Author: Jeta almakos

Pacientët me kancer që trajtohen në Klinikën Universitare të Radiologjisë dhe Onkologjisë në Shkup vazhdojnë të përballen me pritje të gjata për marrjen e terapisë, ndërsa mbingarkesa e sistemit po rëndon edhe më tej gjendjen e tyre. Shumë pacientë udhëtojnë nga qytete të ndryshme të vendit drejt Shkupit, pasi radioterapia ofrohet vetëm në kryeqytet. Disa prej tyre thonë se janë të detyruar të presin deri në 12 orë për të marrë terapinë, ndërsa radhët fillojnë që në orët e para të mëngjesit. “Problemi nuk janë mjekët, por sistemi dhe mungesa e organizimit. Do të ishte shumë më mirë nëse do…

Lexo më Shumë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, deklaroi se është në zhvillim procesi i vlerësimit të punës së të gjithë ekzekutivit në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë. Ai tha se janë zhvilluar takime me partnerët e koalicionit qeverisës, VMRO-DPMNE dhe ZNAM, ndërsa shprehu bindjen se VLEN do të forcohet pas këtij procesi. “Spo bëhet vlerësimi i të gjithë ministrave dhe dikastereve. Kemi pasur disa takime me partnerët e qeverisë dhe VLEN nga ky rikonstruim do të dalë shumë më i fuqishëm, me shumë më tepër potencial politik”, deklaroi Mexhiti për Zyrtare.net. Sipas tij, qëllimi i rikonstruimit është dinamizimi i punës së ekzekutivit…

Lexo më Shumë

Bekim Qoku A është protesta e sotme në Tetovë një shërbim që po i bëhet dikujt në Tiranë apo në Beograd, për ta zhvendosur vëmendjen nga protestat qytetare që po zhvillohen atje? A po tenton BDI ta riaktivizojë e ta ringjallë Ballkanin e Hapur? Sepse kjo protestë është krejtësisht e paarsyeshme. Ata po protestojnë kundër të pabërave të veta gjatë 22 viteve pushtet. Po protestojnë kundër ndërrimit të emrave të rrugëve, të cilët vetë nuk i ndërruan kurrë zyrtarisht kur kishin komunën, qeverinë, ministritë dhe gjithë mekanizmat institucionalë në duar. Këta po protestojnë duke u mbështetur në harresën e qytetarëve.

Lexo më Shumë

Kim Mehmeti Libri ‘The Albanian Files’ (‘Dosjet e Shqipërisë’) e portretizon qartë dhe me saktësi mbretin e Shqipërisë – ‘Enverin e Dytë’. Por ky libër shpërfaq edhe fytyrën e vërtetë të elitave shqiptare, të cilat e ngritën atë në piedestal, ashtu siç e ngritën dikur Enverin e Parë, me çka ia shitën shpirtin Piktorit dhe ia lan në duar fatin e popullin. E që pastaj, njësoj si pas rënies së Enverit të Parë, të gjithë – përfshirë edhe ata që e udhëzonin të bëhej kryeqelbësira e ‘Aleancës së Qelbësirave’ – të rrëfejnë se sa shumë kanë vuajtur dhe sa vështirë…

Lexo më Shumë

Lidhja Shqiptare e Selës ka shprehur mbështetjen e saj për protestën e paralajmëruar në Tetovë, e cila po mbahet si reagim ndaj ndryshimeve të emërtimeve të disa rrugëve në qytet. Përmes kësaj mbështetjeje, Lidhja Shqiptare e Selës ka bërë të ditur se qëndron përkrah qytetarëve që kundërshtojnë zëvendësimin e emrave me karakter shqiptar me emërtime të tjera, duke e cilësuar çështjen si të rëndësishme për ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë shqiptare, raportton TS. Ndërkohë, qytetarë të shumtë vazhdojnë të grumbullohen në Sheshin “Iliria”, prej ku pritet të nisen drejt Komunës së Tetovës, ndërsa në terren janë vendosur forca policore për…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka zhvilluar një takim në Çair me kryetarin Izet Mexhiti. Me një reagim në rrjetet sociale, Boçi shkruan se trashëgimia kombëtare dhe identiteti shqiptar jo vetëm që nuk është cënuar, por kultivohet dhe fuqizohet për çdo ditë në formë institucionale dhe me garanci shtetërore të fituar me votë. Reagimi i Luçiano Boçit: Sot në Çair, në zemër të Shkupit, bashkë më kryetarin Izet Mexhiti, për t’u bindur se Çairi frymon shqip, se trashëgimia kombëtare dhe identiteti shqiptar jo vetëm që nuk është cënuar, por kultivohet dhe fuqizohet për çdo ditë në formë institucionale…

Lexo më Shumë

Prof. Dr. sc. Jeton Shasivari Komisari i Zajazit ka zgjedhur të bëhet megafon i Edi Ramës “Sulltan Surrelit”. Ai po mbron një antishtet të kalbur nga hajdutëria galopante. Ndërkohë, hesht paturpësisht përpara fyerjes që i bëhet dëshmorit të kombit, tropojanit Tahir Sinani. Për shefin e grupit parlamentar socialist, Taulant Ballën, ky hero kombëtar ishte thjesht një “mercenar” i paguar. Vajza dhe familja e Tahir Sinanit reaguan të tmerruar. Ata deklaruan se kjo baltë “e vrau komandantin për së dyti”. Ku është Komisari i Zajazit? Pse nuk doli të mbrojë gjakun e Tahir Sinanit? Komisari zgjodhi të heshtë për heroin kombëtar.…

Lexo më Shumë

Në emisionin “Debat në Shenja”, përfaqësuesi i LSDM-së, Agron Demiri, vlerësoi rolin e ish-kryeministrit Zoran Zaev në avancimin e të drejtave gjuhësore dhe proceseve demokratike në vend. Duke folur për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Demiri tha se miratimi i tij nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen politike të Zaevit. Ai kujtoi se ligji ishte kundërshtuar nga presidenti i atëhershëm, Gjorge Ivanov, por sipas tij, refuzimi nuk kishte bazë juridike. “Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk do të kalonte pa vullnetin e Zoran Zaevit. Ai u votua dhe më pas, në bazë të tij, u harmonizuan edhe ligje…

Lexo më Shumë

Çështja e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe ishte një nga temat e debatit në emisionin “Debat në Shenja”, ku përfaqësuesit e BDI-së dhe LSDM-së shprehën qëndrime të ngjashme në mbështetje të kërkesave të studentëve. Ylli Paçuku nga BDI, tha se ka propozime që nuk po pranohen nga studentët dhe vlerësoi se reagimet e tyre janë të arsyeshme. Ai shprehu dyshime se pushteti aktual dhe partnerët e koalicionit do të sjellin ndryshime në këtë çështje. I pyetur nga gazetari Abedin Ismaili për faktin se studion juridikun dhe se provimi mund të zhvillohet në gjuhën maqedonase, Paçuku tha se…

Lexo më Shumë

Në emisionin “Debat në Shenja”, Agron Demiri, përfaqësues i LSDM-së, foli për përfshirjen e tij në politikë dhe proceset e brendshme në parti. Demiri tha se LSDM-në e sheh si një parti qytetare dhe jo si një parti të një etnie të caktuar. Ai u shpreh se mundësitë që i janë dhënë brenda LSDM-së nuk beson se do t’i kishte pasur në ndonjë subjekt tjetër politik. Sipas tij, që nga zgjedhjet lokale, partia ka ndërmarrë reforma të brendshme dhe ka zhvilluar procese për zgjedhjen e forumeve partiake. Ai tha se pret që të rinjve t’u jepen më shumë hapësira reale…

Lexo më Shumë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, në paraqitjen e tij në edicionin e lajmeve të TV Sitel, deklaroi se VLEN synon të sigurojë një të tretën e përfaqësimit në ekzekutivin qeveritar në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë. Sipas Mexhitit, si përfaqësues i shqiptarëve, VLEN pretendon të ketë një të tretën e posteve ministrore, duke theksuar se koalicioni jo vetëm që do t’i ruajë pozicionet aktuale, por synon t’i forcojë ato. “Ne si përfaqësues të shqiptarëve pretendojmë të kemi një të tretën e ekzekutivit, të ministrave. Atë që mund të them është se për nga numri do t’i mbajmë pozicionet, madje fakti…

Lexo më Shumë

MEPSO kumtoi se pasi e ka marrë raportin e Entit të Revizionit ka ndërmarrë aktivitete për adresimin e dobësive të evidentuara, të cilat, sipas kompanisë, janë trashëguar nga menaxhmentet e mëparshme dhe datojnë prej vitesh. Sipas MEPSO-s, një pjesë e madhe e problemeve me pronësinë e linjave të transmetimit dhe nënstacioneve lidhen me ndarjen e ish-Elektroekonomisë së Maqedonisë dhe procedurat komplekse për rregullimin e statusit juridik të infrastrukturës energjetike. Kompania njofton se tashmë ka formuar grupe pune me EVN-në për zgjidhjen e çështjeve pronësore, ndërsa gjatë vitit 2025 ka aktivizuar dhe evidentuar investime të përfunduara në vlerë prej rreth 18…

Lexo më Shumë