30 gradë Celsius, ndërsa në rajonin e Povardarjes dhe në pjesën juglindore të Maqedonisë, në disa vende ato do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius. Herë pas here do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, me karakter fenik, nga drejtimi lindor dhe…
Dy shoferë janë ndaluar nga policia për drejtim të automjeteve në drejtim të kundërt në autostradën Gostivar-Tetovë, njoftoi SPB Tetovë. Rasti i parë u regjistrua dje rreth orës 11:30 të mëngjesit. “Nëpunës policorë të Stacionit Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor në Tetovë e privuan nga liria V.M. (30) nga fsh. Bogovinë, për shkak se me automjetin transportues ‘Mercedes” me targa të Tetovës, ka lëvizur në drejtim të kundërt nga drejtimi i lejuar i lëvizjes”, njoftuan nga SPB Tetovë. Një orë më vonë, në orën 12:30, në rrugën Gostivar–Tetovë, te pikëpagesa rrugore e Tetovës, nëpunës policorë e privuan nga liria…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se do të jetë president i vendit edhe për disa javë, pas së cilës do të japë dorëheqjen nga kjo detyrë, duke propozuar që lista e partisë së tij në zgjedhje të quhet “Serbia e Bashkuar”, raporton Anadolu. “Do të jem president vetëm edhe për disa javë, pastaj do të jap dorëheqjen. Asgjë nuk është e përjetshme dhe falë Zotit që nuk është. Prandaj, ju falënderoj për të gjitha urimet dhe fjalët e mira”, tha Vuçiq, njoftimi i të cilit vjen rreth një vit para përfundimit të mandatit të tij. Në fjalimin e…
Me rastin e dyvjetorit të mandatit të VLEN-it në Qeveri, Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar ashpër këtë subjekt politik për, siç e cilëson, dështim total në realizimin e premtimeve të dhëna para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024. Në një konferencë për media, zëdhënësja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, tha se grupimi politik, të cilit ajo iu referua si “НИШТО”, u premtoi shqiptarëve ndryshim, por sipas saj, pas dy vitesh në pushtet nuk ka asnjë rezultat konkret për të treguar, përcjell gazeta KOHA. “Dy vjet mashtrim, dy vjet dështim, dy vjet zhgënjim – grupimi politik i shndërruar në НИШТО ua…
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke vlerësuar se shqiptarët, dy vite pas ndryshimit të pushtetit, janë përjashtuar nga proceset vendimmarrëse dhe janë në pozitë më të pafavorshme. “Ku janë shqiptarët sot, dy vite më pas? Dy vite më parë u premtua ndryshimi. Sot, shqiptarët e gjejnë veten: jo më si shtytës të procesit eurointegrues dhe evropianizimit të shtetit; jo më si faktor pa pëlqimin e të cilit nuk merreshin vendime të rëndësishme; të përjashtuar nga institucionet shtetërore dhe nga proceset vendimmarrëse; jashtë proceseve të mëdha ekonomike, ndërsa pasuria publike shpërndahet në rreth të ngushtë partiak e…
I menjëhershëm ka qenë reagimi i profesor Jeton Shasivarit ndaj paraqitjes së Sekretarit te pergjithshem te BDI-se Arbër Ademi: Ja reagimi i prof Shasivarit: “Eshtë sa qesharake, aq edhe dëshpëruese të shohësh Arbër Ademin duke predikuar moral kombëtar dhe integritet profesional. Një zë që vjen nga rreshtat e atyre që rrugëtimin e tyre politik e nisën me premtime për ideale e të drejta kombëtare, por e përfunduan duke u rreshtuar pas milionave të “Soravias”. Kur njerëzit e dëshpëruar humbin pushtetin, ata humbin edhe arsyen. Sulmet e ulëta janë thjesht një përpjekje e dështuar për të zhvendosur vëmendjen nga dështimet e…
Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka theksuar se bashkëpunimi ndërshqiptar nuk duhet të mbetet vetëm një ide për të cilën flitet, por të shndërrohet në një angazhim të përditshëm me projekte konkrete që sjellin përfitime për qytetarët. Duke folur në Konferencën kushtuar agjendës së përbashkët ndërshqiptare, Mexhiti u ndal te fushat që, sipas tij, ofrojnë potencialin më të madh për bashkëpunim, duke veçuar arsimin, kulturën, ekonominë dhe turizmin si shtyllat kryesore mbi të cilat duhet të ndërtohen iniciativa të përbashkëta. Ai solli edhe shembuj konkretë të këtij bashkëpunimi, si organizimi i Panairit Shqiptar në…
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja One Stop Shop ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Iseni theksoi se me këtë hap po realizohet një nga premtimet për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe përmirësimin e shërbimeve në pikat kufitare. “Po realizohet ajo që kemi premtuar: punojmë për qytetarët. Kufij më të shpejtë, më pak pritje dhe më shumë dinjitet për qytetarët e të dy vendeve”, ka shkruar Iseni. Ai uroi që kjo marrëveshje të sjellë përfitime konkrete për qytetarët…
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka bërë të ditur se është nënshkruar zyrtarisht marrëveshja për pikën e përbashkët kufitare “One Stop Shop” mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale (siç shihet në, Iseni ka theksuar se ky hap shënon realizimin e një premtimi të dhënë për t’u shërbyer drejtpërdrejt qytetarëve të të dyja vendeve. “Kufij më të shpejtë, më pak pritje dhe më shumë dinjitet për qytetarët e të dy vendeve. Po realizohet ajo që kemi premtuar: punojmë për qytetarët”, ka shkruar Iseni. Çfarë sjell ky vendim? Sipas njoftimit…
Mekanizmi Kombëtar Parandalues (MKP) pranë Avokatit të Popullit, gjatë një kontrolli në spitalin psikiatrik të Demir Hisarit në dhjetor të vitit 2025, ka hasur rreth 20 persona të dënuar për vepra penale të cilët nuk vuajnë nga sëmundje mendore, por janë të shëndetshëm dhe të përgjegjshëm para ligjit. Siç thuhet në raport, përmes ekspertizave të dyshimta dhe korruptive, ata kanë arritur t’i shpëtojnë burgut dhe të dërgohen për trajtim mjekësor. „MKP i është drejtuar edhe Odës së Ekspertëve, me kërkesë për informacione lidhur me zbatimin e standardeve etike dhe profesionale në ekspertizat gjyqësore-psikiatrike“, deklaroi zëvendësavokatja e popullit, Sonja Trifunovska, në…

