Sot (24.06.2026), nga Republika e Serbisë në vendin tonë është ekstraduar Sait Saitov (19) nga Shkupi. Ai kërkohej me fletëarrest ndërkombëtar nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale „kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion“, si dhe „mosdhënie e ndihmës personit të lënduar në aksident komunikacioni“. Këto vepra lidhen me një incident juridiko-penal që ka ndodhur në Shkup më datë 09.01.2026. Statusi aktual: Personit në fjalë i është caktuar masa e paraburgimit dhe i njëjti është dërguar në Burgun e Shkupit për procedime të mëtejshme.
Author: Jeta almakos
Ministria e Transformimit Digjital dhe Fakulteti i Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike zyrtarisht shënuan fillimin e projektit “Vezilka” – Qendrës së parë Kombëtare për Inteligjencë Artificiale në Maqedoni, e cila do të përfaqësojë infrastrukturë kyçe kombëtare për zhvillimin e njohurive, inovacionit dhe aplikimin e inteligjencës artificiale. Kryeministri Hristijan Mickoski u shpreh se qasja në infrastrukturën evropiane për inteligjencën artificiale dhe në kapacitetet e avancuara të superkompjuterëve do të mundësojë që idetë e krijuara këtu të marrin mundësinë të konkurrojnë në nivel evropian dhe global. Hristijan Mickoski, kryeministër “Kjo paraqet një nxitje të fortë për rritjen ekonomike, për hapjen e…
VLEN vlerëson se Marrëveshja e Ohrit është arritje e të gjithë shqiptarëve dhe jo pronë e një partie politike. Në një reagim publik, Mustafa Dauti nga kjo parti, ka kritikuar qeverisjen 24-vjeçare të BDI-së, duke thënë se gjatë kësaj periudhe nuk u realizuan plotësisht proceset kyçe që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, përfshirë decentralizimin dhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, ndërsa ka lavdëruar 2 vite qeverisje të VLEN-it. Sipas Dautit, për vite me radhë qytetarët kanë dëgjuar premtime për projekte infrastrukturore, si autostrada Shkup–Bllacë, por pa rezultate konkrete në terren. Ai theksoi se në dy vitet e fundit, që nga…
Ambasadori bullgar u thirr në Ministrinë e Jashtme të RMV-së lidhur me notën diplomatike që u bë publike në lidhje me udhëtimin e gruas dhe djalit të kryeministrit, Hristijan Mickoski në Pamporovo të Bullgarisë këtë dimër. Ministri Mucunski thotë se ka kërkuar shpjegime nga autoritetet bullgare në lidhje me rastin, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje. Ai theksoi se nëse diçka e tillë do të ndodhte në Maqedoni, ai do të kërkonte falje si ministër. Nota diplomatike përshkruan në detaje rrugën që kanë ndjekur gruaja dhe djali, të dhënat e tyre personale dhe sigurinë policore që i…
Kim Mehmeti Të rinjtë që protestojnë në Tiranë, në mos më shumë, ia dolën të shpalosin një të vërtetë: se Shqipëria është një vend që sheh ëndrra demokratike, por që bën gjumë në shtratin e mendësisë enveriste. Por me një dallim: Enveri i kohës komuniste e bëri Shqipërinë burg për shqiptarët, ndërsa “Enveri i Dytë” – Piktori – po ndërton një Shqipëri ku nuk do të ketë vend për shqiptarët. Kush nuk e beson këtë, le ta marrë e ta shfletojë librin “The Albanian Files” (Dosjet e Shqipërisë), ku do të shohë se si pronari i vetëm i Shqipërisë -…
Kryetari i parë dhe njëri ndër themeluesit e partisë së Djathë konsetvative VMRO-DPMNE Ljupço Georgievski ashpër e ka kritikuar partinë të cilën para më shumë se 3 dekada, vetë e kishte formuar. Ish-kryeministri Georgievski terhoqi një paralele mes idealeve të atëbotshme të VMRO-DPMNE-së dhe veprimeve të sotme. Duke sjellë në kujtesë fillimet e partisë në fillimvitet e nëntëdhjeta, Georgievski tha se themelet e partisë ishin vënë në vitin 1990, si mision historik, me disa bashkëmendimtarë. “Qëllim parësor e kisha pavarësinë e Maqedonisë, jashtë kthetrave të politikës serbomadhe!”, theksoi ish-kryeministri. Georgievski poashtu ashpër sulmoi diskursin e sotëm politikë të partisë të…
Katër ditë nga zhdukja dhe pas tri ditë kërkimesh intensive eshtë gjetur kufoma e vogëlushit pesevjeçar shqiptar Tian Rahimi. Këtë njoftim e dhanë për albinfo.ch burime nga vullnetarët që ishin angazhuar në kërkim të tij. Siç eshtë raportuar tashmë, Tiani pesëvjeçar, me prejardhje shqiptare nga Kumanova (Maqedonia e Veriut) bashkë me familjen e tij ishin perfshirë në një aksident në lumin Reuss prane lokalitetit Muhlau te shtunen, kur ishin ne nje gomone. Prinderit dhe motra e tij shtatevjeçare arritên te notonin deri në breg, transmeton albinfo.ch. Pesevjeçari është zhdukur që atëherë. Ekipet e shpëtimit kanë kërkuar vazhdimisht djalin me një…
Një stuhi e shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe breshër u regjistrua këtë pasdite në rajonet e Shtipit dhe Gjevgjelisë. Sipas informacionit mbi paqëndrueshmërinë, situata u regjistrua në orën 17:10, dhe stuhia lëvizi gradualisht drejt pjesës juglindore të vendit. Gjithashtu reshje të shiut, të shoqëruara me erë dhe bubullima u regjistruan midis Negotinës dhe Demir Kapisë. Nga DPHM njoftojnë se pjesët qendrore dhe verilindore të vendit janë ende të prekura nga moti i paqëndrueshëm, dhe kushtet e motit janë ende duke u monitoruar.
Editorial nga Dr. Arben Ramkaj Çdo lëvizje e madhe qytetare zhvillon dy beteja paralele. Të parën e bën në shesh me pushtetin, për të kërkuar llogaridhënie. Të dytën e zhvillon në hapësirën publike, për mënyrën se si ajo perceptohet nga shoqëria dhe komuniteti ndërkombëtar. Si protesta më e madhe e dekadave të fundit në Shqipëri, tubimet e fundit në bulevardin qendror të Tiranës dëshmuan një pakënaqësi të thellë dhe legjitime. Demokracia nuk funksionon vetëm përmes kutive të votimit, por edhe përmes të drejtës për të sfiduar vendimet e qeverisë. Pikërisht për shkak të kësaj peshe historike, ruajtja e identitetit të…
Ulja e shkallës së vdekshmërisë në këto dy vite është për 300 përqind krahasuar me vitet paraprake. Këto rezultate i prezantoi sot drejtori i Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve Rexhep Memedi. Kjo rënie e theksuar e shkallës së vdekshmërisë, si një parametër kryesor i cilësisë së shërbimeve mjekësore, sipas drejtorit Memedi, është rezultat i përkushtimit dhe angazhimit ekipor të Klinikës dhe ekspertëve të Pediatrisë. Rexhep Memedi, drejtor i Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve “Sipas të dhënave zyrtare statistikore nga sistemi i informacionit të Klinikës për periudhën 2014–2026, analizat tregojnë se, për shembull, në vitin 2015 përqindja e pacientëve të vdekur…
Kanë kaluar plot 18 vite nga Rasti “Alfa”, një ndër rastet më të debatuara dhe më të kontestuara në historinë e gjyqësorit të Maqedonisë së Veriut. Për 18 vite me radhë, familjet e Agim Islamit dhe të ndjerit Rexhail Qerimi kanë kërkuar të njëjtën gjë: rishqyrtim të rastit, shqyrtim të ekspertizave të reja dhe një përgjigje përfundimtare nga institucionet. Sidomos në vitet e fundit, pas publikimit të intervistave, dokumenteve dhe ekspertizave të prezantuara nga Pa Censurë, një numër i konsiderueshëm politikanësh shqiptarë dolën publikisht në mbështetje të kërkesave për zbardhjen e rastit. Më 18 janar të vitit 2022, kryetari i…
Partia shqiptare në pushtet VLEN ka përsëritur akuzat ndaj BDI-së dhe ish-drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, për presin ndaj një kompanie evropiane në interes të një kompanie serbe. “U bënë katër ditë nga dalja në shesh e pretendimeve lidhur me biznesin e gardheve mbrojtëse, ndërsa opinioni nuk mori përgjigje të saktë për atë që vërtet ka peshë. Me vite BDI na shiti përralla për Evropën. Tani po dëgjojmë se një kompani evropiane është lënë anash, ndërsa rruga i është hapur për një kompani nga Serbia. Kjo nuk është punë e vogël. Nuk po flasim vetëm për…

