Author: Jeta almakos

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se negociatat për rikonstruimin e Qeverisë janë në fazën përfundimtare dhe se deri në fundjavë pritet të ketë një pasqyrë të qartë për përbërjen e re qeveritare. Duke folur në edicionin e lajmeve të TV Sitel, Mexhiti tha se bisedimet mes partnerëve të koalicionit po vazhdojnë dhe se ende nuk është marrë ndonjë vendim përfundimtar. “Mendoj se ditët në vijim do të kemi zgjidhje përfundimtare, për shkak se negociatat po vazhdojnë të rrjedhin dhe nuk ka asgjë finale. Kemi zhvilluar disa takime deri më tani dhe po analizohet performanca e të…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar një sërë parregullsishë në funksionimin e SHA MEPSO për vitin 2024. Problemet me pronësinë e linjave të transmetimit, investimet pa dokumentacion, si dhe punësimet e parregullta ndikojnë drejtpërdrejt në efikasitetin e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në vend. Edhe pse kompania gjatë atij viti ka realizuar rritje të të ardhurave nga veprimtaria e saj kryesore, në raport thuhet se janë zbuluar dobësi serioze në punën dhe menaxhimin e saj. Revizorët konstatuan se nga 112 linja të transmetimit, vetëm 53 kanë pronësi të regjistruar, ndërsa për 59 të tjera MEPSO nuk disponon me fletëpronësi.…

Lexo më Shumë

Qytetarët që kanë një shumë të përcaktuar për pagesë shtesë pas Deklaratës Vjetore Tatimore për vitin 2025 ende kanë një afat të shkurtër për të përmbushur detyrimin e tyre. Drejtoria e të Ardhurave Publike kujton se dita e fundit për pagesën e taksës është 30 qershori 2026. DAP njofton se të gjithë tatimpaguesit, deklarata e të cilëve tregon një shumë për pagesë shtesë, duhet ta bëjnë pagesën në kohë, me qëllim që të shmangen kostot shtesë dhe llogaritja e interesit. Për qytetarët të cilëve u është dorëzuar ose do t’u dorëzohet një vendim me një shumë të korrigjuar tatimore, afati…

Lexo më Shumë

Partitë politike turke dhe organizatat e shoqërisë civile në Maqedoninë e Veriut u shprehën njëzëri se Propozim-ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, i cili po shqyrtohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, përmban një sërë mangësish dhe se, në formën aktuale, rrezikon të drejtat e komuniteteve më të vogla etnike, veçanërisht të komunitetit turk. Sipas tyre, ky propozim-ligj duhet të ndryshohet ose të plotësohet me mekanizma më të qartë dhe më efektivë mbrojtës. Lidhur me këtë çështje kanë reaguar Lidhja e Organizatave Joqeveritare Turke në Maqedoni (MATÜSİTEB), organizatë turke që përfaqëson 72 shoqata joqeveritare anëtare të saj, Partia Demokratike…

Lexo më Shumë

PLD kërkon një reagim të shpejtë nga Kopshti Zoologjik, Qyteti i Shkupit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe të gjitha institucionet kompetente, pas incidentit të fundit të së shtunës, me arratisjen e ujqërve të bardhë nga kafazi që hëngrën 4 kangur dhe disa zogj emu. Ata kujtojnë se Kopshti Zoologjik po e ndjekin incidente të pakëndshme që nga fillimi i mandatit të kryetares së mëparshme Danella Arsovska. Kopshti Zoologjik i Shkupit u shndërrua në një thertore për kuaj për ushqim në kopsht, me gjak të derdhur në Bulevardin Ilinden, kafshët vdisnin rregullisht në rrethana të paqarta, gjirafat, një elefant, një…

Lexo më Shumë

Shëndeti dhe interesi i qytetarëve janë prioriteti ynë më i lartë. Në kuadër të masave parandaluese përballë temperaturave të larta të paralajmëruara gjatë verës, Komuna e Çairit ndërmerr aktivitete për mbrojtjen dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve. Ekipet profesionale të komunës kanë kryer kontrollin dhe sanimin e të gjitha çezmave publike në territorin e Çairit, ndërsa shtesë do të vendosen edhe pika me ujë në lokacionet më të frekuentuara. Gjithashtu, në hapësirat publike do të vendosen pika mjekësore dhe vullnetarë të cilët do të japin këshilla për parandalim, ndërsa qytetarëve do t’u ofrohen edhe kontrolle bazë mjekësore. Kësaj nisme me…

Lexo më Shumë

Sofja zyrtare ka reaguar pas kërkesës së Shkupit që autoritetet bullgare të kërkojnë falje për publikimin e të dhënave që lidhen me familjen e kryeministrit Hristijan Mickoski. Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë mohon përfshirjen në publikimin e një note diplomatike lidhur me udhëtimin e familjes së Mickoskit në Pamporovë, duke deklaruar se dokumenti nuk lidhet me një kërcënim aktual dhe se bëhet fjalë për çështje nga e kaluara. “Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka shpërndarë notë diplomatike apo ndonjë korrespondencë tjetër zyrtare që lidhet me vizitën në Bullgari të anëtarëve të familjes së një përfaqësuesi zyrtar të…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka bërë thirrje për protest për ditën e nesërme në Tetovë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rikthyer emrat e vjetër të shesheve dhe rrëugëve në Tetovë. Osmani thotë se Marshi në Tetovë nuk ëshdtë marsh i një partie politike, por marsh i cdo shqiptari dhe i cdo qytetari që e do këtë vend. “Kryetari i Gjykatës Kushtetuese antishtetërore, Darko Kostadinovski, mbrëmë deklaroi se çështjen e gjuhës “do ta mbyllë”, “do ta zgjidhë” dhe se “askush nuk mund ta ndalë”. Kjo nuk është befasi. Vendimi për anulimin e emrave të rrugëve dhe shesheve në…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e tij për pasojat që, sipas tij, këto zhvillime mund të kenë për Shqipërinë. Në një deklaratë për mediat, Ahmeti vlerësoi rolin historik të Shqipërisë për shqiptarët në rajon, veçanërisht për Kosovën, duke theksuar se vendi ka qenë një faktor kyç në proceset e lirisë dhe shtetformimit të saj. Ai tha se po i ndjek me shqetësim zhvillimet në Shqipëri dhe se protestat po i shkaktojnë vendit “dy goditje të forta”, duke veçuar ndikimin që ato…

Lexo më Shumë

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se rebalanci i buxhetit nuk është dëshmi stabiliteti, por pranim i krizës. “Kur Qeveria detyrohet të mbulojë deficitin dhe borxhet me huamarrje të re, qytetarët e kuptojnë qartë se pas fjalëve për zhvillim fshihet një arkë e zbrazur dhe një ekonomi pa frymë”. “Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi politike për këtë gjendje. VLEN nuk mund të heshtë kur çmimet rriten, pagat mbeten pas, investimet shtyhen dhe borxhi u lihet në shpinë qytetarëve. Propaganda nuk e mbush buxhetin, nuk e ul çmimin e bukës dhe nuk e sjell mirëqenien që ua premtuan shqiptarëve”, thonë nga ASH.

Lexo më Shumë

Profesori universitar dhe dekani i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit pranë UEJL-së, Demush Bajrami,  ka theksuar nevojën urgjente për reforma në sistemin arsimor në vend, duke vlerësuar se zhvillimet teknologjike dhe inteligjenca artificiale po ndryshojnë rrënjësisht tregun e punës dhe kërkesat për profesionet e së ardhmes. Në intervistën Impakt në TV Shenja, Bajrami tha se shumë profesione tradicionale nuk do të zhduken, por do të duhet të transformohen dhe të përshtaten me realitetin e ri digjital. “Disa profesione të vjetra, jo që po harxhohen, që kanë qenë deri më tani, por unë do thosha do të duhet të transformohen,…

Lexo më Shumë

Profesori universitar dhe dekani i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit pranë UEJL-së, Demush Bajrami, duke komentuar raportet e organizatave ndërkombëtare, sipas të cilave liria e mediave në vend ka shënuar rënie këtë vit, vlerësoi gjatë emisionit Impakt se, shkalla e demokracisë në një vend matet drejtpërdrejt me nivelin e lirisë së mediave, duke paralajmëruar se kufizimi i saj mund të çojë drejt autokracisë dhe diktaturës. “Kjo çon drejt një autokracie, një diktature. Unë mendoj se ende nuk jemi, por vlimet e mëdha që ndodhin në Ballkanin Perëndimor, sikur alarmojnë në situata të ckatuara sikur duhet një kujdes më i…

Lexo më Shumë