Sipas të dhënave të publikuara të hënën nga Byroja Kombëtare e Statistikave (NBS), PBB e Kinës u rrit me 4.6% në nëntëmujorin e parë të vitit 2026, duke arritur në 107.1 trilionë juanë (rreth 16 trilionë dollarë).
Ekonomia e vendit ruajti në përgjithësi një zhvillim të qëndrueshëm pavarësisht presioneve, njoftoi NBS.
Nga janari deri në shtator, prodhimi industrial i ndërmarrjeve të mëdha u rrit me 5.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndër to, prodhimi i pajisjeve shënoi një rritje prej 10.2% dhe prodhimi i teknologjisë së lartë u rrit me 14.3%. Ndërkohë, prodhimi i pajisjeve për printim 3D u rrit me 62.5%, prodhimi i baterive litium-jon u rrit me 39.5% dhe ai i robotëve industrialë 29.1%.
Njëkohësisht, vlera e shtuar e sektorit të shërbimeve u rrit me 5.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shërbimet e qirasë dhe biznesit shënuan një rritje prej 12.3%, shërbimet e transmetimit të informacionit, softuerit dhe teknologjisë së informacionit u rritën me 10.4%, shërbimet financiare shënuan rritje prej 5.8%, sektori i akomodimit dhe shërbimeve ushqimore u rrit me 5.5%.
Shitjet totale me pakicë të mallrave dhe shërbimeve, një tregues kryesor i fuqisë së konsumit në vend, shënuan një rritje prej 2.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Indekset e aktiviteteve të biznesit për shërbimet e telekomunikacionit, transmetimet televizive, radiofonike dhe satelitore, shërbimet monetare e financiare, si dhe sigurimet, qëndruan të gjitha mbi nivelin 55%, çka tregon se aktivitetet e biznesit kanë vazhduar të jenë në territorin e rritjes, mbi pragun 50 që ndan rritjen nga tkurrja.
Krahas këtyre, në nëntëmujorin e parë, import-eksporti i mallrave në Kinë ruajti gjithashtu një rritje të fuqishme duke shënuar një rritje prej 18.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe duke arritur në 39.9 trilionë juanësh. Ndër të cilat, tregtia me vendet partnere të nismës “Një brez, një rrugë” u rrit me 17.1%.



