Kaos, dhunë, gurë, zjarr dhe tym. Kjo është situata aktuale përballë Kryeministrisë.
Prej disa orësh tashmë, protestuesit dhe policia vijojnë përplasjet me njëri-tjetrin. Protestuesit vijojnë të hedhin gurë dhe sende të forta në drejtim të policisë, ndërsa uniformat blu janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë.
Ndërkohë, pak çaste më parë, protestuesit i kanë vënë flakën njërit prej autobotëve me ujë që ndodhet pranë Kryeministrisë. Raportohet gjithashtu se, për shkak të përplasjeve, një person ka mbetur i plagosur rëndë.



