Author: Jeta almakos

Nga partia VLEN, kanë njoftuar se në Gostivar, aktivi politik i VLEN-it, është mbledhur për të diskutuar organizimin e brendshëm pas bashkimit në një parti. “Në Gostivar, me aktivin e VLEN-it, diskutuam organizimin e brendshëm pas bashkimit historik në një parti. Folëm gjithashtu për punët që po bëjmë si qeveri, ndihmën ndaj komunave me financimin e projekteve kapitale dhe zgjidhjen e problemeve që u lanë zvarrë për dy dekada. VLEN po hyn në një fazë konsolidimi, fuqizimi dhe organizimi strukturor. Më e organizuar, më e vendosur, më afër qytetarit. Gostivari VLEN!”, ka shkruar Kasami.

Lexo më Shumë

Më 20.06.2026 në orën 19:00 në DPB Gostivar, është paraqitur vetë një vajzë 15-vjeçare nga fshati Çegran, për të cilën më 19.06.2026 nëna e saj kishte raportuar se dyshohej se ishte rrëmbyer. Zyrtarët policorë, në prani të psikologut dhe përfaqësuesve nga Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale Gostivar, kanë zhvilluar një bisedë zyrtare me të miturën, gjatë së cilës ajo ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e saj me partnerin e saj, me çka është konstatuar se nuk ka elemente të veprës penale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj nënës do të vijojë kallëzimi përkatës për raportim të rremë…

Lexo më Shumë

Eurodeputetja bullgare Rada Lajkova reagoi ndaj incidentit ku para Ambasadës Bullgare në Shkup, u dogjën automjete diplomatike, duke kritikuar institucionet e Maqedonisë. Lajkova pretendon se autori i krimit veproi pa pengesa dhe se ngjarja ndodhi në prani të policisë, e cila, sipas saj, nuk mori masat e duhura. Ajo kritikoi gjithashtu reagimin e institucioneve evropiane, duke kërkuar, siç deklaroi ajo, mbrojtje më të madhe të të drejtave të bullgarëve në Maqedoni. Në fjalimin e saj, eurodeputetja përsëriti disa nga qëndrimet e Sofjes në mosmarrëveshjen e gjatë me Shkupin, duke pretenduar se gjuha maqedonase është një “dialekt i bullgarishtes” dhe duke…

Lexo më Shumë

Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë Në vitin 2020, Finlanda u përball me një nga incidentetkibernetike më shqetësuese në shëndetësinë evropiane. Qendra psikoterapeutike Vastaamo raportoi një sulmndaj bazës së saj me dosje të pacientëve – regjistrimethellësisht personale nga trajtimet psikoterapeutike, përkatësisht informacione që pacientët i kishin ndarënë momentet më të vështira të jetës së tyre. Rasti e tronditi opinionin publik finlandez sepse tregoidiçka që çdo sistem shëndetësor bashkëkohor duhet ta kuptojë seriozisht, dhe ajo është se kur e dhënashëndetësore nuk është e mbrojtur, atëherë përveçprivatësisë, rrezikohet edhe besimi në vetë sistemin. Dhe besimi, i cili integron në vetvete edhe një aspektintim,…

Lexo më Shumë

Për VLEN-in, kultura nuk është vetëm art, por një vlerë që bashkon qytetarët dhe forcon identitetin e shoqërisë. Koncerti spektakolar i Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut, që mblodhi mijëra qytetarë në Parkun e Qytetit, dëshmoi pikërisht këtë fuqi të kulturës për të afruar njerëzit përtej dallimeve. Me tre orkestra, tre kore dhe mbi 200 muzikantë në skenë, kjo mbrëmje e jashtëzakonshme konfirmoi se investimi në kulturë, art dhe talent është investim në të ardhmen e vendit. Nën drejtimin e Mustafa Imerit, Filarmonia tregoi se kur institucioneve u jepet vizion, profesionalizëm dhe përkushtim, ato mund të krijojnë ngjarje që tejkalojnë kufijtë…

Lexo më Shumë

Krerët e koalicionit VLEN, të shoqëruar nga përfaqësues të pushtetit lokal, kanë zhvilluar një vizitë pune në Komunën e Dibrës për të parë nga afër ecurinë e projekteve të rëndësishme kapitale që synojnë modernizimin e infrastrukturës urbane dhe lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar. Gjatë kësaj vizite, bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, së bashku me Bilall Kasamin dhe Mimoza Musën, të pritur nga kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, inspektuan punimet për ndërtimin e parkingut të ri në qendër të qytetit. Ky projekt, i cili parashihet të ketë një kapacitet prej 250 vendeve të parkimit, kap vlerën e rreth 350 mijë…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është denoncuar nga H.D. (50) nga fshati Çegran. Ajo ka raportuar në polici se më 19.06.2026 rreth orës 19:20, tre persona të panjohur me një veturë kanë hyrë në oborrin e shtëpisë së saj dhe kanë marrë me dhunë vajzën e saj të mitur (15 vjeçe). Ata e kanë futur adoleshenten me forcë në makinë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Policia po ndërmerr masa intensive për gjetjen e vajzës.

Lexo më Shumë

Ndonëse dje përfaqësues të VLEN-it janë takuar me kryeministrin Mickoski për të biseduar lidhur me rikonstruimin dhe ndryshimet e mundshme në Qeveri, Ministri, Fatmir Limani, nga i cili VLEN veçmë ka hequr dorë edhe publikisht edhe pse ishte në një ngjarje dhe krah kryeministrit, thotë se me të nuk ka biseduar nëse do të jetë ose jo ministër pas rikonstruimit, raporton SHENJA. Duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Limani tha se është mandatari ai që vendos se kush do të jetë në pozitat ministrore dhe është pikërisht ai që e krijon ekipin. Limani deklaroi se është i vetëdijshëm se sikurse…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave bëri të ditur sot se të paktën 68.654 denarë i nevojiten një familjeje katëranëtarëshe për të mbuluar shpenzimet bazë mujore gjatë muajit qershor. Nëse familja nuk ka banesë në pronësi dhe jeton me qira në një apartament prej 60 metrash katrorë, barra financiare rritet dhe shuma arrin në 84.024 denarë. Krahasuar me muajin maj, shporta minimale sindikale është ulur për 88 denarë. Shpenzimet më të mëdha janë për ushqim dhe pije, për të cilat nevojiten 25.120 denarë, që përbëjnë 36,6% të buxhetit të përgjithshëm familjar. Pastaj janë shpenzimet për arsim, ku për nevojat edukative të familjes ndahen…

Lexo më Shumë

Më 19.06.2026, në orën 20:15, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar i privuan nga liria B.Z. (27) dhe A.Z. (23), të dy nga Gostivari, si dhe J.M. (31) nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, te B.Z. u gjet një substancë pluhurore e bardhë. Më pas, në bazë të urdhrit gjyqësor, ishte realizuar bastisje në shtëpinë e tij dhe në hapësirat e bodrumit,…

Lexo më Shumë

VLEN reagoi lidhur me problemin e furnizimit me ujë të pijshëm në fshatin Debresht, duke e cilësuar situatën si skandaloze dhe pasojë të gjendjes së rëndë në të cilën, sipas tyre, është lënë Komuna e Gostivarit pas viteve të keqqeverisjes. Në reagimin e tyre, nga VLEN theksojnë se problemet aktuale janë rezultat i borxheve dhe çështjeve infrastrukturore të grumbulluara ndër vite. Ata drejtojnë kritika ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, duke pretenduar se ai e ka lënë komunën në një gjendje të vështirë financiare dhe infrastrukturore. “Pyetja që shtrohet është pse Arben Taravari nuk del të marrë përgjegjësi…

Lexo më Shumë

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë miratoi këtë javë, në parim, marrëveshjen dypalëshe me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për unifikimin e procedurave të kontrollit në brezin kufitar. Vendimi parashikon ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit, me zbatim që do të nisë fillimisht në pikën kufitare të Qafë Thanës. Risia thelbësore e marrëveshjes qëndron në natyrën e kontrollit. Që nga inaugurimi i gushtit 2023, Qafë Thana funksionon me një ndalesë të vetme, por me dy kontrolle paralele, oficerë të policisë kufitare të të dy vendeve, të vendosur në…

Lexo më Shumë