Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, sonte nëemisionin “Debat në SHENJA”, u ka bërë thirrjeshqiptarëve, veçanërisht diasporës, që tëmbështesin kandidatin shqiptar, Arkin Jahiju, nëraundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunëne Bërvenicës.
Sela theksoi se fitorja e një kandidati shqiptar nëkëtë komunë është e rëndësishme, ndërsashprehu publikisht gatishmërinë për të qenë nëdispozicion të Jahijut gjatë raundit të dytë tëzgjedhjeve.
“Pa marrë parasysh gjithçkaje, shqiptarë, ju lutem, diaspora, ju lutem, është shumë e rëndësishme që në Bërvenicë të fitojë kandidati shqiptar. Këtë garë e udhëheq Arkin Jahiju. Dhe po e them publikisht, jam në dispozicion të shqiptarit Arkin Jahiju në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, si ta mendojë ai”, deklaroiSela. /SHENJA/



