Partia shqiptare në pushtet VLEN ka përsëritur akuzat ndaj BDI-së dhe ish-drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, për presin ndaj një kompanie evropiane në interes të një kompanie serbe. “U bënë katër ditë nga dalja në shesh e pretendimeve lidhur me biznesin e gardheve mbrojtëse, ndërsa opinioni nuk mori përgjigje të saktë për atë që vërtet ka peshë. Me vite BDI na shiti përralla për Evropën. Tani po dëgjojmë se një kompani evropiane është lënë anash, ndërsa rruga i është hapur për një kompani nga Serbia. Kjo nuk është punë e vogël. Nuk po flasim vetëm për…
Author: Jeta almakos
Para pak çastesh ka ndërruar jetë kryetari i Komunës së Brvenicës, Jovica Ilievski. Shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura, por dyshohet për sulm kardiak. Ilievski mori mandatin e kryetarit të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e vitit të kaluar, të cilat u mbajtën në muajin nëntor.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari nuk e përjashton mundësinë që ASH të bëhet pjesë e qeverisë, por siç tha, vetëm me një marrëveshje të re, në të kundërtën ai tha se është nënçmuese të hyet aty prej ku ke dalë. E, për tu bërë pjesë e qeverisë, Taravari në emisionin “Debat në Shenja” shpalosi disa kushte. Ai kërkon garanca për fillimin e negociatave me BE-në dhe votimi i ndryshimeve kushtetuese. ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ASH-SË “Vetëm se me një marrëveshje të re në të cilat do të kishte së paku garanca për fillimin e negociatave me BE-në dhe…
Nxënësit e klasës së nëntë dhe ata të vitit të tretë të shkollës së mesme edhe këtë vit do të përdorin tekste të vjetra shkollore, pasi librat e rinj për këto nivele nuk janë përgatitur ende sipas programeve të reja mësimore. Ndërkohë, nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën kanë marrë komplete të reja tekstesh, ndërsa në ditët në vijim do të shpërndahen edhe librat për klasat e tjera të arsimit fillor dhe të mesëm. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, deklaroi se sistemi i furnizimit dhe shpërndarjes së teksteve tashmë funksionon në mënyrë të qëndrueshme, ndërsa librat e…
Arbër Ademi, ka akuzuar koalicionin VLEN dhe kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për mosveprim në mbrojtjen e emrave shqip të rrugëve në Tetovë, pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të vitit 2007 për emërtimin e rrugëve dhe shesheve në qytet. “Gjykata Kushtetuese nxori në shesh pafuqinë dhe gënjeshtrat e VLEN-it”, deklaroi Ademi. Sipas tij, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për 14 muaj nuk ka ndërmarrë asnjë hap për mbrojtjen e emrave shqip të rrugëve. “Bilall Kasami, për 14 muaj, nuk ndërmori asgjë për t’i ruajtur emrat shqip në Tetovë. Bilall Kasamit…
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe tha se balancuesi nuk kishte mekanizma për t’i ndalur keqpërdorimet që shqiptarët mos të deklaroheshin si maqedonas dhe anasjelltas, e sipas tij, as ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat nuk do ta ndalojë këtë. Snopçe shtoi se edhe Komisioni i Venecias ka thënë se ky ligj nuk i shmang keqpërdorimet dhe nuk i eliminon problemet e balancuesit, që siç tha, ka një sër rekomandimesh që nuk janë zbatuar. “Shumë referoheni te Komisioni i Venecias, ja çka janë rekomandimet e tij që nuk janë zbatuar. Të sigurohen mekanizma real për zbatimin e ligjit,…
Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve nga VLEN nuk ka as bazë politike, as institucionale të lavdërohet me Koridorin 8 thonë nga ASH. “Ky projekt nuk është meritë e VLEN-it dhe as arritje e tyre. Përkundrazi, VLEN-i nuk pyetet dhe nuk konsultohet për vendimet që merr Qeveria në projekte të mëdha infrastrukturore. Qytetarëve nuk u intereson propaganda ditore, por duan përgjigje konkrete se kur do të përfundojë Koridori 8, pse janë shkurtuar mjetet për vitin 2026 dhe pse segmenti jetik që lidh vendin me Shqipërinë nuk duhet të kalojë përmes Strugës. Arsyetimi me UNESCO-n nuk mund të përdoret në mënyrë selektive.…
Kim Mehmeti Shqipëria ka President, por askush nuk e di se ku ndodhet ai, përderisa rinia shqiptare ka mbushur bulevardet e Tiranës. Pra askush nuk e di se çfarë mendon ai lidhur me protestat më të bukura që ka parë shqiptaria. Po pra, Presidenti i Shqipërisë ka humbur dhe duhet t’u thuhet atyre që do ta gjejnë: ju lutemi, mos na e ktheni, ngase ai nuk është i yni, por i Piktorit. Shqipëria ka edhe akademikë, ka me qindra profesorë, artistë…, por thuajse të gjithë heshtin. Shqipëria ka aq shumë media sa rrallë ndonjë shtet tjetër, por shumica e tyre…
Gazetari nga Kosova, Mirlind Behluli, ka reaguar ndaj komenteve dhe kritikave që ditëve të fundit janë adresuar nga disa analistë kosovarë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, pas protestës së zhvilluar në Tiranë. Përmes një postimi publik, Behluli ka dënuar ironizimet dhe përçmimet ndaj shqiptarëve të Maqedonisë, duke kujtuar kontributin e tyre historik në çështjen kombëtare shqiptare. “Qe dy-tri ditë, ‘analistët’ kosovarë të Edi Ramës po ironizojnë e përçmojnë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut veç pse po protestojnë në Tiranë. Shqiptarët e Maqedonisë kanë luftuar me pushkë për Shqipërinë, për Kosovën e krejt në fund për veten. Ka edhe dëshmorë”,…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Debat në Shenja”, tha se VLEN-i nuk pyetet për asgjë dhe se nuk e dinë se çfarë ndodhë “nuk janë aty hiq”. “S’janë pari hiq, nuk kanë informata se çfarë ndodh. Shikoni sulmi është mbrojtja më e mirë. Ato mund vetëm të sulmojnë. Unë nuk mund të them se gjatë kohës së BDI-së nuk ka patur ndikim Serbia ose Ballkani i Hapur. Ja BDI-në e dërguam në opozitë bashkë, dhe super e bëmë që BDI-në e kemi në opozitë, u bënë dy vje. Urdhëroni be burra veproni ju: BDI-ja e ka…
Duke folur për protestën e organizuar në komunën e Gostivarit, ku disa banorë kërkonin ujë të pijshëm, madje u thyen edhe xhamat e objektit të komunës, kryetari i ASH-së, Arben Taravari, tha se bëhet fjalë për defokusim të opinionit, për shkak se sic tha ai, kryetari aktual i komunës është duke realizuar 20 projekte paralelisht. Ai tha se nuk mund të fajësojë kryetarin e partisë së BDI-së apo degës së BDI-së në Gostivar se ato janë të përfshirë në organizimin e protestave por tha ai se janë kryesisht njerëz të VLEN-it, të cilët sipas tij, i njohin shumë mirë. “Disa…
Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) njofton publikun se për shkak të aktiviteteve të planifikuara për përmirësimin e infrastrukturës IT të DAP-it, më 23 qershor 2026 (e martë) nga ora 12:00, aplikacioni “TVSH-ja Ime” do të jetë përkohësisht i padisponueshëm. “Padisponueshmëria është për shkak të migrimit të sistemit në një infrastrukturë të re me qëllim sigurimin e sigurisë dhe disponueshmërisë më të madhe të shërbimit”, thonë nga DAP. Sistemi do të vihet përsëri në funksion menjëherë pas përfundimit të aktiviteteve. Qëllimi i “TVSH-ja Ime” është që qytetarët të skanojnë faturat fiskale, duke kontribuar kështu në uljen e ekonomisë gri.

