Një moment tensioni është regjistruar gjatë protestës para Kryeministrisë në Tiranë, ku një i ri është ngjitur në pjesën e hyrjes së godinës, ndërsa kishte me vete edhe vajzën e tij të porsalindur.
Nga ky pozicion, i riu u është drejtuar disa herë efektivëve të policisë që ndodheshin përballë tij.
Situata para Kryeministrisë vijon të ndiqet mes tensioneve të protestës.



