Publicisti i njohur shqiptar, Kim Mehmeti, ka komentuar zhvillimet politike në Shqipëri, ku prej 135 ditësh po zhvillohen protesta të studentëve dhe grupeve të tjera të të rinjve.
Kërkesa e protestuesve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, i cili nuk ka ndërmend të ndërmarrë një hap të tillë, pavarësisht përshkallëzimit të situatës.
“135 ditë, çdo ditë protestë paqësore. Edi Rama i talli njerëzit duke thënë se do të pakësohen. Rama nuk e ka frikë popullin e vet, nuk i trembet atij. Rama ka zgjedhur të plaket me fytyrën e turpit. Ky nuk ka ku të shkojë, sepse do të shkojë në burg”, ka thënë Kim Mehmeti në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Shkrimtari dhe publicisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut vlerëson se Rama ndodhet në një situatë të vështirë.
“Rama është në hall. Tash e flijon vendin dhe popullin për interesin e tij”, ka vlerësuar Kim Mehmeti.



